Ministri Celibashi: KQZ meriton të reformatohet

0
246

CELIBASHI---24_21Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh ish-kryetar i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deklaroi se ka ardhur koha që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve t’i nënshtrohet riformatimit. Sipas Celibashit, në KQZ edhe pse propozimet vijnë nga partitë politike që kanë shumicë parlamentare, anëtaët e këtij organi zgjedhor duhet të jënë të depolitizuar dhe të krijojnë besim për administrimin e proceseve zgjedhore.

“Ai institucion meriton të reformohet. Më se pari merotin që t’i kthehet legjitimiteti. Të ofrohet një qasje më ndryshe nga ajo që është ofruar. KQZ në çdo rast duhet të jetë apolitike, por në këtë rast ka ardhur koha që në të vërtetë, jo ata që i kanë emëruar forcat politike të shikohen si njerëzit tanë, por ata duhet që të jenë të besueshëm për të gjitha palët”, – deklaroi për mediat Ilirjan Celibashi.

Mesa duket riformatimi i KQZ-së mbetet qëndrimi i pandryshuar i qeverisë së re, për të arritur atë që cilësohet legjitimitet i këtij institucioni. Por riformatimi i KQZ-së, kërkon shumicë të cilësuar prej 84 votash, nëse ndryshohet në kodin zgjedhor, dhe votat e 94 deputetëve nëse ndërhyet në Kushtetutë.

Të hënën e kaluar me anë të një kërkese, anëtarët e dorëhequr të KQZ-së, Denar Biba dhe Albana Shtylla, i kërkuan Kuvendit të Shqipërisë që t’i lironin nga kjo detyrë, për faktin se ata kanë paraqitur dorëheqjen nga komisioni më i lartë i administrimit zgjedhor, që në muajin Prill të këtij viti. Kërkesa e tyre nuk u bë pjesë e rendit të ditës për shkak të refuzimit të opozitës, duke shtyrë votimin për shkarkimin e tyre javën e ardhshme. Ky votim në Kuvend pritet të bëhet këtë javë, pas mbajtjes së Konferencës së Kryetarëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency