Gratë drejtojnë 18 për qind të bizneseve në Shqipëri

0
249

Shoqata: Gratë duhet të jenë një kolonë më vete në tabelat ekonomike dhe të favorizohen me fonde, sepse drejtojnë më mirë, kanë projekte biznesi më të sakta dhe administrojnë fondet më mirë

 

grate“Gratë, biznesi dhe ligji” studimi më i fundit i Bankës Botërore në shkallë globale, propozon heqjen e pengesa për barazinë gjinore. Studimi zbuloi se kudo në botë po shtohen lidhjet midis të drejtave të grave dhe shanseve të tyre ekonomike, një temë që sipas studiuesve meriton vitin e ardhshëm një vëmendje më të madhe. Në Shqipëri gratë dhe vajzat zënë mbi 56 për qind të popullatës, ose mbi 1,5 milionë banorë. Përfaqësuesja e Qendrës për Nisma Ligjore Qytetare, Aurela Bozo, thotë se Shqipëria ka hedhur hapa shumë të mirë me miratimin e ligjeve bashkëkohore për forcimin e pozitës së gruas në shoqëri, si ligji për mosdiskriminim, ligji kundër dhunës në familje dhe ligji për barazinë gjinore, por ato ende nuk zbatohen sa duhet sepse jo të gjithë aktorët shtetërorë veprojnë njëlloj, dhe jo gjithçka mund t’i kërkohet vetëm policisë.

Flutura Xhabija

Gratë biznesmene drejtojnë mbi 18 për qind të bizneseve të regjistruara në Shqipëri, shumica janë nga biznesi i vogël, pak i mesëm dhe akoma më pak i lartë. Shoqata e grave profesioniste, afariste e zejtare, mbledh një numër të madh antarësh nga bizneset e vogla. Drejtuesja e saj, Flutura Xhabija, thotë se ka munguar partneriteti i shtetit. Bizneset femërore nuk janë një kolonë më vete në strategjitë ekonomike, por ato duhet të jenë një kolonë më vete në tabelat ekonomike dhe të favorizohen me fonde, sepse gratë drejtojnë më mirë, kanë projekt biznesi më të sakta dhe administrojnë fondet më mirë.

Fabrikat e prodhimit të veshjeve zënë një vend kryesor në ekonominë e vendit dhe në punësimin e grave, por mbi 90 për qind e tyre janë themeluar dhe drejtohen nga zonja. Prania e tyre në drejtim biznesi edhe në sektorë të tjerë po rritet gradualisht. Dy vitet e fundit është rritur numri i grave me nisma biznesesh të reja. Edhe pse kohë krize, ato që kanë ide dhe guximin për të hapur biznese të reja janë pikërisht gratë shqiptare.

Lindita Legisi

Lindita Legisi, drejtuese e shoqatës së firmave të fasonerisë, thotë se gratë biznesmene janë shumë të përqendruara të bëjnë mirë punën e tyre dhe nuk merren me jetë mediatike apo politike, nuk merren me reklama apo me tribuna. Gratë biznesmene lobojnë, por nuk marrin pjesë në politikë, sepse qëllimi i tyre kryesor është mbarëvajtja e biznesit. Gratë biznesmene mendojnë se pjesëmarrja e tyre në politikë është zgjedhje individuale, kush ka dashur ka marrë pjesë, ndërsa të tjerat mbeten të përkushtuara që të bëjnë mirë profesionet e tyre dhe administrimin e firmave.

Studimi i Bankës Botërore rekomandon që qeveritë të rritin të drejtat ekonomike të gruas përmes ligjeve të reja. U konstatua gjithashtu se shumë shtete po e heqin nga ligjet e veta të drejtën e burrit që t’i japë leje gruas për punësim, ose që ai të vendosë nëse gruaja duhet të rrijë në shtëpi, apo të shkojë në punë. Banka Botërore mendon se gjatë reformave ekonomike shtetet duhet të mbajnë parasysh të drejtën e grave për biznes, sepse kjo ndikon mjaft në fushën e drejtësisë dhe barazisë, por edhe në zhvillimin e vendit, sepse gratë janë shumë më efektive në punë.

 (Marrë nga Zëri i Amerikës)

(Marrë nga Zëri i Amerikës)

 

Kosova ende nuk ka kodin e vet telefonik

Është thënë se Kosova me marrëveshjen e fundit në Bruksel, mbi Telekomin, përfundimisht ka siguruar marrjen e kodit telefonik ndërkombëtar, me këtë rast marrëveshja është proklamuar si e suksesshme. Por, realiteti është ndryshe. Marrëveshja e arritur më 9 shtator mes dy kryeministrave Hashim Thaçi dhe atij serb, Ivica Daçiç, në Bruksel, e parashikon, por nuk e siguron kodin për shtetin e Kosovës. Për të ardhur deri te realizimi i këtij propozimi Brukseli kërkon edhe një marrëveshje mes dy palëve. Ekrem Hoxha, drejtues i Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), i përzgjedhur për të udhëhequr grupin e punës së palës kosovare për zbatimin e marrëveshjes në fjalë me Serbinë, shfaq dyshimet e tij për fundin e këtij procesi.

Marrëveshja ka disa pika, njëra prej tyre kërkon nga palët që brenda tre muajve, Kosova dhe Serbia të gjejnë modalitetet. Nga ana tjetër duhet të nënshkruhet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve (ITU) për marrjen e kodit. Hoxha shpreh shqetësimet, nëse Serbia do të bashkëpunojë për gjetjen e këtyre modaliteteve dhe nëse më pas nuk do të pengojë aplikimin e Kosovës në ITU.

Hoxha thotë se Kosova do të marrë kodin, “nëse” do të gjejë modalitetet me Serbinë dhe “nëse” kjo e fundit nuk do ta pengojë procesin. E dyshimet dhe shqetësimet e tij, vijnë për shkak se Beogradi vazhdon ta lexojë ndryshe marrëveshjen dhe të mos tregohet bashkëpunues.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency