Protestojnë të rinjtë e Zharrëzës: Bankers Petroleum, stop shkatërrimit!

0
157

Ervin Kaduku

 Kompania bën “zullume” edhe me të huajt; gjiganti British Petroleum International hedh Bankersin në Gjykatën Tregtare Angli-Uells, kërkon shpërblim 54 milionë USD për dëmin e pësuar

 

300px-Mallakastra-oilTë rinjtë e komunës së Zharrëzës kanë protestuar dje para zyrave të kompanisë së naftës Bankers Petroleum për shkak të mosreagimit të saj ndaj shpërthimeve që kanë ndodhur dhe po ndodhin në disa vendburime nafte që ka nën administrim në këtë komunë, shpërthime që po vazhdojnë të dëmtojnë shtëpitë e fshatarëve prej vitesh, të çajnë muret dhe tavanet. Gjatë gjithë kohës që kur kanë nisur shpërthimet, banorët e kësaj komune e kanë ngritur zërin duke protestuar deri në bllokimin e rrugës kombëtare Fier-Roskovec, por nuk kanë gjetur zgjidhje, as nga shteti, as nga kompania e huaj. Deri tani, thanë ata, nuk është bërë gjë për të penguar tronditjet e tokës, të cilat, tashmë janë verifikuar që nuk janë tronditje sizmike, por shpërthime për naftën.

Për këtë arsye, të rinjtë e komunës, që përfshin fshatrat Verbas, Marinëz, Belinë, Sheqishtë etj. u mblodhën para dyerve të kompanisë me një pllakatë të madh në duar, ku shkruhej: “Bankers, stop naftës! Pasuri, jo fatkeqësi!” Në mënyrë simbolike, ata kanë protestuar publikisht me fytyrat e lyera me naftë. Protesta e tyre ka zgjatur rreth 30 minuta e më pas janë shoqëruar edhe nga policia për pak kohë. Në komisariat ata ku janë shprehur se, në rast se nuk do të ndërhyhet për të zgjidhur problemin e tyre nga shteti, protestat e këtij lloji do të përshkallzohen.

Dëmshpërblimi

Duket se kompania kanadeze Bankers Petroleum nuk ka zgjedhur vetëm Shqipërinë si një “oaz” për të bërë “zullume”. Vetë kjo kompani njoftoi më 16 shtator se është regjistruar një kërkesë gjyqësore për dëmshpërblim pranë Gjykatës Tregtare të Anglisë dhe Uellsit kundër filialit të saj Bankers Petroleum Albania nga kompania gjigande BP Oil International, lidhur me një mosmarrëveshje midis dy kompanive mbi përfundimin e një kontrate shitjeje nafte bruto.

BP Oil International (filial i gjigandit boteror British Petroleum) pretendon se Bankers Petroleum ka përfunduar në mënyrë të gabuar e të njëanshme këtë kontratë dhe kërkon dëmshpërblim prej pothuajse 54 milionë dollarësh.

Bankers Petroleum beson se kishte të drejtë ta përfundonte kontratën dhe se kërkesa e BP Oil International nuk është e bazuar, theksohet në reagimin e Bankersit, ku, gjithashtyu, thuhet se sidoqoftë kërkesa për dëmshpërblim “është e ekzagjeruar”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency