Letrat e ushtarakëve / Sa herë ishte i rrezikuar Ali Pasha për t’u tradhëtuar nga britanikët!

0
201

Pashai i Janinës, i njohur përmes botimeve publike dhe i panjohur mes dokumenteve sekrete; me qindra të tilla raportojnë fshehtas çfarë ndodh në Shqipëri në librin e fundit të Irakli Koçollarit, “Ali Pasha dhe Shqipëria në arkivat britanike”; pas dokumenteve zbulohen emrat e misionarëve dhe agjentëve të famshëm e të njohur për studimet albanologjike; asnjëri nga agjentët – na bën me dije studiuesi – apo ushtarakët francezë të ngarkuar me misione speciale prej qeverive të tyre, nuk ka folur publikisht për misionet dhe detyrat sekrete me të cilat kanë qenë ngarkuar dhe kryenin nëpër territoret e Pashallëkut të Janinës dhe ndaj Pashait të saj. Me të drejta autori, “Standard” në ditët në vijim boton disa prej këtyre dokumenteve top sekret

 

Ali-Pashe-Tepelena-620x850Dokumenti nr. 22:

Dokumenti i meposhtem, me nr. arkivor F. O. 78/65 i dates 1 nentor 1809 eshte nje raport informativ i hartuar nga Kapiteni Lik per Ministrin e Jashtem te Anglise, Xhorxh Kaning.

Raporti eshte hartuar ne Preveze dhe ndoshta nder te fundit e Likut hartuar para largimit te tij nga territoret e Pashallekut te Janines.

Edhe ky raport, padyshim, mbetet nje nga me te rendesishmit ne radhet e informacioneve te hartuara nga Liku, sa per rrethanat specifike dhe te veshtira ne te cilat ai mendon se ndodhet, aq edhe per vete fatin delikat ne te cilat ndodhen marredheniet mes Ali Pashes dhe Britanise se Madhe.

Qysh ne fillim te ketij raporti, Liku perpiqet te binde eprorin e tij dhe konkretisht, vete Ministrin e Jashtem Britanik, Kaninng, te cilit i adreson kete leter, per nevojen e domosdoshme te perfaqesimit te Anglise ne Pashallekun e Janines, permes nje diplomati me qendrim te perhershem ne kete vend dhe jo permes kontakteve te rralla e periodike te misionareve te rastit. Kete gje Kapiteni e kerkon per vete autoritetin dhe rolin domethenes qe luante Ali Pasha dhe pashalleku i tij ne arenen ballkanike dhe me tej, ne ate europiane.

Permes rreshtave ne vazhdim, Liku nxiton te sqaroje Ministrin e Jashtem Britanik se ai u ka qendruar korrekt porosive te tij, per te qene ne vartesi te plote te Ambasadorit Britanik ne Stamboll, per ta informuar ate periodikisht dhe per te marre porosi dhe instruksione rast pas rasti nga Ambasadori Adair! Pikerisht, per kete ceshtje ai i parashtronte Ministrit te Jashtem hollesite se “nuk kam neglizhuar instruksionet e dhena, te cilat me terhiqnin vemendjen te kisha mire parasysh se, duhej te isha nen varesine dhe mbikqyrjen e Ambasadorit”.

Po, perse valle Liku e sqaronte Ministrin e Jashtem per keto probleme?

Nga permbajtja e letres rezulton qe Ministri t’i kete terhequr vemendjen ushtarakut britanik per nje akt te tille. Rrethanat e hasura edhe me pare tregojne qarte se Liku ka shmangur hallken e tij eprore, varesine prej Ambasadorit Britanik ne Stamboll, Adair, pra ai per motive qe nuk i dime, nuk e ka informuar ate dhe as ka zbatuar porosite e dhena prej tij (!?)

Po, perse valle te kete vepruar ne kete menyre, Kapiteni Lik?

Natyrisht, ne nuk gjejme dot arsyet e verteta se perse Liku e ka here kete gje, por shmangie te tilla mund te ndodhin ne rastin kur: nje vartes karierist, i cili do te rrise kredibilitetin e tij, shmang shkallet e hierarkise normale dhe tenton te komunikoje direkt me funksionarin me te larte te institucionit, ose kur, nje varies tenton te fshehe diccka, nuk i raporton eprorit te tij direkt.

Ai e ben kete pasi eprori me i afert i njeh tere mikrosituatat dhe kulisat, i njeh mire rrethanat dhe hollesite e kushteve ne te cilat vepron vartesi i tij. Nga produkti qe sjell vartesi, eprori direkt mund te dalloje nese ai eshte korrekt ose jo, raporton te verteta apo u shmanget atyre, pasqyron zhvillime reale apo i inskenon ato. Ne keto rrethana, ccdo vartes e ka te veshtire ta mashtroje eprorin direkt, apo te mbuloje gjurme te veprimeve te tij te gabuara dhe te paligjshme.

Cila nga keto dy motive te kete detyruar Likun te shmange raportimet tek Ambasadori, si epror i tij i drejtperdrejte?

Hamendesojme se duhet te kene qene te dyja motivet te pleksura se bashku!

Nje tjeter cceshtje qe na terheq vemendjen ne kete informacion, eshte kerkesa teper e rafinuar e Ministrit te Jashtem, drejtuar Kapitenin Lik, per te dhene edhe nje here sqarim situatave te krijuara ne marredheniet mes tij dh pra, Kaning i kerkonte Likut te sqaronte, apo dhe nje here me hollesi rreth pretendimit te tij për paralajmerimet nga Ali Pasha per nje arrestin mundshme”!

Nga permbajtja e ketij paragrafi arrijme te kuptojmë që ashtu si Ministri i Jashtem anglez, edhe Ambasadori britanik Robert Adair, kishin pasur rezerva dhe ishin venë në dyshim pohimet e Likut ne informacionet e tij te fundit. Duket qartë se ata nuk ishin pajtuar me konkluzionet e tij dhe e kishin konsideruar të pabazë friken e Kapitenit Lik dhe “kercenimet e Pashait”

Kjo kerkese e Ministrit te Jashtem Britanik dhe Ambasadorit Adair, permes se ciles detyron Kapitenin Lik, të përsërisë edhe një here me hollesi faktin se ku e mbeshteste friken e tij lë shumë për të  nenkuptuar dhe ne thelb ajo tregon se kredibiliteti dhe besueshmëria e kreut te Politikes se Jashtme Britanike, tek Kapiteni Lik ishte lekundur seriozisht.

Per t’iu pergjigjur kesaj kerkese eksplicite, eproret e tij, të parashtruar nga eprorët e tij,  Liku ne paragrafin e trete te kesaj letre, detyrohet, nder te tjera, t’i rikthehet edhe nje here kesaj ceshtje të ndjeshme, “kercenimit per pengmarrje”. Por, cuditerisht tanimë ne shohim se ne raport me ato qe ka informuar me pare, sqarimi i Likut në këtë leter eshte me i zbutur. Cuditesisht ai ben se nuk ka pasur kercenime direkte prej Ali Pashes per pengmarrje dhe se “është e pamundur ta gjeni ate (kercenimin) te percaktuar saktësisht te tille….”

Pra, Liku i vene perballe dyshimeve te eprorëve për saktësinë e  informacioneve te tij, si dhe kerkesave per te sqaruar rrigorzisht, ne menyre te detajuar dhe me hollesi pretendimet për “rrëmbim apo burgosje” nga ana e Ali Pashes, duket se ka patur zbythje  të dukshme në raport me atë ccka kishte shkruar në informacionin e mëparshëm, atë të datës 12 tetor 1809. Pra, në këtë informacion të fundit, gjendet një sqarim i ndryshëm, më i zbutur, nga ai i formuluar në informacionet e dhëna më parë!

Të krijohet bindja e plotë se Ministri i Jashtëm dhe Ambasadori britanik me të drejtë kanë pasur rezerva, dyshimedhe papajtueshmëri ndaj pretendimeve të Kapitenit Lik se Ali Pashamund të ndërmerrte një akt burgosjeje apo pengmarrjeje ndaj tij.

Nuk përjashtohet mundësia që Ministri i jashtëm Britanik dhe ambasadori Adair të kenë pasur edhe informacione të tjera, nga burime të pavarura për këtë ccështje, për raportet e Likut me Ali Pashën apo për qëndrimet e Ali Pashës ndaj Britanisë së Madhe, apo edhe për kontaktet e Likut me Konsullin francez, Pukëvilin!

Është një praktikë normale pune e institucioneve që punojnë me informacionin, të mbledhin të dhëna, për të njëjtën ccështje nga burime të ndryshme dhe mundësisht të pavarura nga njëra tjetra. Këtë gjë nuk përjashtohet ta kenë bërë dhe Ministri dhe ambasadori britnaik për një ccështje kaq delikate të pretenduar nga Liku.

Fatkeqësisht, ne nuk e disponojmë letrën e plotë, që Ministri i Jashtëm britanik, Kaning, i kishte dërguar Likut, pikërisht për këtë ccështje, por në rast se ky dokument do të gjendet, me siguri që do të ndriccohen mjaft fakte të rëndësishme rreth pretendimeve të ngritura nga Liku ndaj Ali Pashës, rreth bisedave dhe informacioneve që i ka dhënë atij “francezi”, për pengmarrje etj.

Mes rreshtave të informacionit të Likut ndihet njëkohësisht edhe një lloj frike dhe pasigurie prej eprorëve. Duket se ai vuante dilemën se mos Ali Pashën apo dikush tjetër mund t’i kishin informuar ata rreth qëndrimeve dhe veprimeve të tij nëpër Pashallëk. Në fakt, po këto kohë, Ali Pasha kishte një numër të madh kontaktesh dhe lëvronte një korrespodencë mjaft intensive me ushtarakë të tjerë britanike, qe vepronin ne brigjet e Pashallekut apo ne ishujt Joniane. Keta ushtarake, sikunder do te shihet edhe me poshte, kane informuar hollesisht per te gjitha zhvillimet ne Pashallek dhe per te tere bisedat, reagimet apo marredheniet e tyre me Pashain e Janines.

Mbi bazen e ketij informacioni te nevojshem, te derguar nga Ambasadori Britanik ne Stamboll, por edhe nga ky numer i madh strukturash vartese neper terrenet e Pashallekut, analistet ne Londer mund te krijonin nje pasqyre te sakte rreth te vertetave dhe te pavertetave, rreth informacionit apo dizinformacionit qe mund t’i dergohej Ministrise se Jashtme.

Sa per njoftimet e Likut, per pasigurine dhe friken qe ndiente Ali Pasha nga nje braktisje e mundshme prej britanikeve, gjykojme se ai pasqyron nje te vertete. Pashai i mencur kishte provuar edhe here te tjera, ne nje te shkuar jo fort te larget, praktikat e fuqive perendimore, qe ne kohe nevojash ishin afruar me te dhe porsa kishin perfunduar interest e tyre, ishin larguar prej tij apo edhe me keq akoma, kishin tentuar te vepronin kunder tij. Keshtu kishin vepruar fillimisht ruset, te cilet kishin tentuar ta afronin per te krijuar vatra lufte dhe nxitur ate kunder Portes, kur nje gje e tille ishte nevoje e domosdoshme per ta. Por, nderkohe qe marredheniet mes Rusise dhe Perandorise Osmane ishin zbutur, ata e kishin braktisur tepelenasin.

Te njejtat levizje kishin kryer francezet. Ata fillimisht qene afruar dhe kishin ndertuar marredhenie miqesore mjaft te aferta me Pashane e Janines, por nderkohe trupat e tyre u qene afruar brigjeve Joniane dhe kishin filluar pergatitjet per nje invazion te mundshem te brigjeve te Pashallekut dhe e harruan “miqesine” dhe “mikun”.

Ishte krejt e natyrshme per Ali Pashen te dyshonte per “pabesine” e britanikeve, qe sa te zgjidhnin “hallet” e tyre do t’ia kthenin shpinen atij!? Dhe ne rast se do te ndodhte kjo, ai do te mbetej

perfundimisht pa asnje aleat te fuqishem te huaj. Ne keto rrethana ai do te gjendej i vetem perballe kercenimit serioz te saterit sulltanor per te gjitha “mekatet” e bera.

Keto nethana e shtynin natyrisht tepelenasin te dritherohej dhe te ndiqte me kujdes te madh tere zhvillimet politike ne Europe, pasi ne varesine e tyre lidheshin edhe fatet e miqesise se tij me britaniket dhe per pasoje, indirekt edhe fatet e atij vete.

Duke e vleresuar keshtu shqetesimin e Ali Pashes, ne nuk do ta perjashtonim ekskluzivisht idene se, pershkrimi dhe pasqyrimi i tyre (ankthi dhe shqetesimi i Ali Pashes) prej Likut mund te kete qene edhe nje lloj presioni qe Kapiteni u bente eproreve te tij, per te mos e braktisur shqiptarin, ne rast se interesat e tyre do te perfundonin nje dite, per keto ane dhe per Ali Pashen!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nr. Ark. – F. O. 78/65

Per. George Cannig Nr. 23

 

PREVEZE, 1 nentor 1801

 

Zoteri!

Si nje pjese e korrespondences time te fundit, permes te cites une i shpjegoja Z. Adair se kush ishte burimi i krijimit dhe perhapjes te opinioneve, te cilat une ua bera te njohura ne raportin informativ (Pispacion) Nr. 21, duke vazhduar me tej, kam gjykuar qepergjithesisht marredheniet tona me Ali Pashen, me mire sesa ato te mbahen permes kontakteve te rastit, do

te ishte e udhes qe realizimi i tyre te kryhej permes vendosjes apo ngritjes se nje rezidence te perheresheme (ne Janine-IK).

Po ashtu, sikunder shkruhej edhe me tej, ne vazhdimin e asaj letre, u kam here te njohur, se ne asnje rast une nuk kam neglizhuar instruksionetj porosite e dhena, te cilat me terhiqnin vemendjen, te kisha mire parasysh, se duhej te isha nen varesine dhe mbikqyrjen e Shkelesise se Tij – Ambasadorit. (Ambasadori britanik ne Stambofl-IK)

Mendova se do te ishte korrekte te paraqisja perpara jush te gjitha letrat e derguara ne kater plikot.

Persa i perket kercenimit per burgosje, qe leshoi para meje Ali Pasha, fakt te cilin ju do ta gjeni te shkruar ne letrat qe u kam derguar, eshte e pamundur ta gjeni ate te percaktuar saktesisht, nese: ajo ishte thjesht nje kercenim prej se cites Madheria e Tij (Ali Pasha – IK) kerkonte te siguronte disa avantazhe mbi mua, permes efektit nen te cilin te mban ai (kercenimi); – apo ajo ishte nje shprehje e pakujdesise se tij permes se cites ai zbuloi qellimet e tij te cilat e kane burimin ne zakonet despotike dhe ne maksimen (sentencen) e mirenjohur turke per t’i pare agjentet famekeq te huaj nen prirjen apo tendencen qe t’i marrin dhe mbajne peng.

Ne te vertete, jam me teper i prirur te besoj konkluzionin e fundit, megjithese mund te mos perjashtoj as konkluzionin e pare, nese e lidh kete ngjarje me gjuhen e perdorur nga ana e tij ne nje rast identik te fundit, ndersa ai insinuonte (hidhte fjalen) se e kishte ate (nje mundesi te tille kercenimi) per te pasur nje pushtet dominues ndaj meje me ane te te cilit ai mund te nxirrte ndonje perfitim, apo te me shkaktonte mua ndonje dem duke shkruar ndonje teter tinez, eproreve te mi, per qendrimet dhe sjetljet e mia ketu.

Nje tjeter ngjarje, per te cilin une gjej rastin per t’ua relatuar ketu, do t’u jape ju mundesine te ndricconi dhe kuptoni disa prej parimeve morale te Ali Pashes.

Mbeshtetur ne nje kerkese te vecante, me idene qe Madheria e Tij (Ali Pasha – IK) te mund te siguronte disa te dhena te sakta rreth gjendjes se Tij shendetesore, te cilen une e mora si nje kerkese permes te ciles ai donte te mesonte per politikat (qe diskutoheshin) rreth Greqise, une pata arritur te siguroj lejen per kirurgun e njeres prej anijeve te Flotes Mbreterore, i cili mund t’i bente nje kontroll mjekesor Madherise se Tij (Aliut -IK), ne Janine.

Pas disa seanca pyetjesh rutine te nje natyre thjesht mjekesore, Veziri nje dite kerkoi prej meje qe ta udhezoja kirurgun qe ta ndihmonte ate, Madherine e Tij (Ali Pashen-IK) per te helmuar agjentin francez, Z. Pukevil, dhe une munda ta shmang ate nga qellimi i tij, vetem duke e siguruar se, kirurgu i cili nderkohe ishte prezent gjate bisedes, por qe nuk kuptonte asgje negjuhen greke, duke mos e vleresuar rendesine e asaj qe bisedohej, ne vend qe te miratonte kerkesen, kishte rrezik qe as te mos mbante sekretin e planit qe i propozohej.

Arsyet se perse Pashai donte te vriste Z. Pukevil, sipas asaj qe ai me tregoi mua, ne kete rast jane aq te cuditshme sa edhe vete faktet: Ai me tha:

“Nese, – filloi analizen e tij Aliu, – ky njeri, i cili ka qendruar ketu per nje kohe te gjate, do te kthehet ne vendin e tij shendoshe e mire, Qeveria Franceze do te kete ne duart e saj tegjitha informacionet qe ai ka mundur te mbledhe dhe bashke me to edhe nje instrument efektiv per ekzekutimin, realizimin e projekteve te saj kunder meje. Por, nga ana tjeter, shtoi ai, edhe une nuk do ta le veten ne duart e Bonopartit qe ky te me heqe qafe, te me vrase, kur te doje.”

Pasi i kam perseritur disa here keto fakte, eshte krejt e kuptueshme te theksoj se, une kam shume nevoje per disa instruksione prej Qeverise se Madherise se Tij (Qeverise Britanike, Kryeministrit – IK), me qellim qe te di si te veproj ne rrethanat e krijuara, dhe te shpetoj prej padurimit qe me ka pushtuar per shkak tesituatave tepakendeshme ne te cilat ndodhem.

Jam ekstremisht ne ankth qe te mos ndermarr ndonje hap te pamatur, i cili do te haste ne reagimin dizaprovues te Madherise Suaj.

Sa perpohimet, te cilat Z. Adair i duken kaq te pabesueshme, rreth frikes qe ushqen Ali Pasha se mund te braktiset nga Qeveria Britanike ne oren e rrezikut te tij, une do te duhet te deklaroj konkluzionin tim teprerese ai e ka ate nje bindje te thelle qe e mban nen nje shqetesim te madh, shqetesim i cili i rritet vazhdimisht pas cdo fitoreje apo triumfi te ri te forcave franceze.

E thene me nje fjale, Zoteri, une besoj se karakteri i Madherise se Tij (Ali Pashes-IK) eshte i tille qe asnje garanci nuk mund te qetesoje dyshimet e tij dhe asnje shtrirje e dores, pra oferte, nuk mund ti ndryshoje bindjen e tij te brendshme.

 

Kam nderin te jem Zoteri

Sherbetori juaj me i bindur dhe besnik

U. M. L.

 

Ne faqen e pare te ketij raporti informativ, (Dispatcio), ne boshllekun e anes se majte te letres, eshte vene shenimi: Nr. 22

Kapiteni Lik per Z. Kanning Janine 12 tetor 1801

R. janar. 12. 1810

 

Ndersa ne fundin e po kesaj faqeje tepare, prej se njejtes dore qe ka hartuar raportin, pra nga ana e Likut, eshte vene shenimi: Vetem ne dore te te Nderuarit, Xhorxh Kanningut! Shkelqesia e Tij Sekretari Kryesor i Shtetit Per Pepartamentin e Puneve te Jashtme

 

Mbi faqen e zarfit qe mban kete leter, eshte shenuar nga dora e

Kapitenit Lik: Nr. 23

Kapiteni Lik per Z. Sekretar Kaninng Preveze, nentor. 1. 1801

… janar. 2l. 1810

 

Pak me poshte, nga nje dore tjeter, eshte vene shenimi:

Kater te Bashkengjitura

Eshte bashkengjitur korrespondenca e tij

me Z. Adadir – Veziri drejtohet perballe Kapitenit Lik.

Pikpamje pro dhe kunder francezeve.

Pyshime per permbajtjen e mbeshtetjes

angleze, ne rastin e sukseseve qe mund te arrije Franca.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency