Përdhunoi poshtë urës së Lanës invaliden, nën akuzë farashitësi

0
136

Dosja për Idriz Muratin dërgohet në gjykatë. 52-vjeçari, seks dhe kërcënime për vdekje

 

Gjykata-e-TiranesNjë krim monstruoz pati ndodhur në zonën e shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, ku një person që tregtonte paketa cigaresh dhe fara luledielli në trotuarin “Zhan d’Ark” ka përdhunuar një 52-vjeçare, me inicialet Mimoza G. Kjo e fundit është e paralizuar dhe prej disa kohësh dilte në anën tjetër të trotuarit të rrugës “Zhan d’Ark”, ku qëndronte buzë rrugës me një peshore. Vendi ku ka qëndruar e dëmtuara ka qenë shumë afër me urën mbi lumin Lanë, që ndodhet afër shkollës “Vasil Shanto”. Mirëpo teksa ka qëndruar prej disa ditësh pikërisht në këtë kryqëzim, 52-vjeçarja ka mbajtur kontakte me shtetasin Idriz Murati, 47 vjeç, i cili qëndronte përballë saj, duke tregtuar paketa cigaresh dhe fara luledielli. Gjatë kësaj kohe, 47-vjeçari ka filluar të krijojë simpati për 52-vjeçaren me aftësi të kufizuara, duke vendosur që mbrëmjen e të enjtes të abuzojë seksualisht me të. Aktualisht çështja ndaj Idriz Murati ka shkuar në Gjykatën e Tiranës për hetim, pasi prokuroria ka mbyllur dosjen penale duke e akuzuar Muratin për veprë penale të “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot për t’u mbrojtur dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale në vende publike”. Sipas hetimeve, i pandehuri Murati ka planifikuar çdo gjë me detaje. Murati ka pritur derisa ka rënë mbrëmja dhe në rrugë nuk ka pasur shumë kalimtarë, dhe më pas, duke përdorur edhe forcën e ka marrë 52-vjeçaren, duke e futur atë poshtë urës së Lanës dhe pikërisht në këtë vend ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Pasi ka qëndruar me Mimoza G. për disa minuta me radhë, ka vendosur të largohet duke e lënë këtë të fundit në vendin ku ajo qëndronte si gjithmonë me një peshore elektronike përpara.

Përdhunimi poshtë urrës

Ka qenë mbrëmja e 10 majit rreth orës 21:00, 52-vjeçarja me aftësi të kufizuara nuk ka mundur të mbrojë veten, duke rënë pre e sulmit seksual nga një person, të cilin ajo e kishte njohur vetëm pak ditë më parë. Mimoza G. dhe Idriz Murati kishin vetëm pak ditë që ishin njohur, pasi qëndronin përballë në trotuarin e rrugës “Zhan d’Ark”. 52-vjeçarja vinte në atë vend nëpërmjet një karroce dore, ku hera-herës shoqërohej nga ndonjë i afërm dhe kishte raste që ajo vinte dhe vetëm. Të njëjtën gjë e bënte edhe në ikje për në shtëpi. Mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të enjtes, pasi personi që ajo kishte përballë, e ka marrë dhe e ka futur poshtë urës së Lanës, duke abuzuar seksualisht me të për disa minuta me radhë. Duke qenë se e dëmtuara nuk ka qenë në gjendje të mbrohet me duar dhe këmbë, ajo ka mundur fillimisht të nxjerrë vetëm disa klithma, ku ka kërkuar ndihmë, por edhe zëri i është ndaluar nga 47-vjeçari Idriz Murati. Ky i fundit për të shuar kureshtjen e njerëzve, i ka zënë me duar gojën dhe më pas ka abuzuar me 52-vjeçaren, duke e kërcënuar njëherësh se do ta mbyste në lumin e Lanës, nëse do të tregonte dhe do të bërtiste për të kërkuar ndihmë. Sipas hetimeve të prokurorisë së Tiranës, gjithçka ka ndodhur në orët e mbrëmjes dhe në ambient të hapur, ku referuar dëshmisë së 52-vjeçares të dëmtuar, kanë qenë edhe disa persona që kanë qëndruar në trotuar dhe kanë parë se çfarë po ndodhte, por nuk kanë denjuar të shkonin për ndihmë. Kjo mbase, pasi, sipas policisë, kalimtarët kanë menduar se kishin të bënin me ndonjë prostitutë apo homoseksual që lëviz në ato orë të natës. Autori i krimit është larguar më pas, duke kërcënuar të dëmtuarën se nëse tregonte në shtëpi apo në polici, ai do ta vriste. Por edhe pas këtij kërcënimi, 52-vjeçarja Mimoza G. ka shkuar në banesën e saj, ku ka treguar atë që i kishte ndodhur dhe më pas, së bashku me një familjar, i është drejtuar komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku edhe ka bërë denoncimin përkatës.

Arrestimi i farashitësit

Në denoncimin e dhënë në polici nga e dëmtuara, uniformat blu kanë mësuar se autor i përdhunimit të saj ka qenë një person që tregtonte në mënyrë ambulante fara luledielli dhe paketa cigaresh në trotuarin e rrugës “Zhan d’Ark”. E dëmtuara ka arritur të japë vetëm emrin e personit, ndërkohë që mbiemrin nuk ia kishte mësuar. 52-vjeçarja ka treguar edhe disa karakteristika të fizikut të autorit, duke ndihmuar policinë për lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Idriz Murati. Ky i fundit është prangosur në orët e mesnatës, duke hyrë e premtja, në banesën e tij. Murati është shoqëruar në ambientet e komisariatit nr. 2 në Tiranë, ku edhe është marrë në pyetje nga oficerë të Policisë Gjyqësore. Në deklarimet e tij, Murati është shprehur se gjithçka është një inskenim i 52-vjeçares dhe se ai nuk ka kryer aspak marrëdhënie seksuale me të, për shkak se e dinte gjendjen e saj të vështirë shëndetësore. Por pavarësisht këtij pretendimi, policia ka vendosur të arrestojë 47-vjeçarin për akuzën e “Kryerjes marrëdhënieve seksuale me persona të pazot për t’u mbrojtur” dhe “Vepra të turpshme”. Pritet që në ditët në vijim Murati të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë që do të kërkojë përfaqësuesi i akuzës.

10 vjet burg

Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale, duke përfituar nga pazotësia fizike ose mendore e personit të dëmtuar ose nga vendosja në gjendje të pandërgjegjshme, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Kur marrëdhënia seksuale ose homoseksuale kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, ose kur personit të dëmtuar i shkaktohen pasoja të rënda për shëndetin, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.

 

 

Shëngjin, gjendet një viktimë

Shkodër, aksidentohet për vdekje një fëmijë 7-vjeçar

Një vajzë 7-vjeçare është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e djeshme në Shkodër. Burimet e policisë bëjnë me dije se vajza është përplasur nga një kamion teksa ka qenë duke kaluar rrugën. Vajza ka qenë me bagëtitë, të cilat janë trembur nga kamioni ndërsa ky i fundit ka aksidentuar 7-vjeçaren. Nuk dihet ende nëse kanë qenë bagëtitë apo kamioni që kanë përplasur fëmijën, megjithatë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimin. Ngjarja e rëndë u shënua dje pasdite në fshatin Stajkë të Komunës Bushat. Sakaq që një tjetër viktimë është gjetur në Shëngjin në afërsi të një kabine elektrike dje pasdite. Policia dhe ekspertiza shkuan në vendngjarje, por ende nuk ka informacion për shkaqet e vdekjes së viktimës. Ajo që dihet është se viktima i përket seksit mashkull, rreth 45 vjeç.

 

Frikë nga arratisja e Dajtit

Urdhri i Burgaj vendos tek 313 një skuadër të RENEA-s

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, ka dhënë urdhër që një grup i forcave speciale RENEA të dislokohet në ambientet e brendshme të burgut 313 në kryeqytet. Mësohet se për rreth 20 ditë, forcat RENEA janë pozicionuar kryesisht në oborrin e burgut të sigurisë së lartë 313. Burimet thanë se kjo lëvizje ka të bëjë me një informacion që ka marrë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm për arratisjen e një prej të burgosurve. Mësohet se arratisja ishte planifikuar për muajt korrik apo gusht. Gjithashtu informacionet janë se i burgosuri që mund të ketë planifikuar arratisjen është Dritan Dajti, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve në qytetin e Durrësit. Ende nuk ka asnjë informacion për planin e arratisjes së tij.

 

Ngjarja në 6 të mëngjesit

Prishet autobusi në rrugë bllokohet segmenti Fier – Vlorë

Rruga Fier – Vlorë u bllokua të premten që prej orës 06:00 të mëngjesit deri pas mesdite sepse një autobus i prishur kishte ngecur në rrugë. Sipas raportimit të Julian Hoxhajt nga vendi i ngjarjes, trafiku ishte me radhë kilometrike nga qyteti deri në vendin e quajtur Qafa e Koshovicës, ku dhe ishte prishur një autobus me targa TR 3622 P i linjës Tiranë – Sarandë. Mësohet se për shkak të pritjes së gjatë shumë automjete kanë pësuar defekte teknike për shkak të nxehtësisë, siç shihet edhe në fotografi. Policia tha se po punohet për largimin e autobusit nga rruga, edhe pse gazeta “Idea” ka mësuar se në rrugë mungonin patrullat e policisë. Ndërkohë, shoferët a automjeteve u shprehën të lodhur nga pritja e gjatë në temperatura të larta pa marrë asnjë zgjidhje për situatën.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency