Preken nga sëmundje të rënda mbi 10 të dënuar duan lirinë

0
142

Elton Qyno

Kërkesat në gjykatë dhe tek Avokati i Popullit. Shoqata e Avokatëve: Të lirohen, s’mund të jetojnë gjatë

 

burgPersonat e dënuar nga drejtësia shqiptare dhe që gjatë qëndrimit në burg janë prekur nga sëmundje të rënda, të shërueshme dhe tepër të kushtueshme në mjekim, kërkojnë të lirohen, në mënyrë që ditët që do të jetojnë, të jenë pranë familjes. Aktualisht, bëhet fjalë për 10 persona, të cilët kanë përdorur të gjitha mundësitë e tyre që të lirohen, pasi nuk mund të mjekohen rregullisht, por dhe jo në mënyrë cilësore në ambientin e spitalit të burgut apo edhe vetë në qelitë e burgut. Këta dhjetë persona njëherësh i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, me një kërkesë për lirim pasi nëse do të qëndrojnë në burg, jeta e tyre u rrezikohet seriozisht dhe se nuk mund të marrë mjekimin, për të kuruar sadopak sëmundjet e rënda që i kanë prekur. Sipas avokatëve të tyre, edhe pse të dënuar për vepra të rënda penale, këta persona sipas ligjit duhet të lirohen. Por pavarësisht nga sëmundjet e tyre të pashërueshme, gjykatat refuzojnë lirimin e tyre për shkak të krimeve që ata kanë kryer.

Avokati i Popullit

Igli Totozani, në cilësinë e Avokatit të Popullit, ka urdhëruar një inspektim të këtyre personave që janë prekur nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme. Ky inspektim merr shkas fill pas vdekjes në ambientet e spitalit të të dënuarit Kujtim Shkurti, i cili u nda nga jeta brenda në ambientet e burgut, duke mos pasur tek koka asnjë person të familjes së tij. Inspektimi i Avokatit të Popullit ka nisur disa ditë më parë dhe se në fund të tij, Igli Totozani do të dalë me rekomandime të qartë se si duhet të veprohet me të dënuarit që janë prekur nga sëmundjet e rënda. Vdekja e Kujtim Shkurtit nuk është e para, pasi shumë të dënuar të tjerë kanë gjetur vdekjen si pasojë e prekjes nga sëmundje të rënda. Kushtet e këqija të burgjeve shqiptare dhe qëndrimi gjatë të mbyllur pas hekurave, ushqimi jocilësor dhe shumë shkaktarë të tjerë, kanë bërë që shumë persona të preken nga sëmundje të pashërueshme, duke gjetur vdekjen brenda qelive të tyre.

Reagimi i shoqatave

Lidhur me këtë fenomen kanë reaguar edhe krerët e shoqatave të avokatëve, të cilët e kanë quajtur si të patolerueshme, vendimet e gjykatave, që nuk pranojnë kërkesat e të dënuarve për t’u liruar nga burgu në ditët e fundit të jetës së tyre. Sipas avokatëve, këta dënuar që janë prekur nga sëmundje të rënda dhe të pashërueshme, duhet të lirohen, në mënyrë që ditët e fundit të jetës t’i ndajnë me të gjithë anëtarët e familjes dhe se vdekja e tyre më pak e dhimbshme, pasi dhe kushtet e shërbimit nuk janë si ato të burgut. Avokati Sajmir Visha i bën thirrje Këshillit të Lartë të Drejtësisë të marrë masa ndaj atyre gjyqtarëve që shpërdorojnë detyrën duke mos liruar këta persona që po vdesin brenda burgjeve për shkak të sëmundjeve të pashërueshme. Sipas tij, janë bërë dhjetëra kërkesa, por që në fakt nuk është arritur të lirohen pikërisht të burgosur që vuajnë nga sëmundje të rënda.

 

Kërkohet hetim për drejtorin e Përgjithshëm të Urbanistikës

Abuzimi me 63 milionë lekë, KLSH padit në prokurori dy zyrtarë të Bashkisë Fier

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar për kallëzim penal drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Zbatimit të Legjislacionit dhe ish-drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës në Bashkinë Fier, pasi ka konstatuar shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike me një dëm ekonomik që llogaritet në vlerën 63.630.534 lekë. KLSH-ja bën me dije se në Bashkinë e Fierit, janë konstatuar shkelje ligjore në lidhje me prokurimet me fondet publike kryesisht në zbatimin e kontratave, dhënien e lejeve të ndërtimit dhe llogaritjen e arkëtimin e pagesave për taksën e ndikimit në infrastrukture dhe taksën 1 për qind të urbanistikës, që duhet të paguajnë subjektet e ndryshme të ndërtimit që kanë ndërtuar objekte në territorin e kësaj bashkie. Dëmi “Për të gjitha shkeljet e konstatuara, KLSH ka bërë kallëzim penal në prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier për: M. G., në cilësinë e ish-drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme të Urbanistikës dhe të ish-Sekretarit të KRRT-së të Bashkisë Fier, për mos-llogaritjen e për pasojë mos-arkëtimin për vitin 2011 të taksës 1% të vlerës së preventivit, përcaktuar në nenin 51 të ligjit nr. 8405, datë 17.9.1998 “Për Urbanistikën”, që arrin në shumën prej 61.050.251 lekë dhe që përbën dëm ekonomik dhe për shkelje të tjera. -L. Ç., drejtor i Drejtorisë Përgjithshme të Zbatimit Legjislacionit për hartimin e Akt-marrëveshjes me nr. 2178/1 datë 4.1.2012 “Për shtyrjen e afatit të pagesës së ndikimit në infrastrukturë” të pa bazuar në ligjet në fuqi, duke sjellë të ardhura të munguara për bashkinë Fier në një vlerë prej 38.146.594 lekë”, – thuhet në deklaratën e KLSH-së.

 

Reagimi i parë i institucionit shqiptar për vrasjet

Vrasjet e shqiptarëve në Greqi, Totozani: Të kërkuarit të dorëzohen, se do të vriten

Avokati i Popullit, Igli Totozani, nëpërmjet një deklarate për mediat u ka bërë thirrje shqiptarëve të arratisur nga burgu i Trikallasë në Greqi ende në kërkim të vetëdorëzohen për të shmangur siç tha ai, humbjen e jetëve të tjera njerëzore. Duke shprehu keqardhjen për vdekjet, Totozani kujtoi se deri tani tre persona kanë vdekur duke paralajmëruar se nëse nuk dorëzohen, edhe ata do të vriten si tre shqiptarët e tjerë. Teksa ka bërë thirrje edhe autoriteteve greke që primare është jeta njerëzore. “Avokati i Popullit u bën thirrje shtetasve shqiptarë dhe autoriteteve për një zgjidhje të shpejtë të problemit duke shmangur përdorimin e mëtejshëm të forcës. Pavarësisht arsyeve dhe rrethanave në të cilat kanë ndodhur humbja e jetëve, Avokati i Popullit vlerëson se është e një rëndësie primare që e drejta e jetës të ketë përparësi ndaj çdo lloj mase e cila sjell pasoja fatale për humbjen e saj. Në këto kushte ne mendojmë se: vetëdorëzimi i shtetasve shqiptarë të arratisur nga burgu do të shmangte përdorimin e mëtejshëm të forcës, i cili pa dyshim do të sillte humbjen e jetëve të tjera dhe do të bënte që trajtimi i problemit t’u kthehej organeve të drejtësisë. Dhe në të njëjtën kohë i kërkojmë Ministrisë së Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë dhe strukturave të saj në shtetin Grek që të luajnë një rol aktiv negociues në funksion të dorëzimit të shtetasve shqiptarë dhe garantimit të jetës së tyre”, – tha Totozani.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency