Dyshonte për tradhtinë e gruas bashkëshorti do të djegë shtatzënën

0
272

Elton Qyno

Ngjarja në Durrës, në lagjen nr. 9. Asllan Hoxha keqtrajtoi gruan në muajin e pestë të shtatzënisë

 

policia_ne_vendngjarjeÇdo ditë e më tepër krimi në familje po merr revansh, ku shpesh burrat janë ata që bëhen protagonistë të rasteve të dhunës brenda ambienteve familjare. Pas ngjarjes së djeshme në fshatin Vajkan të Fierit, ku gruaja plagosi rëndë burrin e saj në ambientet e një lokali, një rast tjetër është regjistruar në Durrës, ku këtë herë kryefamiljari ka keqtrajtuar gruan dhe më pas ka vendosur të shkojë edhe më tej, duke lyer me benzinë shtëpinë dhe tentuar ti verë zjarrin shtëpisë, ku jetonte dhe një foshnjë 15-muajshe. 37-vjeçari Asllan Hoxha dyshonte se gruaja e tij 34-vjeçare Enkelejda Hoxha e tradhtonte dhe se për këtë gjë ai kishte nisur xhelozinë ndaj saj, pasi Enkelejda kishte mbetur shtatzënë dhe ishte në muajin e pestë. Asllani, gjatë kësaj kohe, i ka kërkuar llogari gruas se me cilin person e kishte fëmijën në bark, por nga ana tjetër 34-vjeçarja këmbëngulte se fëmija ishte i tij. Pas debateve të shumta për këtë motiv, kulmi i sherrit ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme, ku kryefamiljari ka keqtrajtuar gruan e tij për disa orë. Burri ka rrahur me rripin e pantallonave dhe sende të forta gruan dhe se e gjithë ngjarja sipas policisë së Durrësit ka ndodhur në sytë e foshnjës 15-muajshe. Pas kësaj situate, Asllan Hoxha, ka zgjedhur t’i japë fund jetës, duke marrë një vendim ekstrem për djegin e gruas dhe shtëpisë, ku çifti jetonin prej disa vjetësh. Ka mjaftuar vetëm një telefonatë e Enkelejda Hoxhës, që në banesë të shkojnë me shpejtësi forcat e komisariatit të Durrësit, të cilat fatmirësisht kanë parandaluar ngjarjen e rëndë.

Telefonata në polici

Mes lotësh, Enkelejda Hoxha ka arritur të vërë në dijeni inspektorin e zonës, të cilit i ka pohuar se i nevojitej ndihma dhe ndërhyrja e menjëhershme pasi bashkëshorti i saj do e digjte të gjallë brenda në shtëpi. Forca të shumta kanë rrethuar banesën që ndodhet në lagjen nr. 9 të Durrësit dhe se gjatë hyrjes brenda në shtëpinë katërkatëshe, efektivat e policisë kanë konstatuar se kryefamiljari kishte lyer të gjithë banesën me benzinë dhe se në dhomë qëndronte ai vetë, ku në dorë mbante një çakmak, ku nga moment në moment mund ti vinte zjarrin banesës. Pas kësaj situate, efektivët e policisë kanë kryer neutralizimin e tij, duke ja marrë çakmakun, ndërkohë që më pas autori i këtij krimi është transportuar në drejtim të policisë së Durrësit, ku dhe është marrë në pyetje. Ai ka treguar se gruaja e tij e ka tradhtuar, pasi ka mbetur shtatzënë sërish dhe se fëmijën nuk e kishte me 37-vjeçarin. Pas marrjes së deklarimeve, policia e qytetit bregdetar ngriti akuzën e “Dhunës në familje” dhe “Shkatërrimit të pronës me zjarr”. Ndërkohë pritet që ditën e hënë, 37-vjeçari Asllan Hoxha të dalë para gjykatës së Durrësit për tu njohur me masën e sigurisë që do kërkojë përfaqësuesi i prokurorisë. Hetimet që ka kryer policia e Durrësit për këtë rast, tregojnë se çifti Hoxha, kishte vinte që ka pasur konflikte dhe se gjatë kësaj kohe, gruaja ka bërë denoncime në polici, por nuk ka kërkuar asnjëherë mbrojtje në gjykatë, pasi i ndruhej një hakmarrje të mundshme të bashkëshortit të saj, që e dhunonte prej katër vjetësh. Çifti Asllan dhe Enkelejda Hoxha, nga martesa e tyre kishin një vajzë 15-muajshe, e cila ka qenë dëshmitarja e vetme, e dhunës që babai i saj ka ushtruar tek e ëma.

Enkelejda në spital

Si pasojë e dhunës fizike, 34-vjeçarja ka pësuar dëmtime të rënda dhe se sipas mjekëve të spitalit gjinekologjik në Durrës, gjendja e pacientes është e rëndë. Bashkëshorti, e ka qëlluar Enkelejdën edhe në pjesë të barkut, duke bërë që shtatzënia e gruas të vihen në rrezik. Në këto kushte një staf mi kualifikuar nga spitali i Durrësit, është vënë në dispozicion të Enkelejdës, me qëllim që gjendja e barrës së saj të përmirësohet dhe të mos shkojë deri në atë fazë sa e reja të abortojë. Ndërkohë që sipas policisë së Durrësit, nëse një gjë e tillë ndodh atëherë ndaj bashkëshortit të saj, do ngrihet akuza e vrasjes së foshnjave. Rreth kësaj çështje policia e Durrësit ka marrë në pyetje dhe komshinj të çiftit, të cilët kanë treguar se herë pas here kanë dëgjuar që çifti konfliktohej, por nuk kanë ndërhyrë më tej, pasi, sipas tyre, sherri ishte mes burrë e grua.

Benzina

37-vjeçari ka dashur të shkojë në makabritet, duke djegur të gjithë familjen, por edhe banesën e tij me benzinë. Por falë ndërhyrjes së efektivave të komisariatit të Durrësit, është bërë shmangia e tragjedisë, pasi Asllan Hoxha, nga moment në moment mund të ndizte çakmakun.

 

Pesë nga anëtarët e grupit kriminal janë dënuar me 25 vite burg

Policia greke kap dy anëtarët e “Bandës së Kallashnikovëve”. Në pranga edhe drejtuesi i saj

Policia greke ka arritur të verë në pranga liderin e një bande shqiptare që kishte si specialitet vjedhjet dhe vrasjet. Bashkë me të ka rënë dhe një person tjetër, duke çuar në 7 numrin total të anëtarëve të kësaj bande, që kanë rënë në prangat e policisë helene. Për vetë faktin se në çdo shfaqje të tyre, të gjithë anëtarët ishin të pajisur me kallashnikovë, ata u emërtuan nga media dhe policia greke, “Banda me Kallashnikovë”. Dhe kjo për faktin se arma kryesore e tyre ishte Kallashnikovi, me të cilën kryenin krimet. Por ditën e djeshme policia ka mundur të arrestojë 2 nga pjesëtarët e bandës, një 26-vjeçar dhe një 29-vjeçar në Gifadha dhe Pangrati. Të dy janë shtetas shqiptarë. Lider i bandës ishte 26-vjeçari, i cili armatoste pjesëtarët e tjerë të bandës, organizonte operacionet dhe ishte prezent në të gjitha aktet e dhunshme të bandës. Ndërsa në muajin mars u arrestuan edhe 5 anëtarë të tjerë Aleksandër Pepa, Ermir Meta, Ervis Meta, Enea Pano, Sokrat Meniko, të cilët tashmë janë dënuar me nga 25 vite burg nga gjykata e Athinës. Në katër vjeçarin e fundit kanë në historikun e tyre një vrasje, 17 grabitje të armatosura në banesa, 18 grabitje me armë në sipërmarrje, magazina e banka, një grabitje banke, 7 përleshje të armatosura, nga të cilat gjashtë me policinë, gjashtë grabitje dhe thyerje banesash dhe dyqanesh floriri dhe 17 grabitje makinash. Banda, e cila përbëhet nga tetë shtetas shqiptarë, kishte fushë veprimi dhe mbretëronte në lagjet jugore të Atikës, Kesariani, Pangrati, Virona, Nea Zmirni, Neo Kozmo, Paleo Faliro, Iliupoli, Argjirupoli, Glifadha dhe Eliniko. Kur hynin nëpër banesa për të vjedhur neutralizonin banorët, i lidhnin, u mbulonin fytyrat me çarcafë, kuverta apo peshqirë, që të mos i njihnin. Në mënyrë që të mos njiheshin nga fytyra apo edhe nga tatuazhet që kishin në duar apo trup, banditët vishnin gjithmonë bluza me mëngë të gjata, futer apo edhe kasko, që të mbulonin fytyrën.

 

Tiranë, kapet grabitësi serial

Korçë, i riu kanos me automatik 2 persona, policia e shpall në kërkim

Një 24-vjeçar akuzohet se ka kanosur me armë dy persona mbrëmjen e djeshme në Korçë. Sipas policisë së Korçës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:35 në fshatin Rembec. Dhimitraq Tushi, 24 vjeç, pas një sherri për motive banale ka kërcënuar me armë tip automatik shtetasit me iniciale A. A., 33 vjeç, dhe J. A., 35 vjeç. Policia tha se ka shpallur në kërkim 24-vjeçarin mbi veprën penale. Kërkime janë kryer në disa banesa, ku mendohet se fshihej 24-vjeçari por pa rezultat. Policia e Korçës, u ka kërkuar familjarëve të autorit të këtij krimi që 24-vjeçari të vetëdorëzohet, pasi në rast të kundërt situata ligjore në ngarkim të tij do të përkeqësohet akoma dhe më tepër. Por kësaj kërkese familjarët i janë përgjigjur se nuk kanë asnjë informacion rreth vendndodhjes së djalit të tyre. Ndërkohë ditën e djeshme në Tiranë është arrestuar Taulant Kingji, person i shpallur në kërkim për disa vjedhje në kryeqytet. Mësohet se Kingji u arrestua në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Të dyja këto raste për hetimeve të kryerja i janë referuar prokurorive respetive për vijimin e hetimeve të mëtejshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency