Basha: Një nga shkaqet e humbjes, mospërfillja e anëtarëve të PD-së

0
141

“Do të bëhet është analiza e plotë me përfshirjen e çdo anëtari të PD-së, e zgjedhjeve jo për të bërë koka turku, as për gjueti shtrigash, dhe as për të larë duart nga përgjegjësitë, por për të parë sy me sy njëri-tjetrin, çfarë gabimesh bëmë…”

 

1016743_579862022064983_1776224989_nKandidati për kryetar i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar prezantimin e platformës së tij për drejtimin e Partisë Demokratike, në Lezhë, Kukës dhe Laç. Edhe dy ditë na ndajnë nga dita e votimit të kryetarit të PD-së, dhe për këtë Basha ka vendosur që të hedhë disa piketa në lidhje me humbjen e zgjedhjeve. Sipas tij, një prej shkaqeve është fakti se nuk janë respektuar dhe shpërfillur militantët dhe simpatizantët e thjeshtë. Pikërisht për këtë kategori ai ka premtuar një lloj tjetër trajtimi dhe dëgjimin e zërit të tyre, ndërsa ka shtuar se mendimi i tyre do të merret parasysh edhe në zgjedhjen e kandidatëve për deputetë dhe për krerët lokalë. Zoti Basha ka theksuar se nën drejtimin e tij, Partia Demokratike do të hartojë një platformë me anë të cilës të bëhet e mundur vlerësimi i kontributit të çdo anëtari të PD, nga themeluesit e deri tek më të rinjtë. “Më lejoni të shpreh mendimin tim, se një nga shkaqet e humbjes ka qenë mungesa e vëmendjes, mirënjohjes, përfilljes dhe respektit për anëtarët dhe militantët e thjeshtë të Partisë Demokratike. Ne duhet dhe do të përgatisim një platformë, e cila ta shlyejë këtë borxh të akumuluar me anëtarësinë tonë”,u shpreh z. Basha. Ai ka paralajmëruar se menjëherë pas zgjedhjes së kryetarit të PD do të bëjë një analizë të thellë të rezultatit të 23 qershorit, duke dëgjuar zërin e çdo anëtari. Në lidhje me këtë ai është shprehur: “Në vullnetin tim personal sot dhe në besimin tuaj në vullnetin tim si kryetar i ri i Partisë Demokratike, që gjëja më e rëndësishme që duhet bërë dhe do të bëhet është analiza e plotë, e gjithanshme dhe me përfshirjen e çdo anëtari të PD, e zgjedhjeve të 23 qershorit, jo për të bërë koka turku, as për gjueti shtrigash, natyrisht as për të larë duart nga përgjegjësitë por për të parë sy me sy njëri-tjetrin, çfarë gabimesh bëmë, në mënyrë që në bazë të këtyre gabimeve, të sigurojmë anëtarësinë e plotë të PD dhe mbështetësit tanë, se do të mësojmë prej tyre dhe do të kthehemi më të vendosur dhe më të fuqishëm se kurrë”. Përballë mazhorancës së mashtrimit, zoti Basha ka paralajmëruar se do të qëndrojë e fuqishme, opozita e drejtuar nga PD. “Ne duhet të jemi të vendosur që Partia Demokratike të tregohet një forcë e madhe dhe e hapur, e gatshme të përthithë dhe kapitalizojë çdo energji, çdo forcë që sot e sheh veten në opozitë me mazhorancën e zullumit, të përndjekurit politikë, pronarët, biznesin e vogël, të mesëm dhe grupet e tjera të interesit të ekonomisë shqiptare që presin të përballen me furinë neo-bllokmene të mbushjes së valixheve që i zbrazën duke blerë votat e shqiptarëve, me botën akademike, me shoqërinë civile dhe për ta vektorizuar të fuqishëm sot si energji opozitare e nesër si kusht i një mazhorance që do të vijë në pushtet”, – përfundoi ai.

 

 

Galanxhi: TAP, zgjidhje për problemin e gazit në Shqipëri

 Kongresi amerikan vlerëson vendimin historik të konsorciumit Shah Deniz për të përzgjedhur projektin Trans Adriatic Pipeline (TAP), për transportimin e gazit nga deti Kaspik drejt Evropës. Pas një seancë të posaçme mbi këtë projekt, Kongresi deklaron se ky vendim tregon angazhimin e Azerbajxhanit ndaj politikës së tij për pavarësi energjetike dhe se është një partner i besueshëm. Takimi “Korridori i gazit jugor dhe rroli i tij në sigurinë energjetike të Evropës” që u organizua me iniciativën e përbashkët të ambasadave të Azerbajxhanit, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë në SHBA, mblodhi së bashku ambasadorët e vendeve pjesëmarrëse, zyrtarë të lartë amerikanë, anëtarë të Kongresit dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit, por edhe analistë dhe përfaqësues të medias. Ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Gilbert Galanxhi tha se vendimi strategjik mbi projektin TAP është shumë i rëndësishëm për vendin tonë dhe shumë premtues. Ai shprehu besim se me krijimin e infrastrukturës së re në Shqipëri, ku mungon në fakt infrastruktura e transportimit të gazit, do të jetë e mundur të arrihet zhvillim në këtë fushë. Ndërsa ambasadori grek në SHBA, Christos Panagopoulos, tha se Azerbajxhani është aleati më i besueshëm në Evropë sa i përket sektorit energjetik. Nga ana tjetër Lorenzo Galanti, këshilltar për çështjet ekonomike në ambasadën italiane në Uashington tha se falë këtij projekti Italia do të ketë pozitën e një qendre energjetike. TAP do të sjellë fillimisht 10 miliard metra kub gaz në vit nga Azerbajxhani drejt Greqisë, Shqipërisë për të kaluar më pas në Itali. Furnizimi i parë me gaz pritet të bëhet në vitin 2019.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency