Rriten pagat dhe pensionet, ja sa përfitojn të moshuarit dhe punonjësit e shtetit

0
139

 Ervin Kaduku

Lajme_Dinars_615039854 Vendimi hyn në fuqi nga 15 korriku. Paga mesatare, që tani është 51.3 mijë lekë, do të arrijë në 52. 8 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 3%. Sektori i arsimit dhe shëndetësisë pritet, sipas këtij projekt-vendimi, të ketë rritjen më të madhe të pagës, kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4%. 

 

 

Pagat dhe pensionet do të rriten edhe këtë vit. Ndryshe nga disa njoftime në media, që kishin paralajmëruar tërheqje të qeverisë “Berisha” nga angazhimi i saj tetëvjeçar, ka qenë vetë kreu i ekzekutivit që ka lajmëruar në Facebook vendimin e palëkundur për të zbatuar deri më një premtimin e marrë para shqiptarëve që në fillim të mandatit të tij të parë dhe në vazhdim.

Edhe Ministria e Financave njoftoi zyrtarisht se vendimi për rritjen e pagave dhe pensioneve do të hynte në fuqi duke filluar nga 15 korriku dhe jo më 1 korrik, siç parashikohej dhe do të ketë efekt prapaveprues. Sipas rregullit buxhetor dhe ligjeve në fuqi, rritja e pagave dhe pensioneve duhet të ndodhë, pavarësisht vullnetit politik apo pamundësisë financiare të qeverisë, në të paktën sa niveli i inflacionit, që mesatarisht është rreth 2.5 për qind. Më parë ka qenë Kryeministri Sali Berisha, i cili tha se rrogat dhe pensionet do të rriten. Sipas projektvendimit, rritja llogaritej duke nisur nga 2 deri në 5 për qind, sipas kategorive, ku për nivelin e lartë të drejtuesve të shtetit nuk do të kishte shtesa, kurse përfitimin më të madh do ta kishin punonjësit me pagën më të ulët. Fondi i parashikuar nga qeveria për rritjen e pagave dhe pensioneve llogaritet 2.5 miliardë lekë.
Ekspertët e Ministrisë së Financave kanë tashmë gati projektvendimin, ku është përcaktuar rritja e pagave si dhe pensioneve sipas sektorëve dhe kategorive, rritje e cila pritet të jetë nga 1 deri në 5%. Pagat e larta do të rriten vetëm me 1%, ndërsa pagat e ulëta 5%. Sipas projektvendimit të Ministrisë së Financave, paga minimale nga 21 mijë lekë do të shkojë në 22 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 5%.
Paga mesatare, që tani është 51.3 mijë lekë, do të arrijë në 52. 8 mijë lekë, duke pësuar një rritje prej 3%. Sektori i arsimit dhe shëndetësisë pritet, sipas këtij projekt-vendimi, të ketë rritjen më të madhe të pagës, kjo rritje është parashikuar të jetë 3-4%.
Efekti financiar i rritjes së pagave dhe pensioneve është parashikuar me miratimin e buxhetit të vitit 2013, në zërat “politika të reja pagash” me vlerë 1 miliardë lekë, dhe politika të reja pensionesh në vlerë 1.5 miliardë lekë.

 

 

Rritja e pagave dhe pensioneve:

Pagat e larta rriten 1%
Pagat e ulëta rriten 5%

Pagat në vlerë                      ishte                           bëhet
Paga minimale                     21 mijë lekë              22 mijë lekë
Paga mesatare                     51.3 mijë lekë           52. 8 mijë lekë
Arsimi i mesëm                    59.4 mijë lekë           61. 2 mijë lekë
Arsimi 9-vjeçar                     56.7 mijë lekë           58. 4 mijë lekë
Paga mesatare mjekët 55.7 mijë lekë 57. 9 mijë lekë
Paga mesatare infermierë 36.7 mijë lekë 38.1 mijë lekë

 

 

Pensionet

Rreth 571 mijë pensionistë do të përfitojnë nga rritja e pensioneve në masën 3-5% edhe këtë vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, pensionet e fshatit do të përfitojnë edhe rritjen më të madhe, ndërsa rritje të konsiderueshme do të përfitojnë edhe pensionet e qytetit.

 

Masa mujore e pensioneve lekë:
viti                   urbane             rurale

2007               10.143              4.626
2008               10.957              5.158
2009               12.032              6.656
2010               12.840              7.870
2011               13.267              8.358
2012               13.712              8.873
2013               14.100              9.130

 

Pagat

Duke filluar nga muaji korrik, qeveria vendosi një tjetër rritje të pagave për administratën shtetërore. Kjo rritje tejkalon 3-5 herë inflacionin e këtij viti, ku pagat e ulëta do të kenë edhe rritjen më të lartë.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, paga mesatare mujore e punonjësve buxhetorë në muajin korrik llogaritet 52.800 lekë.
Prioritet u është dhënë sektorëve të arsimit dhe shëndetësisë.

Paga mesatare ne sektorin shtetëror 1995-2013

 

1995               6.406
1996               8.638
1997               9.559
1998               11.509
1999               12.708
2000               14.963
2001               17.218
2002               19.659
2003               21.325
2004               24.393
2005               26.808
2006               28.822
2007               33.750
2008               36.537
2009               40.874
2010               45.000
2011               48.000
2012               51.300
2013               52.800

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency