Zgjedhjet Parlamenti Evropian: I gjithë procesi të përmbushë standardet

0
111

Gëzim Saliu

kukanNgjarja e Laçit, Kukan: Mos nxirrni konkluzione paraprake, dhuna në zgjedhje e papranueshme

Kukan: Fushata e këtyre zgjedhjeve ka qenë më e civilizuar se paraardhësja

 

Delegacioni i Parlamentit Evropian në Tiranë , i kryesuar nga Eduard Kukan, theksoi dje se institucionet ndërkombëtare presin që i gjithë procesi zgjedhor të jetë në përputhje me standardet evropiane. Në të tre takimet e zhvilluara me krerët e forcave kryesore politike në vend, kryeministrin Berisha, kryesocialistin Rama dhe kreun e LSI-së Meta, Kukan dhe delegacioni që e shoqëronte nënvizuan rëndësinë e përmbushjes së standardeve në zgjedhje, kryesisht në aspektin e njohjes dhe respektimit të rezultatit.

Takimet

Në takimin me kryeministrin Berisha, Kukan theksoi se qëllimi i vetëm i delegacionit ad-hoc të deputetëve evropianë është për të dëshmuar edhe njëherë mbështetjen e fuqishme të PE dhe të mbarë spektrit politik të deputetëve të tij ndaj Shqipërisë dhe projektit të shqiptarëve për anëtarësim sa më të shpejtë në BE. Duke u ndalur tek fushata elektorale Kukan dhe deputetët e PE vlerësuan atmosferën e qetë e të civilizuar në kuadër,  të së cilës u zhvillua gara intensive e partive politike për tu prezantuar qytetarëve programet dhe platformat e tyre për mandatin e ardhshëm. Deputetët evropian uruan që,: “kjo situatë e qetë dhe e civilizuar, ashtu siç është zhvilluar deri në këtë moment, të vijojë gjatë procesit të zhvillimit të zgjedhjeve, edhe në ditët në vijim si një dëshmi tjetër e pjekurisë të shoqërisë shqiptare dhe nivelit të demokracisë së saj si një vend që ecën përpara drejt statusit të vendit kandidat dhe të ardhmes evropiane”. Nga ana e tij, kryeministri Berisha u rikofirmoi deputetëve të PE vendosmërinë dhe angazhimin e plotë të qeverisë shqiptare që këto zgjedhje të jenë zgjedhjet më të mira të zhvilluara ndonjëherë në Shqipëri në përputhje me standardet ndërkombëtarë. “Ndihem shumë i lumtur, për numrin e madh të delegacioneve dhe vëzhguesve ndërkombëtarë që ndodhen sot në Shqipëri,  të cilët do të kenë mundësi drejtpërsëdrejti të vëzhgojnë mbarëvajtjen e këtij procesi, i cili padyshim do të jetë procesi zgjedhor më i miri i zhvilluar në Shqipëri gjatë këtyre 22 viteve”, tha kreu i qeverisë.  Ndërkohë delegacioni ad-hoc i PE-së zhvilloi dje një takim edhe përfaqësuesit e lartë të PS-së, ku u nënvizua edhe një herë domosdoshmëria e zhvillimit të zgjedhjeve me standarde ndërkombëtare. Pas takimit, Kukan nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar shpreson që Shqipëria të lëvizë drejt integrimit. Ndërkohë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Laç, ku një simpatizant i LSI-së u vra dhe 3 persona të tjerë u plagosën, kreu i delegacionit të PE-së theksoi rëndësinë që të mos nxirren konkluzione paraprake pa u hetuar më parë ngjarja.  “Dhuna në zgjedhje është e papranueshme, por duhet hetuar. Nuk duhen nxjerrë konkluzione paraprake”,- deklaroi Kukan. Pjesë e takimeve të delegacioni të PE-së ishte edhe ai me kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilri Meta, ku mori pjesë edhe ambasadori i BE-së në vendin, Ettore Sequi. Në përfundim të takimit, kreu i delegacionit ad-hoc të PE-së pasi vlerësoi sjelljen aktuale të forcave politike, shprehu besimin që edhe periudha pas zgjedhjeve të jenë ditë ku forcat politike të bashkëpunojnë për të mirën e zhvillimit të vendit.  “Këto zgjedhje në pjesën e mbetur të tyre dhe pastaj, i gjithi si proces, të mbyllet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe besojmë që edhe pas zgjedhjeve bashkëpunimi të jetë frymë kryesore e të gjitha reformave dhe zhvillimeve që do të ketë Shqipëria”, përfundoi mesazhin e tij Eduard Kukan.

 

 

Kandidati i pavarur

Malaj: E kam fituar mandatin me 9500 deri në 11 mijë vota

Kandidati i pavarur në qarkun e Vlorës, Arben Malaj deklaroi dje se ai ka siguruar të marrë mandatin e deputetit nga vota e qytetarëve vlonjate. “Jemi fitues të një mandati. Nga 950 deri në 11 mijë vota”, u shpreh Malaj. Në këtë kontekst, ai falënderoi të gjithë mbështetësit në qarkun e Vlorës. “Mandati im do të jetë mandati i tyre në Parlamentin e Shqipërisë. Mirënjohjes tuaj do t’i përgjigjem me përkushtim, punë dhe devotshmëri ndaj të gjithë bashkëqytetarëve të qarkut të Vlorës. Me të njëjtën shkallë të lartë përkushtimi dhe përgjegjshmëri që punuam gjatë fushatës, do të vazhdojmë të punojmë edhe gjatë procesit të numërimi”, shkruante kandidati i pavarur për deputet në qarkun e Vlorës.

 

Mbyllja e votimeve

Wollfarth mbledh ambasadorët, diskutohet mbarëvajtja e procesit

Kreu i prezencës së OSBE-së në vend, Eugen Wollfarth pak para se të përfundonte dje procesi i votimit në të gjithë qendrat e votimit në Shqipëri, mblodhi në një takim në “Hotel Sheraton” ambasadoret e BE-së të akredituar në Tiranë. Në qendër të takimit, i cili u mbajt larg pranisë së medias, mësohet të ketë qenë situata zgjedhore si dhe ndjekja e përfundimit të procesit të votimit. Nga zyrat e shtypit të OSBE u mësua se takimi ka qenë informal dhe është bazuar vetën në mbarëvajtjen e procesit ndaj për këtë arsye nuk pati asnjë deklaratë nga ana e pjesëmarrësve. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetarja e misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR-it Conny Mccormack, kryetari i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së Roberto Battelli, ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu dhe ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Ettore Sequi.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency