“Skandali me shëndetin e Presidentit”, Nishani: Nuk kam qenë sëmurë, jam në krye të detyrës

0
130

nishaniKreu i shtetit, Bujar Nishani, përgënjeshtroi lajmin e përhapur në disa kanale informative në vend, që folën për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe shtrimin në QSUT. Duke dalë në një konferencë për shtyp, mbrëmë rreth orës 22:30, Presidenti i Republikës i quajti njoftimet e publikuara burime të papërgjegjshme që dezinformuar mediat dhe qytetarët. Për këtë kreu i shtetit theksoi se jo vetëm që nuk ka qenë sëmurë, por gjatë ditës së djeshme ka kryer me përpikmëri disa detyra si President i vendit.

“Ju falënderoj që erdhët në këtë orë të vonë të natës pas një dite të lodhshme për ju. Arsyeja e këtij komunikimi ishte për të përcjellë tek dashamirësit e mi, një mesazh qetësie. Sepse para disa çastesh, disa burime të papërgjegjshme kanë dërguar në media të ndryshme një lajm të vërtetë ku pretendohej për një gjendje të rënduar time. Dua të shpreh keqardhje për shqetësimin që u ka ardhur, sepse bëhet fjalë për Presidentin e Republikës për kreun e shtetit. Duke përfituar nga ky rast dua të garantoj se presidenti është në krye të detyrës dhe do përmbushë me sukses të gjitha detyrat”,- tha Nishani.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency