Propozimi Të ulet mosha e pensioneve për minatorët. Ndryshojnë vitet e kontributeve

0
166

minatoret

 

Ja si përfitohet pensioni për këto kategori

Ndryshimi i moshës do të bëhet para zgjedhjeve

 

Propozimi më i fundit, që vjen nga organizatat e pavarura, ka të bëjë me moshën e pensionit për minatorët. Minatorët, sipas të dhënave, kryejnë punën më të vështirë në vendin tonë, duke marrë parasysh kushtet ku punojnë dhe orarin e zgjatur që qëndrojnë nën tokë. Sipas Gëzim Kaljës, kryetarit të Sindikatave të Pavarura, i është dërguar një kërkesë Kryeministrit Sali Berisha për uljen e moshës së pensionit për minatorët. Kërkesa ka marrë premtimin e Kryeministrit dhe mund të miratohet përpara zgjedhjeve të 23 qershorit. “Mosha e daljes së tyre në pension 55 vjeç, për të gjithë minatorët e punonjësit e nëntokës. Nga këto me një vjetërsi pune prej 25 vjet e kondicionuar kjo për punë në nën tokë për 12 vjet e gjysmë. I ka shkuar që ditën e djeshme mbi bazën e kërkesës së Kryeministrit që ta çojmë urgjentisht për tu futur para zgjedhjeve të 23 qershorit në qeveri për tu miratuar ky pension”, – thotë Gëzim Kalaja, kryetar i sindikatave të pavarura të Shqipërisë. Aktualisht, ligji në fuqi shprehet se mosha e daljes në pension për meshkujt është 65 vjeç. Ndërkohë,, studimet e bëra nga specialistët e shëndetit publik ndër vite raportojnë se jetëgjatësia mesatare e punonjësve me profesione të vështira si në industri minerare, të naftës dhe të gazit, metalurgji, gjeologji, industri kimike, fabrika, të jetë rreth 60 vjeç. Nisur nga ky fakt, minatorët vazhdimisht kanë kërkuar ulje të moshës së daljes në pension. Këtë herë vetëm para pak ditësh ata kanë marrë edhe garancinë e Kryeministrit Berisha se mosha do të ulet dhe se nga ky vendim që pritet të miratohet nga qeveria do të përfitojnë me mijëra minatorë.

 

Pensioni për minatorët

Punëtorët e nëntokës përfitojnë pension të veçantë sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore në bazë të ligjit nr. 8685, datë 9.11.2000 “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera nëntokë”, i ndryshuar.

Pension përfitojnë:

– Personat të kenë punuar për një periudhë jo më pak se 11 vjet e gjysmë nëntokë dhe të kenë periudhë të përgjithshme jo më pak se 23 vjet punë.

– Të mos ushtrojnë veprimtari ekonomike.

– Masa e përfitimit për këta punonjës do të jetë e barabartë me 60% të bazës së vlerësuar. Në rastet kur për llogaritjen e bazës së vlerësuar mungojnë dokumentet, masa e përfitimit do të caktohet në nivelin e përfitimit minimal, i cili përcaktohet me Vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Dokumentet për pension që duhen plotësuar janë:

-Libreza e punës.

-Vërtetim i pagës bruto dhe neto nga data 1.1.1994 deri ditën e ndërprerjes së marrëdhënies financiare me

qendrën e punës.

-Certifikata e gjendjes familjare.

-Fotokopje e librezës të pagesës të detyrimeve për energjinë elektrike të konsumuar.

-Për fëmijët mbi moshën 16 vjeç që vazhdojnë shkollën ditën brenda ose jashtë vendit çdo fillim vitit duhet të

paraqitet vërtetimi nga shkolla përkatëse.

-Vërtetim i Degës Ushtarake.

-Libreza e trajtimit të veçantë financiar të punonjësve të nëntokës.

-Periudhat e paguara me asistencë,

-Sigurimet vullnetare,

-Koha që kanë marrë pension invaliditeti, etj..

Dokumentet e mësipërme mund të dorëzohen në agjencitë e Sigurimeve Shoqërore deri 12 muaj para plotësimit të kushteve të mësipërme për pension.

 

 

 

 

Hapet instituti “Konfuci”, mësim dhe promovim i gjuhës kineze

Është nënshkruar ditën e djeshme në ambientet e Universitetit të Tiranës marrëveshja për hapjen e institutit “Konfuci”, i cili do të hapet në muajin shtator. Kjo marrëveshje ka si synim mësimin dhe promovimin e gjuhës kineze. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të marrëveshjes kanë qenë ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Ye Hao, rektori i UT-së Dhori Kule, zv.ministrii Jashtëm, Kreshnik Çollaku, dhe zv.ministri i Arsimit Halit Shamata. Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës Ye Hao, shprehu kënaqësinë për këtë marrëveshje dhe foli për aktivitetet kulturore të organizuara në Shqipëri për promovimin e gjuhës dhe kulturës kineze në vendin tonë si dhe për tendencën në rritje të studentëve që duan të mësojnë gjuhën kineze (nga 20 në fillim tani janë 70. Ngritja e institutit do të krijojë kushte më të mira për të rritur investimet në Shqipëri si dhe tërheqjen e turistëve kinezë në Shqipëri. Gjuha kineze do të jetë lëndë me zgjedhje, duke filluar nga viti i ardhshëm akademik, në Fakultetin e Ekonomisë dhe atë të Shkencave të Natyrës. Më pas sipas kërkesave dhe nevojave do të shtrihet dhe në fakultetet e tjera të UT.

Synimet e marrëveshjes

-Mësimi i gjuhës kineze dhe promovimi i burimeve të mësimdhënies së saj.

-Trajnimi i lektorëve të gjuhës kineze

-Administrimi i testeve HSK ( teste të gjuhës kineze) dhe testeve për -certifikimin e gjuhës kineze për mësuesit.

-Promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze etj,

-Aktivitete në fushën e gjuhësisë dhe të shkëmbimit kulturor midis dy vendeve.

 

 

Turizmi, hiqet taksa 10 euro për udhëtarët e fluturimeve charter

Taksa prej 10 euro që mblidhet nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për pasagjerët që udhëtonin me charter është hequr. Lajmi konfirmohet nga Shoqata Shqiptare e Turizmit, e cila prej kohësh kishte artikuluar nevojën për ta hequr këtë taksë, si një tjetër masë lehtësuese për operatorët turistikë (pas kërkesës së përsëritur për përshkallëzimin e TVSH-së në këtë sektor). Taksa e charter-ve prej 10 eurosh zbatohej që prej vitit 2005. Ekspertët e turizmit thonë se kjo ishte një taksë rutinë që askush nuk e dinte se përse qëndronte dhe që rriste jo pak koston e turizmin, me 10 euro për paketë. Operatorët turistikë thonë se me heqjen e kësaj takse, vendimi për të cilën ende nuk është botuar në Fletoren Zyrtare, paketat turistike do të reflektojnë një farë uljeje. Shqipëria kishte mbetur pas në heqjen e kësaj takse, duke qenë se Kosova e ka bërë këtë që në vitin 2009.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency