Premtimi i Kryeministrit: 3 deri në 5 vjet asnjë taksë për emigrantët, të investojnë në Shqipëri

0
136

Florenc Drizari

berisha10

Uragani i fitores më i madh se kurrë në qytetin e Gjirokastrës

 

Kryeministri Berisha zhvilloi dje një takim elektoral me mijëra pjesëmarrës në qytetin e Gjirokastrës gjatë së cilës prezantoi kandidatët për deputet për zgjedhjet parlamentare të 23 qershori. Nga qyteti i gurtë i Gjirokastrës kreu i qeverisë ftoi të gjithë emigrantët të vijnë e të investojnë në Shqipëri. Premtimi i kryeministrit Berisha për ta ishte se gjatë 3 apo 5 viteve emigrantët nuk do të paguajnë taksa në investimet e tyre.

“Jemi parti e taksave të ulëta. Me masat që morëm për heqjen e taksave për biznesmenët dhe fermerët në u japim një mbështetje shumë të madhe atyre. Hoteleria do të ketë një ulje të taksash. 3 deri në 5 vjet pa asnjë taksë për emigrantët. Kthehuni vëllezër, sillni investimet tuaja në Shqipëri. 3 deri në 5 vjet nuk do të keni asnjë taksë”, deklaroi Kryeministri Berisha.

Gjatë fjalës së tij Kryeministri Berisha “shigjetoi” edhe kandidatët për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Gjirokastrës, duke thënë se shumica prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me këtë qytet.

“Biznesmenët e Ramës, cacin, socialistë – përveç parave që i ka dhënë Ramës për të qenë në listë, s’kanë asgjë të përbashkët me ju. Mos prisni se ai t’ju përfaqësojë ju, përveç interesave të tij të ngushta. Lë të marrim tjetrin, të panjohurin. Le të sjellim fakte. Arben hermsi vidhte në mënyrën më të papërmbajtur Telecomin shqiptar dhe kompanitë përkatëse. Këta janë, por ne të shohim përpara. Në katër vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka që çdo km rrugë të jetë e asfaltuar. Rama në autobus thotë nuk i kam rritur taksat. Ju garantoj se ai është në autobus… Cili ishte ai që kur unë bëra ligjin për të mos lejuar rritjen e taksave për biznesin e vogël, dilte e shpërndante plehra në bulevard. Shqiptarët kanë memorie. Në këtë mënyrë mund të flasësh brenda mureve të autobusit por jo para kamerave, para qytetarëve. 23 qershori po vjen, dhe qytetarët do të votojnë për punësimin e tyre, për rritjen ekonomike, për Gjirokastrën e monumenteve historike, për shpirtin perëndimor dhe integrimin e Shqipërisë në Evropë”, – deklaroi Kryeministri Berisha.

Gjithashtu kreu i qeverisë përmendi disa nga investimet e qeverisjes së djathtë zonën e jugut dhe qytetin e Gjirokastrës.

“Ne vijmë para jush për të paraqitur programin tonë për katër vitet që vijnë. Ky program bazohet para së gjithash në forcën tuaj krijuese, bazohet në mundin, djersën dhe përkushtimin tuaj për të punuar për një jetë më të mirë për vetën dhe Shqipërinë e zhvilluar. Programi ynë bazohet para se gjithash në krijimin e mundësive për secilin prej jush të punojë, të shpalosë aftësit e tij. Programi ynë bazohet në përpjekjen e përbashkët, në mbështetjen tonë për të shndërruar pasuritë në të mira materiale për ju dhe Shqipërinë.  Programi ynë frymëzohet nga ju qytetarë të këtij qarku, gëgër, toskë, grek, arumun, që jetoni në një harmoni të admirueshme. Programi ynë bazohet në aspriratën tuaj, gjirokastrite dhe gjirokastrite, përmetarë dhe përmetare, që kemi për përbashkët ëndrrën evropiane. Jam sot para jush për t’ju kujtuar një premtim timin katër vite më parë se Gjirokastra dhe gjirokastritet do të shkojnë në Tiranë në një kohë prej 2 e 30. Katër vitet ishin vitet e krizës me të thellë për Evropën. Opozita bëri gjithçka për të bllokuar por rrugët u ndërtuan dhe ju do të shkoni më afër me kryeqytetin”- u shpreh Kryeministri.

 

 

 

Genc Ruli: Rama, taksidari i biznesit

Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, njëkohësisht edhe deputeti i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, akuzoi kryesocialistin Rama për mungesë vizioni në programin e tij.  Rama, si të zhbëj me fjalë atë që ne kemi bërë me vepra. Ai ka ngelur vetëm në tunelin e madh të sajesave. Para pak ditësh atij nuk iu mblodhën as socialistët e Gjirokastrës. Shihni listën e tij të kandidatëve, po bën eksperiment politik. Edi Rama pas katër palë zgjedhjeve që ai i humbet, u thotë shqiptarëve aman më lini të nusëroj. Ti ke nusëruar 11 vite si kryetar bashkie dhe vetëm dyfishove taksat për çdo biznes. Ke qenë taksidari më  i lartë që ka njohur biznesin shqiptar. Synimi i tij është t’ju rrisi taksat dhe të pengojë zhvillimin e tyre. Ju jeni rob i së shkuarës, ne jemi të lirë se jemi shumë afër statusit të vendit kandidat dhe këtë status do ta marrim pas 23 qeshorit. Ndërsa ju e bllokuat ëndrrën e shqiptarëve. Ato ligje nuk ishin për Berishën, por për të gjithë shqiptarët. Problemi je ti vetë. Ti je rob i mentalitetit tënd dhe pasanikëve të tu. ne jemi të lirë në këtë shesh dhe nuk ndalemi, do shtojmë të ardhurat e tyre dhe jemi të bindur se qarku i Gjirokastër do ta mbështesë Partinë Demokratike”, – deklaroi Ruli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency