Berisha: Rama, dhunë shtazarake ndaj diplomacisë, do ngremë komision hetimor

0
160

Florenc Drizari

ruciDebate dhe akuza mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi

Kryeministri deklaroi ngritjen e Komisionit Parlamentar ndaj Ramës ndërsa Gramoz Ruçi akuzoi qeverinë për emërime nepotike në ambasada

 

Kryeministri i vendit, Sali Berisha, gjatë punimeve të djeshme të seancës plenare kërkoi ngritjen e një komisioni hetimor për kryesocialistin Edi Rama lidhur me incidentin e ndodhur në Austri. Dy ditë më parë, mësohet se mes diplomatit shqiptar në shtetin austriak, Egin Ceka, dhe kryetari të Partisë Socialiste pati një incident që degjeneroi nga dhunë verbale mes tyre në dhunë fizike, – njoftoi dje Ministria e Jashtme. Shkak për nisjen e incidentit mes tyre thuhet se ka qenë deklarata e Ramës për pamundësinë e votimit të emigrantëve në ambasada për faktin se, sipas tij, trupi diplomatik është i politizuar. Ndërkohë, një ditë më parë, Kryeministri Berisha akuzoi ashpër kreun e opozitës, duke e cilësuar dhunën ndaj diplomatit si aktin më të rëndë të tërë historinë diplomatike dhe politike të takimeve dhe konferencave. “Ky akt qëndron në agresionin e rëndë, të turpshëm, brutal, shtazor, që kryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i koalicionit të pazarit dhe ngjalave i ka bërë njërit prej diplomatëve të rinj, më të përgjegjshëm dhe më të përgatitur të këtij vendi. Dua t’i informoj shqiptarët se dje në një nga sallat më prestigjioze të Austrisë, teksa zoti Rama mbante një konferencë në Akademinë Politike të Vjenës, i sponsorizuar nga Partia Social-Demokrate Austriake dhe një piktor shqiptar, pas ekspozesë së tij, pasi sot gjithçka lexon mashtrimet ndaj vendit dhe kombit të tij. Ky zotëri, duke dalë, pasi mbyllet konferenca në të cilën zoti Rama humbi tërësisht kontrollin, kur e pyetën për gjëra të ndryshme, njëri nga dy diplomatët që ishte aty, qoftë për t’i shërbyer zotit Rama, siç kanë porosi të gjithë ambasadorët të trajtojnë çdo qytetar apo funksionar të pozitës apo opozitës, diplomati i ri ndër më korrektët dhe të përkushtuarit i shtron pyetje zotit Rama dhe i thotë si ka mundësi që ju flisni në këtë mënyrë për vendin tuaj. Pyetjes që iu bë zotit Rama në sallë nga emigrantë pse nuk lejohemi në votojmë në ambasada, Rama u përgjigj se diplomatët janë hajdutë votash. Dhe zotit Rama diplomati i ri i tha se jemi këtu zotëri për të shërbyer, nuk jemi hajdut votash. Kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit”, – deklaroi nga salla e Parlamentit Kryeministri.

GRAMOZ RUÇI

Ndërkohë, në replikë me deklaratat e Kryeministrit, reagoi kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili i kërkoi atij shkarkimin e diplomatit. Sipas deputetit Ruçi, kryesocialisti Rama është provokuar në atë konferencë dhe se qeveria përdor dhe përfaqësues të trupit diplomatik për fushatë elektorale. Për këtë përfaqësuesi i socialistëve në Kuvend foli edhe për emërimet e reja në drejtësi. “E prita Kryeministrin deri në fund të seancës se mos shprehte ndonjë gjë për ato probleme që ka vendi se qeveria dhe Kryeministri në ikje, me vrap e shumë vrap, nxitohet të japë me koncesione aktivitete të dështuara deri tani që dhe nesër t’i rrjepë shqiptarët. Të dështuara totalisht deri tani, Kryeministri në ikje me vrap do të konsolidojë KLD, duke çuar Lulin e Parlamentit në KLD dhe familjen e Lulit në KQZ dhe duke liruar vende në Gjykatën e Lartë, se ka tmerr, nesër që të jetë absolutisht i imunizuar nga drejtësia në Gjykatën e Shkallës së Parë, në Gjykatën e Shkallës së Dytë e të Lartë. Se ligji nesër me institucione të kapura nga ti, një ditë thotë një postulat i vjetër, drejtësia vonon, po nuk harron. Ligji do vendoset, pandëshkueshmëria e ligjit do marrë fund, i politikanëve shqiptarë të korruptuar dhe të inkriminuar. Më kot përpiqesh nga ana tjetër vjen dhe anatemon ligjin dhe nuk do ishte ajo konferencë shtypi që bëri ministria e Jashtme, por shkarkimin e diplomatit që more në mbrojtje sot. Pse? Ai është lideri i opozitës dhe shkoi në një shtet dhe e priti krahu i atij shteti si përfaqësues të opozitës sot dhe Kryeministër të Shqipërisë nesër, dhe e priti kreu i atij shteti që zotëria juaj ka 3 vjet që lutesh të të presë dhe s’të pret. Tërbimi yt është që u prit nga krerë të Austrisë, që e takoi kreu i OSBE-së, për të zgjidhur ato probleme që t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet për të dhënë vizionin e tij mbi Shqipërinë. Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i ati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur, se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me Kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që ti e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë”, – deklaroi Ruçi.

Por Kryeministri u shpreh i vendosur për të ngritur komision hetimor për këtë çështje. “Jemi gati në këtë Parlament të sjellim jo një, por 30 dëshmitarë. Urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë, është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor. Ditën e hënë, ky Parlament voton komisionin hetimor parlamentar për të hetuar gjer më një aktin e paprecedentë të turpshëm dhe amoral. Akti që nuk ka ndodhur në historinë e këtij shteti, të agresionit të një diplomati të ri nga kreu i opozitës në një moment sfazimi total bipolarizmi ose overdoze. Të gjitha do të bëhen ditën e hënë, do të votohet komisioni. E keni faktuar se sa mund të na pengoni. Ai ju tërheq ju nga gropa në gropë”, – deklaroi Berisha.

 

 

Debati për KQZ-në, Berisha: Rama i trajtoi komisionerët si skllevër

Seanca e djeshme plenare, edhe pse nuk kishte në axhendë çështje që kishin të bënin me veprimtarinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, u shoqërua me debate mes Kryeministrit Berisha dhe kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçit. Duke marrë shkas nga takimi i fundit i kryetarit të PS-së në Vjenë me kreun e OSBE-së, Zannier, Berisha tha se atij iu kërkua plotësimi i vendeve vakante në KQZ. “Rama takoi në Vjenë Zannierin. E përshëndes Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së. E falënderoj Zannierin, i cili i kërkoi publikisht dhe botërisht Ramës: Plotëso vendet në KQZ. Nuk më takoi mua ai, takoi Ramën. Vjen në zyrë më takon mua ai. I tha Ramës: Pplotëso vendet në KQZ. Ai shkoi të nxjerrë vetullat, por vajti nxori sytë Rama, e mori atë që meritonte”, – deklaroi Berisha. Gjithashtu, kreu i qeverisë akuzoi liderin e së majtës për përdorim të anëtarëve të KQZ-së për qëllime politike. “Sot doja t’ju ngreja në këmbë për atë që unë e quaj vdekje politike. T’ju ngreja në këmbë për vdekjen politike për Jani Janin. Trajtuat si plaçkë një specialist, një intelektual, një ekspert. Mos kujtoni se do e kaloni lehtë se këtu do vijnë votimet, se i shndërruat komisionerët në plaçkë tregu, në skllevër, në hiç-a, por bëni ç’të doni, po të doni plotësojini, po të doni kurrë mos i plotësoni! Por në 23 qershor do përfundoni jashtë ringut, nok aut, njëherë e përgjithmonë”, – tha ai. Ndërkaq, i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili tha se duke e krahasuar ditën e zgjedhjeve me një ring boksi, Berisha dëshmon se nuk ka ndryshuar aspak në raport me zgjedhjet. “E para se KQZ-në e bëre ring, nuk tregove as më shumë, as më pak, i pandryshuar në raport me zgjedhjet e lira dhe demokratike”.

 

 

Debate mes Berishës dhe Ruçit për “incidentin” e Vjenës

Sali Berisha: Ky akt qëndron në agresionin e rëndë të turpshëm, brutal shtazor që kryetari i partisë socialiste dhe kryetari i koalicionit të pazarit dhe ngjalave i ka bërë njërit prej diplomatëve të ri më të përgjegjshëm dhe të përgatitur të këtij vendi.

Gramoz Ruçi: Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i jati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me Kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që t’i e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë

Jozefina Topalli: Epo duhet ta rrahi kryetari i opozitës së Shqipërisë

Sali Berisha: Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor.

Gramoz Ruci: Ja pse ju si Kryeministër i e merrni në mbrojtje sot, një diplomat që duhet ta kishe shkarkuar që kur kishte anatemuar me shprehje aspak diplomatike papën, ky është diplomati që ke ti.

Sali Berisha: Në çdo rrethanë, para çdo akti, njeriu, dinjiteti, integriteti është dhe ka qenë i parë në gjithçka tjetër..

Sali Berisha: Ai përbën një nga familjet me kryqëzim nga më të mrekullueshmit, është stërnipi i Petronini Luarasit, Migjenit prandaj dhe të mos hymë në biografi. Është nipi i Skënder Luarasit, nipi i Migjenit dhe ato epitete që përdor kundër tij, nuk të bëjnë nder ty dhe ndaj dhe për të gjitha këto do i sqarojë komision hetimor parlamentar. Se ai nuk është jetim i braktisur dhe është punonjës i këtij shteti dhe askush nuk mund të veprojë si kryetari juaj”.

Gramoz Ruçi: Ky djali që është sojli po zbaton porositë e sojsëzit dhe po bëhet sojsëz.

Topalli: Po Damiani pse nuk i tregon sojsëzët

Berisha: Do marrë përgjegjësitë, komision do ngremë

Topalli: Këta kur thonë sojli, ikin me vrap…

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency