Kuvend, PD dhe PS gjejnë konsensus për kodet dhe taksat, por jo për KQZ-në

0
140

Florenc Drizari

parlamentiParlamenti miratoi dje përgjysmimin e taksave për makinat e përdorura

Ridvan Bode: Rama, maniak i taksave të larta, po ju del vera e pirë me ngjalën

 

Kuvendi i Shqipërisë votoi të enjten me konsensus disa projektligje në fushën e politikave fiskale dhe të drejtësisë civile. Mazhoranca dhe opozita bashkuan votat në Kuvend për projektligjin e aderimit të Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Londrës për patentat evropiane, projektligjin “Për taksat kombëtare” të ndryshuar, dy nismat për ndryshime në Kodin Civil dhe atë të Procedurës Civile, ndërsa u ndanë në vota për projektligjin e dhënies në përdorim të truallit të institucioneve arsimore e shëndetësore. Seanca e djeshme plenare zgjati për rreth tetë orë ku nuk munguan debatet e nxehta dhe akuzat mes palëve për nismat ligjore të përmendura më sipër si dhe ngërçin e krijuar së fundmi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pothuajse gjatë çdo diskutimi palët akuzuan njëra-tjetrën për situatën e krijuar në KQZ, por pa dhënë alternativa se si mund të zgjidhet ngërçi i krijuar, ku pas dorëheqjes së dy anëtarëve të propozuar nga PS-ja në KQZ, dhe pas ngrirjes së marrëdhënieve të anëtarit të PBDNJ-së me administratën më të lartë zgjedhore në vend, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet me katër anëtarë.

RIDVAN BODE

Një ligj i debatuar gjatë dje në Kuvendin e Sipërisë ishte edhe projektligji “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar, ku përfshihet përgjysmimi i tyre për makinat e përdorura në vend. Edhe pse opozita e votoi me konsensus nismën, ministri i Financave Ridvan Bode dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste në Kuvend i përqendruan diskutimet e tyre në politikat fiskale që ka ndjekur qeveria dhe premtimeve nga ana tjetër që jep opozita për ulje të barrës fiskale ndaj qytetarëve. Ministri Bode tha se taksa ndaj makinave të përdorura nuk ishte e drejtë për qytetarët dhe për këtë qeveria ndërmori nismën për përgjysmimin e tyre. “Taksat nacionale mbi makinat e përdorura krahasuar me vendet e tjera të rajonit tonë, janë dukshëm më të ulëta, ato zënë 30 deri në 50 për qind të taksave që paguajnë qytetarët e vendeve të tjera të rajonit, jo vendeve të BE-së sepse aty janë shumë fish mbi një mijë herë kjo lloj takse. Por ne propozuam që kjo takstë të përgjysmohet në kushtet aktuale”, – deklaroi Ridvan Bode. “Edi Rama sa herë që bëhet fjalë për ulje taksash, reagon në mënyrë aspak normale dhe gjithmonë kundërshton këtu në parlament. Ju detyron juve të bëni tellallin këtu për të rritur taksat. Ai është njeriu i rritjes progresive të taksave. Atij as i skuqet e as i nxihet faqja, kur u thotë shqiptarëve më votoni se unë do t’ju vendos taksa progresive në këtë vend. Ai është një rritës serial taksash. Ai është një killer biznesi. Ai është një maniak i taksave të larta dhe unë e di pse reagoni në këtë formë sepse pushteti i tij është pushteti i falimentimit të bizneseve, falimentimit të kundërshtarëve përmes taksave të larta. Keni filluar o le-le vota, o le-le komisioni, o le-le numëruesi. Si ka mundësi që një opozitë t’i kërkojë mazhorancës që të ketë shumicë vetëm në KQZ. Si ka mundësi që u thoni njerëzve hajde e votoni në një komision votimi ku 5 veta do t’i keni ju si opozitë dhe 2 të tjerë do t’i ketë mazhoranca? E kuptoni ku ndodheni? Po ju del vera e pirë me ngjalën dhe po e kuptoni se jeni shumë më larg fitores, por s’kini për të fituar”, – deklaroi Ridvan Bode.

 

 

 

VOTIMI I LIGJEVE NË KUVENDIN E SHQIPËRISË

Projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen e Londrës për zbatimin e nenit 65 të Konventës për patentat evropiane”.

Projektligjin “Për dhënien në përdorim të truallit të institucioneve arsimore e shëndetësore dhe të përkujdesjes shoqërore”.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat Kombëtare” të ndryshuar”.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

Projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

 

 

DEBATE DHE AKUZA NË KUVEND

Blendi Klosi: Edhe 65 ditë, 21 orë, 43 minuta, kanë ngelur që qytetarët shqiptarë të vuajnë nga i njëjti stres”
Jozefina Topalli: Prandaj kjajnë këta
Blendi Klosi: Edhe 65 dite, 21 minuta, 5 sekonda kanë ikur që qytetarët shqiptarë të shpëtojnë nga hilet e Sali Berishës
Jozefina Topalli: Edhe shkoni për lesh edhe ju…
Blendi Klosi: Çfarë tha mo? Çfarë tha? Qytetarët kanë kaq orë që dëgjojnë një debat i cili ska të bëjë aspak me zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
Jozefina Topalli: Blendi je jashtë rendit të ditës. Hyn tek patenta.
Blendi Klosi: Për patentën po flas. Kjo është një patentë, ajo e acarimit që vetëm Saliu di ta përdorë më së miri.

DEBATI Topalli – Balla
Taulant Balla: Ju personalisht jeni njeriu që mbani patentën me negative për mënyrën sesi drejtohet parlamenti, në Evropë. Ju së bashku me kryeministrin tuaj mbani patentën më negative të sjelljes së një mazhorance përkundrejt institucioneve të pavarura.
Jozefina Topalli: E kanë filluar para këta për të reklamuar humbjen e zgjedhjeve. Leri të tjerat…
Taulant Balla: Harroje se mund të më presësh fjalën mua.
Jozefina Topalli: Ju jeni tu kjajt humbjen e zgjedhjeve more zotëri…
Taulant Balla: Ne do ti fitojmë zgjedhjet sepse shqiptarët janë lodhur nga kjo mazhorancë që e ka ndërtuar rrugën e vet me 4 patenta që nuk kanë të bëjnë me Europën. Me patentën e korrupsionit, të vjedhjeve, të vrasjeve…
Jozefina Topalli: Ore ti ke thënë që jep dorëheqjen se nuk ke tokë, na shpjego tani se pse s’jep dorëheqjen se doli toka, tani…
Taulant Balla: Ti moj zonjë, nënkryetarja e një partie të një kryeministri që ka vrarë…
Jozefina Topalli: Ore LSI e keni ju apo kush e ka? Bllokun e keni ju apo kush e ka..
Taulant Balla: Ti moj zonjë, ke ngrënë dhe ti moj zonjë nga ai bllok, se ke marrë dhe ti nja 2 koncensione bashke me kompaninë Curri…
Jozefina Topalli: Hajt na i kallo, hajt ta marrsha na i kallo se po më pëlqenka shumë kjo histori…
Taulant Balla: I ke marrë nja dy hidrocentrale
Jozefina Topalli: Vetëm dy?? (Qesh)
Taulant Balla: A ke marrë më shumë?
Jozefina Topalli: Pa mi numëro një cikë more djalë….
Taulant Balla: I ke marrë shpirtin dhe Radio Shkodrës me atë pallatin që ke bërë aty përballë
Jozefina Topalli: Pa ma kallxo pallatin, yyyy qenka interesant shumë. Po mor Taulant tani më kallxo për patentën
Taulant Balla: Ti zonjë ke dhe një patentë tjetër evropiane që nuk e ka asnjë kryetar parlamenti në Evropë, që të ketë shpenzuar për fluturime jashtë shtetit 735 mijë euro
Jozefina Topalli: Tani Taulant me të than të drejtën nuk të kam marr me vete kurrkund ku kam shkue dhe më je lut, me ke çuar mesazhe, aman moj më merr me vete, në vizitat që ti ban duke takuar kryetarët e parlamenteve, kryeministra. Veçse më je lut duke kja, pas dere më rri, nuk të marr me vete as mandatin e ardhshëm, nuk të marr kërrkund me vete.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency