Driçim Çaka
Lista me pikët e fituesit të fundit nga 2007-2012
Nis sot aplikimi për formularin A1Z
Më shumë se 40 mijë kandidatë do të konkurojnë për një nga 28 mijë vendet për të studjuar në unversitetet publike. Këtë vit pritet të jetë një garë fortë për secilin, duke parë që përgatitja e maturantëve ka ardhur në rritje. Konkurenca më e fortë pritet të bëhet për degët më të mira siç janë Juridiku, degët e Fakultetit Ekonomik, Inxhineria e Ndërtimit dhe shumë programe të tjera studimi. Synimi kryesor i çdo maturanti është të fitojë një degë për një të ardhme. Edhe përgjatë këtij viti kriteret kryesore mbi të cilat do të zgjidhen fituesit do të jenë notat e provimeve me zgjedhje dhe notat e provimeve të detyruara.
Ndikimi i 4 provimeve
Eksperjenca e maturave të mëparshme ka treguar se çdo maturantë pavarsisht mesatares nëse i jep vetes një “sforco” në provimet e detyruara dhe në provimet me zgjedhje ja del gjithmonë të fitojë një degë të mirë. Notat e 4 provimeve janë shumë të rëndësishme, madje një vit më parë sipas Librit të Transparencës ka patur kandidatë që kanë patur mesataren 6.8 dhe në fund kanë arritur të fitojnë degën e Juridikut. Kjo është arritur vetëm falë punës në “finish” e cila i jep mundësi secilit të rikuperojë pikët e humbura përgjatë 3 viteve të shkollës së mesme. Muajin tjetër maturantët do të fillojën përgatitjet intensive për provimin e parë, atë të Gjuhë-Letërsisë. Të dhënat e viteve të kaluara kanë treguar se maturantët kanë marrë nota pozitive në këtë provim, por për ta më i vështiri vazhdon të mbetet provimi i Matematikës. Në dy provimet me zgjedhje më të favorizuar do të jenë ata kandidatë që kanë zgjedhur një gjuhë të huaj (gjithmonë nëse ka njohuri shumë të mira për gjuhën). Anglishtja është një nga lëndët e cila nëpërmjet një note të mirë mund të të japë 100-300 pikë favorizuese për të konkuruar për në shkollën e lartë. Provimi i dytë me zgjedhje ka të bëjë me përkushtimin e maturantëit lidhur me degën që do të vazhdojë. Përgjithësisht kandidatët që kanë patur vërtet njohuri në një lëndë të caktuar kanë arritur të marrin nota të mira, në këtë pikë hyn shumë dhe përgatitja përgjatë muajve të majit dhe qershorit që për maturantët njihen si “muajt e provimeve”.
Degët
Për sepcialistët e arsimit të lartë degët të cilat sot të japin një mundësi për tu punësuar vazhdojnë të jenë degët e fushave ekonomike. Degë si Financë-Bankë, Ekonomiks, Marketing janë ndër më të kërkuar në tregun e punës. Nëse i hidhet një sy ofertave të punësimit online shikohet se kërkesat më të mëdha kanë të bëjën me fushën e marketingut dhe me Administrim-Binzesi. Pas degëve të ekonomikut është Juridiku. Numëri i lartë i studentëve në këto degë ka bërë që maturantët të hezitojnë të vazhdojnë studimet për Drejtësi. Por Shqipëria shumë shpejt do të ketë nevojë për jurist duke ditur që do të miratohet Gjykata Administrative , një shanc ky që pritet të rritë kërkesat për jurist dhe avokat. Të një rëndësi të veçantë mbeten dhe degët e mësuesisë, ndërkohë që Ministria e Arsimit u ka këshilluar të rinjve fitimin e një profesjoni.
Formulari A1Z
Ish-maturantë të cilët nuk janë shpallur fitues në asnjë program studimi në vitet e mëparshme, do do të fillojnë plotësimin e formularit A1Z. Mundësi për ta plotësuar do ta kenë edhe kandidatët që janë shpallur fitues në një program studimi në maturat e mëparshme, por nuk janë regjistruar. Për ata të rinj që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe aplikojnë për herë të parë në Maturën Shtetërore do e plotësojnë A1Z. Plotësimi i formularit A1Z, ndryshe nga vitet e tjera do të bëhet online. Kandidatët që gjatë Maturës Shtetërore 2012 kanë zgjedhur 3 provime, këtë vit do të zgjedhin vetëm 2. Kandidatët që nuk janë kalues në provimet me zgjedhje ose nuk i kanë dhënë ato do ti japin nëpërmjet plotësimit të formularit A1Z. Kandidatët që janë kalues vetëm në njërin nga provimet me zgjedhje do ta japin provimin e mbartur si dhe vetëm një provim tjetër. Kur kanë mbetur në një provim mund të zgjedhin një lëndë tjetër. Kur kanë mbetur në dy provime, përsëri do të zgjedhin vetëm një lëndë tjetër me zgjedhje. Kur kanë mbetur në të tri provimet me zgjedhje do të mund të zgjedhin të dyja lëndët me zgjedhje sipas preferencës së tyre. Kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para vitit 2006 do t’u njihen vetëm dy provimet e detyruara dhe do të japin provimet me zgjedhje.