Shpresa për Bleona Matën pyetet halla e minorenes Qamilja: Nuk mbaj mend

0
176

Elton Qyno

Qamile MATA 1Rizgjohen shpresat e familjarëve të 7-vjeçares të zhdukur tre vite më parë në Zapod

Gjyshi dhe nëna e Bleonës: Begzim Isën e pa gjyshja në fshat ditën e humbjes.

 

Arrestimi i studentit në Kosovë Begzim Isa, për akuzën e rrëmbimit dhe dyshimeve të trafikimit të një të mituri në shtetin e Kosovës, kanë zgjuar shpresat e familjes Mata, e cila tre vite më parë në fshatin Zapod të Kukësit humbi vajzën 7-vjeçe Bleona Mata. Gjyshi i kësaj të fundit Zenel Mata dhe nëna e Bleonës, shtetësja Bukurie Mata, ka reaguar menjëherë pas arrestimit të 19-vjeçarit duke i kërkuar policisë së Kukësit të intesifikojë hetimet, lidhur me arrestimin e Isës, pasi prej tyre ai është personi kryesor që dyshohet nga ana e tyre për rrëmbimin dhe zhdukjen e Bleonës së vogël. Bukurie Mata ka rëfyer në 19-vjeçari i ka marrë vajzën tre vjet më parë duke bashkëpunuar me kushërirën e tij Qamile Mata, e cila në fakt është dhe e afërmja e familjes Mata, që humbi vajzën. Sipas nënës së vogëlushes, vjehra e saj, ditën kur është zhdukur minorenia ka arritur të shohë në fshat shtetasin Begzim Isa, por gjatë hetimeve të prokurorisë dhe policisë nuk ka pranuar ta tregojë, por këtë fakt e ka treguar disa vite më pas. Nisur nga kjo situatë, Bukurie Mata, ka ngritur dyshime të forta se vajza e saj 7-vjeçe është rrëmbyer nga i arrestuari i policisë dhe më pas është trafikuar në drejtim të Kosovës, ku dhe Begzim Isa, studjonte. Dyshimet e saj flasin se vajza është shitur për birësim në ndonjë familje në Kosovë, ndërkohë që për zhdukjen e 7-vjeçares ajo ka denoncuar në policinë e Kukësit, si shtetasin Begzim Isa dhe mikeshën e tij Qamile Mata.

Qamile Mata në polici

Vajza që konsiderohet se di shumë rreth zhdukjes së 7-vjeçares Bleona Mata, është halla e minorenes, e cila dje është shoqëruar në ambjentet e policisë së Kukësit, menjëherë pas arrestimit të kushëririt të saj, shtetasit 19-vjeçar Begzim Isa. Shoqërimi i Qamile Matës, është bërë për shkak se janë ngritur dyshime se ajo mund të ketë gisht në zhdukjen e Bleona Matës, duke bashkëpunuar me shtetasin 19-vjeçar, që në atë kohë studjonte në Kosovë. Ka qënë pikërisht kjo periudhë kohe, kur Bleona Mata, është zhdukur nga familja, duke mos u gjetur ende dhe sot pas tre vjetësh kërkime. Për gjatë gjithë mbrëmjes së djeshme vajza nga Zapodi, është marrë në pyetje nga oficerët e policisë së Kukësit, të cilët i kanë kërkuar shpjegime asaj, nëse kishte parë ditën e zhdukjes së Bleona Matës, shtetasin Begzim Isa në fshat ose jo. Në dëshminë e dhënë në polici, e reja ska pranuar të tregojë nëse kishte parë kushëririn e saj në fshat, duke thënë se nuk ishte në gjëndje të kujtonte rreth asaj që i kishte ndodhur tre vite më parë. Pavarësisht kësaj oficerët e policisë kanë këmbënglur duke i ripërsëritur disa herë pyetjet, por mësohet se Qamile Mata, nuk ka treguar detaje që mund të çonin ekspertët në lidhjen me prova të zhdukjes së Bleona Matës me shtetasin 19-vjeçar Begzim Isa. Një gjë të tillë nuk e ka pranuar dhe vëtë 19-vjeçari, i cili është shprehur gjatë dëshmisë së tij se nuk ka asnjë lidhje me rastin e Bleona Matës, pasi sipas tij ai ka qënë në Kosovë dhe jo në fshatin Zapod.

Gjyshi:Isën,e pa gruaja

Menjëherë pas arrestimit të Begzim Isës, ka marrë kontakte me policinë gjyshi i Bleona Matës, shtetasi Zenel Mata, i cili u ka kërkuar ekspertëve të verifikojnë çdo detaj të mundshëm rreth zhdukjes së mbesës së tij, tre vite më parë. Sipas Zenel Matës, kontakti me policinë është bërë në orët e drekës së djeshme dhe se strukturat e Drejtorisë së Policisë Kukës, i janë shprehur se po merren me këtë problem dhe që do e njoftojnë për gjithçka.”Na është hapur një dritare e madhe, saqë është kapur ky djali kemi dyshime të sakta se mund të jetë ai rrëmbyesi. Gruaja ime, gjyshja e Bleonës e ka parë këtë 19-vjeçarin ditën që u zhduk Bleona. Kemi dyshime se ai ka lidhje me rrëmbimin. Kemi shpresa se vajza është gjallë dhe ishallah kthehet në shtëpi”,-është shprehur Zenel Mata.Sipas këtij të fundit të gjitha dishimet ja kanë treguar policisë, dhe se kërkojnë nga ana e saj, rifillimin e hetimeve me qëllim zbardhjen e plotë të zhdukjes së mbesës së tij. Lidhur me këtë ngjarje policia është duke bërë të gjitha verifikimet e nevojshme, por deri në orët e mbrëmjes së djeshme nuk është arritur të bëhet lidhja e zhdukjes së Bleona Matës me shtetasin Begzim Isa.

Kërkimet për Bleonën

Mbi 200 forca folicie të reparteve të ndryshme kanë kontrolluar malin e Zapodit, aty ku u zhduk Bleona Mata. Kërkimet janë kryer në vitin 2010 dhe në 2011, si nga policia ashtu edhe nga banorët, por që nuk u arrit të gjendej asnjë gjurmë. Më pas kërkimet u shtrinë në zonën e kufirit me Kosovën dhe Maqedoninë, por edhe në këto dy shtete nuk u gjet asnjë gjurmë që do vërtetonte zhdukjen e Bleona Matës.

 

Vajzat dhanë dëshmi kontradiktore

Zhdukja e Bleonës në 22 maj

dhe heshja e gjatë e 5 vjazave

Bleona Mata është zhdukur, në mënyrë misterioze, në malin e fshatit, teksa shoqërohej nga 5 kushërirat e saj, pasditen e 22 Majit të vitit 2010. Kërkimet për të u shtrinë në të gjithë vendin, por edhe jashtë tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e saj. Vajzat pohuan se vogëlushja iu drejtua shtëpisë dhe ato nuk dinin më gjë për fatin e saj.Për gati një muaj me rradhë Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka kryer marrjen në pyetje të pesë vajzave duke i ballafaquar me njëra-tjetrën, por sërisht ato nuk kanë qënë në gjëndje të tregojnë atë se çfarë ndodhi me fatin e Bleona Matës. Herë pas herë vajzat kanë dhënë dëshmi konradiktore duke bërë që policia dhe prokuroria të ngrenë dyshimet mbi to, por për shkak të mungesës së provave, të pesta vajzat përfshirë këtu dhe halla e saj, kanë shpëtuar nga përgjegjësia penale. Ndërkohë që lidhur me këtë ngjarje, 4 oficerë të Policisë së Shtetit janë dislokuar për gati një vit në qytetin e Kukësit me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore operative, por edhe kjo taktikë nuk gjeti asnjë të dhënë rreth fatit të vogëlushes. Nisur nga kjo situatë, policia vuri në shërbim të çdo informatori një shumë financiare, por që në fakt edhe kjo mënyrë nuk rezultoi efikase. Pas dy vitesh hetime, prokuroria vendosi të pezullojë dosjen, duke ia kthyer atë Policisë së Shtetit.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency