Kritika e deputetit, Erion Braçe: Jo koalicionit partiak me tryeza, duhen vota interesash

0
153

bracweListat e deputetëve, Braçe: Mbetem partizan i primareve në SHBA

 

Deputeti i PS-së, njëkohësisht anëtari i kryesisë së kësaj force politike, Erion Braçe, kritikon mënyrën se si aktualisht po veprohet lidhur me koalicionet zgjedhore. Në një intervistë për “News 24”, Braçe thekson se duhet një koalicion opozitar që del jashtë koalicioneve partiake. Nga ana tjetër, deputeti socialist e konsideron një lëvizje boshe kërkesën e mazhorancës për zhvillimin e një referendumi për miratimin e tri ligjeve. Deputeti socialist flet edhe për listat e kandidatëve për deputetë, duke theksuar se mbetet partizan i modelit të primareve në SHBA.

 

Mazhoranca ka kaluar vetëm me votat e saj nismën për referendum për miratimin e 3 reformave, a besoni se është i mundur?

Referendumi, jo çështje serioze, shantazhim ndaj opozitës, as ata vetë s’janë të sigurt në këtë nismë. Ata e sollën në Kuvend për t’i thënë opozitës ose referendumin ose votoni ato 3 ligjet e famshme, që tashmë s’i konsideron njeri kushte për integrimin në BE, as i ekspozon njeri si kushte për detyrim e Shqipërisë për të marrë ftesën për negociata. Është e qartë, është një lëvizje boshe e Berishës, për të tërhequr vëmendjen e opinionit, nga ajo që mbetet sfida kryesore, zgjedhje të lira e të ndershme, ku qytetarët të zgjedhin me votë cila qeveri do t’i drejtojë. Kjo është sfida e vendit.

Po për sa u përket koalicioneve para dhe postzgjedhore. Tashmë kemi një ftesë zyrtare ndaj Aleancës Kuq e Zi dhe po flitet për një koalicion të mundshëm paszgjedhor. A është strategjia e duhur për të maksimalizuar votat?

Kam folur për një koalicion që del jashtë koalicioneve partiake, sepse koalicionet partiake shtojnë votën partiake, por nuk thithin votën e interesave, që lidhen drejtpërdrejtë me të majtën. Unë mendoj se PS ka shpallur koalicionin, që ka parti me interesa partiake. Por mendoj se PS të zgjerojë koalicionin, me gamë të ndryshme interesash, dhe jo vetëm me tryeza, por me njerëz në Kuvendin e Shqipërisë, natyrisht do t’i bëjë politikës shqiptare dhe shoqërisë për të dëgjuar dhe për të zgjeruar përfaqësimin me kategori sociale, zëri i të cilëve pak dëgjohet, që partitë politike kanë marrë angazhim por pak janë dëgjuar. Në opinionin tim do te duhet që të përfaqësohen shtresat dhe kategori sociale që duhet të mbrojnë interesat e tyre, brenda koalicion, pse jo punëtor, pse jo sipërmarrës që janë jashtë suazën së klientelës politikës. Ata që kanë ngritur biznesin me djersë e ballit, pa interesa politike koncesione e tendera. Sipërmarrës që janë ngritur nga toka me punën e tyre të ndershme. Pse jo kategori sociale për të cilat flasim shumë po bëjmë pak, si para ose tetraplegjikët. Këta persona janë shumë më të shkolluar, madje të mbishkolluar se një pjesë e madhe e deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë. Do të duhet të jenë në kuvend të mbrojnë interesat e tyre ne Kuvend, dhe për fat të mirë interesat e tyre përputhen me ato të së majtës. Për të folur për kategoritë e tjera si ish-ushtarakët, të papunët, të cilët mund të përfaqësojnë më mirë se kushdo interesat e tyre. Koalicioni ynë përtej kornizës partiake, por të përfshijë interesa shumë të gjëra njerëzish që kanë nevojë që përfaqësohen në Kuvendin e Shqipërisë. PS të shkojë drejtë shtresave të papërfaqësuara, politika është e mbipërfaqësuar. Madje mënyra si zgjidhen njerëzit, deputetët është e mbipërfaqësuar, madje për shkak se i zgjedh njerëzit është e keqpërfaqësuar qoftë nga niveli i arsimor, profesional apo i ekspertizës, qoftë nga pikëpamja e integritetit moral, që duhet të jetë bazë për përfaqësimit në parlament.

 

Po për sa u përket listave të deputetëve, ka pasur debate brenda PS-së, një pjesë kërkojnë të merret mendimi i bazës, ndërsa një pjesë nga kryesia, pra lidershipi. Ju cilin mendim përkrahni?

Kjo është një çështje e brendshme e PS-së. Unë pres të flas në forumet e partisë, me gjithë dimensionin që ka, duke filluar nga mënyra më e mirë si mund të ndërtohet një listë me kandidatë për deputetë. Veçanërisht në kushtet e këtij sistemi elektoral që s’ka ballafaqim të drejtpërdrejtë të deputetit me qytetarin. Kriteret që duhet të jenë themelore deri te mënyra e përzgjedhjeve, unë jam partizan i modelit të primareve në SHBA.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency