Braçe: Punëtorët e ARMO-s, 5 muaj pa rrogë, askush nuk flet

0
120

 

braceDeputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, duke bërë të ditur se nuk është marrë asnjë masë për punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës nën kompaninë ARMO, deklaroi se ata kanë 5 muaj pa marrë rrogat. Po për punëtorët a mendon kush? Unë nuk di ç’të bej më! Kam folur në Kuvend, kam folur në media, kam folur në publik, kam shkuar edhe në Prokurori, poooooor hiç, nuk dëgjon kush dhe nuk ndryshon gjë fare. Punëtorët e uzinës së përpunimit të naftës nën kompaninë ARMO kanë 5 muaj pa marrë rrogat! Në pikë të hallit e për bukën e gojës! Akush nuk reagon, punëtoret jo e jo. E thjeshtë, nuk i mbron kërkush. Padroni i mban në punë pa paguar, por po folën i heq. Zgjedhja “më e mirë” për ta është të rrinë pa u paguar në punë e të mos flasin”, – tha Braçe. Sipas deputetit socialist, kjo që po ndodh me këta punëtorë është një dhunim të drejtash, dinjiteti e personaliteti. Në të njejtën gjendje janë edhe punëtoret e kompanisë Albpetrol! Me vonesë në dy pagat e fundit!! Kompania publike po degradohet në kompani politike që e “menaxhojnë” PD dhe LSI. Por rrogat punëtorëve nuk ua japin! Ministri i Ekonomisë publike, ai që thotë se është socialist shkon e flet për monopolizim total në një kompani private, por për punëtorët e kompanisë mëmë, asaj që zotëron të gjitha të drejtat nuk flet asnjëherë! Për të ka vetëm një zgjidhje: privatizimi!”, theksoi anëtari i kryesisë së PS-së. Në fund të reagimit të tij, Braçe nuk nguroi të kritikonte qëndrimet e forcës politike ku bën pjesë lidhur me shtresën e punëtorëve duke thënë: “Në anën tjetër, shumë pak flitet për punëtoret kudo! Biznesi, biznesi, biznesi-lexon e dëgjon gjithandej, në programe, deklarata etj.! Kur i pyet: Po për punëtorët kur e kush do flasë, merr si përgjigje: Sindikatat!”

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency