Këshilli Bashkiak, Basha: Hipotekim 260 blloqeve banimi

0
158

Blerta Mrishaj

keshilliKryebashkiaku Basha: Japim lejet e shfrytëzimit për afro 11 mijë njësi banimi, dyqane etj., që përfaqësojnë interesat e afro 50 mijë qytetarëve të Tiranës, por në të njëjtën kohë përfaqësojnë një kapital shumë të madh kolateral të ngrirë

 

Në lidhje me aktin normativ të qeverisë, për hipotekimin e afro 260 blloqeve të banimit me përfitues të drejtpërdrejtë afro 50 mijë qytetarëve të Tiranës, Basha tha se është një proces i cili ka nisur dhe është shtrirë në disa prej kategorive problematike. Kategoria që do të përfitojë me miratimin e kësaj mase, përfaqëson edhe një prej kategorive më problematike, atë të ndërtimeve me leje, por të ekzekutuara me probleme, të cilat e kanë bërë të pamundur deri më sot pajisjen me leje shfrytëzimi që i hap rrugë pastaj pajisjes me tapitë, apo me dëshmitë hipotekore të kadastrës. Nëpërmjet aktit normativ, njësitë vendore kudo duke përfshirë Bashkinë e Tiranës pajisen me instrumentet e nevojshëm ligjorë për të çarë problematikën që kishte bllokuar deri tani këto lloj ndërtimesh.

Hipotekat

“Ne brenda një kohe fare të shkurtër do jemi në gjendje të japim lejet e shfrytëzimit për afro 11 mijë njësi banimi, dyqane etj., që përfaqësojnë interesat e afro 50 mijë qytetarëve të Tiranës, por në të njëjtën kohë përfaqësojnë një kapital shumë të madh kolateral të ngrirë, i cili shpresojmë që me këtë proces të futet në treg. Bëhet fjalë për dhjetëra, qindra, miliona euro vlerë të këtij kolaterali, i cili padyshim do të ndihmojë edhe më tej axhendën tonë për t’i dhënë qytetit sa më shumë frymëmarrje dhe oksigjen në fushën e zhvillimit ekonomik dhe krijimit të shanseve për punësim”, – shpjegoi Kryebashkiaku.

Kredia

Sakaq kanë marrë miratimin edhe tri vendime që kanë të bëjnë me aspektin e strehimit dhe prekin të tri fushat, sistemin e pikëzimit për banesat sociale në Shkozë, trajtimin e familjeve, e 179 familjeve me subvencion për interesat e kredisë në rolin tonë si administratorë të kredive të buta, të qeverisë shqiptare për shtresat në nevojë dhe trajtimin e 8 familjeve me bonus strehimi, sipas kritereve të përcaktuara në ligj dhe materialet bashkangjitur për miratim. “Po në fushën e zhvillimit ekonomik, kemi edhe një projekt-vendim për miratimin në parim të dhënies me qira të një objekti, aktualisht të vënë në dispozicion të një ndërmarrjeje ekonomike që punëson afro 1300 qytetarë, shumica të Tiranës. Natyrisht, me miratimin e kësaj procedure hapen edhe njëherë procedurat e konkurrimit por e përmenda këtë shifër se në qoftë se sot kjo ndërmarrje punëson 1300 vetë, mendoj se ky duhet të jetë edhe një tregues, nuk mund të zbresim poshtë këtij treguesi, në çfarëdo lloj marrëdhënie të re që mund të lidhim e cila pa paragjykim mund të përfshijë natyrisht edhe të njëjtin operator i cili në këmbim mund të ofrojë edhe më shumë vende pune por kjo është një procedurë ligjore e cila do të ndiqet në mënyrë të përpiktë, siç e parashikon ligji. Ajo që kërkohet nga ju si Këshill, me shumicë të kualifikuar, është të miratoni në parim dhënien me qira të këtij objekti i cili deri tani është dhënë dy herë dhe i përdorur nga një investitor i huaj”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency