Këshilli Bashkiak Drejt hipotekimit 11 mijë apartamente

0
129

Blerta Mrishaj

APARTAMENTETAkti normativ i qeverisë, i cili pasohet nga lista që miratohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, që pritet të mbahet 28 shkurt, i hap rrugën hipotekimit të 260 apartamenteve, me një sipërfaqe totale rreth 930.000 m2, ku janë rreth 11000 apartamente me përfitues direkt rreth 44 mijë qytetarë

 

11 mijë apartamente me përfitues direkt 44 mijë qytetarë kanë gati tashmë lejen e ndërtimit për të aplikuar më pas në marrjen e hipotekës, certifikatës së pronësisë. Pas aktit normativ të qeverisë, pritet që në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak i hapet rruga hipotekimit të 260 apartamenteve, me një sipërfaqe totale rreth 930.000 m2, ku janë rreth 11000 apartamente me përfitues direkt rreth 44 mijë qytetarë. Miratimi i listës së strukturave që pajisen me leje përdorimi sipas këtij akti normativ bëhet me vendim të këshillit vendor të njësisë përkatëse të pushtetit vendor.

Kontrolli

Bashkia do të vijojë ushtrimin e akt-kontrolleve për konstatimin e shkeljeve, edhe në rastet e objekteve të tjera, nën 3 kate, të cilat do t’u paraqiten për miratim në një fazë të dytë, brenda afatit ligjor të përcaktuar nga ky akt normativ. “Ju sqarojmë se ky akt normativ trajton vetëm ato struktura/objekte, për të cilat janë konstatuar shkeljet nga Zyra e Urbanistikës në periudhën pas vitit 2006, pasi kishte përfunduar afati për vetëdeklarim për legalizim që përcaktonte ligji nr. 9482, datë 3.4.2006 për “Legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje” (i ndryshuar) i cili ka qenë deri në 4 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji (pika 2, neni 7). Rrjedhimisht ndërtimet me shkelje të kondicioneve të lejeve, subjektet e të cilëve kanë aplikuar pranë ALUIZNI-it, dhe janë në proces trajtimi nga ana e tyre, përjashtohen nga fusha e veprimit të këtij akti”-thuhet në vendimin i cili prite t’i paraqitet për vendim Këshillit Bashkiak, në mbledhjen e 28 shkurtit. Përmes këtij akti zgjidhet situata e krijuar në bllokimin e procedurave të regjistrimit në ZRPP për një numër të madh qytetarësh që tashmë i kanë në përdorim këto objekte, tek të cilat janë kryer shtesa pa leje (anësore apo në lartësi, tej lejes së ndërtimit, shkelje të kondicioneve teknike të lejes, ndryshim të projektit te miratuar, etj), dhe të marrin një zgjidhje përfundimtare të problemit që ka ardhur jo për faj te tyre.

Mbledhja

Mbledhja do të mbahet të enjten e 28 shkurtit, e para për vitin 2013. Kjo mbledhje pritet të ketë një sërë vendimesh të rëndësishme, pasi do të paraqiten për shqyrtim 18 vendime, prej të cilave do të përfitojnë qytetarët dhe bizneset.

Lista e objekteve gjendet tek gazeta “Standard”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency