Provimet e maturës, publikohen datat zyrtare, pyetjet që do të ketë testi

0
138

Driçim Çaka

provimetMë shumë pikë për pyetjet me zhvillim

Përcaktohen dy datat e provimeve të lirimit

 

Janë miratuar datat se kur do të zhvillohen provimet e maturës 2013. Nëpërmjet një udhëzimi, Ministria e Arsimit ka përcaktuar tri datat e provimeve të detyruara dhe provimeve me zgjedhje. Kështu, provimi i parë do të jetë në datën 31 maj dhe si gjithmonë do të jetë Gjuhë shqipe dhe letërsia. Në datën 14 qershor do të jepet provimi i dytë i detyruar në Matematikë. Menjëherë pas provimeve të detyruara maturantët do të kenë 15 ditë kohë për t’u përgatitur për provimet me zgjedhje. Të dy provimet me zgjedhje do të zhvillohen në datën 29 qershor dhe me dhënien e tyre përfundon procesi i testimit dhe fillon vlerësimi i provimeve. Nëse maturantët gjatë vitit të fundit nuk arrijnë të kalojnë vitin atëherë nuk do të kenë mundësi të marrin pjesë në provimet e maturës. Ministria e Arsimit sqaron se deri në datën 23 maj Agjencia Kombëtare e Provimeve do të ketë listën me emrat e të gjithë nxënësve mbetës të cilët do të çregjistrohen menjëherë nga lista e provimeve të detyruara dhe të provimeve me zgjedhje.

Provimet e detyruara

Provimet e maturës do të fillojnë në orën 10 në datat e përcaktuara nga MASH. Testi për secilin nga provimet e detyruara do të përmbaj 25 pyetje. Nga 25 pyetje në total 13 prej tyre do të jenë me alternativa ndërsa 12 do të jenë pyetje me zhvillim. MASH edhe për këtë vit ka përcaktuar se pyetjet me alternativa do të kenë 1 pikë ndërsa 12 pyetjet me zhvillim do të vlerësohen në total me 37 pikë. Testi për provimet e detyruara do të ketë maksimalisht 50 pikë. Provimet e detyruara sipas udhëzimit të MASH do të zgjasin jo më shumë se 2 orë e 30 minuta.

Provimet me zgjedhje

Ndryshe nga provimet e detyruara, testi i provimeve me zgjedhje do të ketë 20 pyetje. Nga 20 pyetje në total 10 prej tyre do të jenë me alternativa ku secila do të ketë 1 pikë. 10 pyetjet e tjera do të jenë me zhvillim ku në total do të vlerësohen me 30 pikë. Testi i provimeve me zgjedhje do të ketë maksimalisht 40 pikë. Provimet me zgjedhje do të zgjasin jo 3 orë.

Rregullat

Kandidatët që do të japin vetëm 1 provim me zgjedhje do të fillojnë provimin në orën 10:00 dhe do ta përfundojnë në orën 13:00. Për këta kandidatë do të ketë mjedise të veçanta për të zhvilluar provimin. Për ata maturantë të cilët do të mbesin në një nga provimet e maturës do të kenë mundësin e riprovimit sesionin e dytë që zhvillohet në shtator.

Provimet e lirimit

Ministria e Arsimit ka bërë publik dhe datat zyrtare të provimeve të lirimit. Sipas udhëzimit ët MASH provimet do të zhvillohen në dy data. Provimi i parë do të jetë i Gjuhës Amtare që do ët zhvillohet në 12 qershor. Provimi i dytë do të jetë në Matematikë i cili do të zhvillohet në 19 qershor. MASH thekson se për shkollat e pakicave greke në Gjirokastër provimi i lirimit do të zhvillohet në gjuhën amtare, tezat e provimit do të përgatiten nga specialistët e Drejtorisë arsimore Gjirokastër. E njëjta skemë do të përdoret dhe për pakicën kombëtare maqedonase në Korçë. Për nxënësit që nuk shikojnë do të jetë Agjencia Kombëtare e Provimeve që do të tërheqë testin. Mbetësit kanë të drejtën e riprovimit në sesionin e dytë.

 

 

 

Fondi Shqiptar i Zhvillimit fillon punën për rikonstruksionin e rrugës Prush – Gropaj – Kthesa e Kasharit

20 mijë banorë të komunave Kashar dhe Vaqarr në rrethin e Tiranës, por dhe zonave përreth së shpejti do të komunikojnë midis tyre me rrugë të asfaltuar të parametrave bashkëkohore. Rruga Prush – Gropaj – Kthesa e Kasharit 5.8 km e gjatë, është një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, që lidh këto komuna me njëra-tjetrën, por edhe me autostradën Tiranë – Durrës dhe rrugën nacionale Tiranë – Ndroq. Kjo rrugë është financuar nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të tjerë. Gjendja e rrugës ekzistuese ka qenë tejet e amortizuar dhe kalohet me vështirësi nga automjetet. Rruga është e ngushte dhe limiton kalueshmërinë e mjeteve të rënda që punojnë në bizneset e zonës. Shtresat asfaltike janë të dëmtuara dhe kanalet kulluese në pjesën më të madhe të rrugës janë jashtë funksioni. Po ashtu mungon sinjalistika dhe veprat e artit janë jashtë parametrave teknike. Mungojnë trotuaret megjithëse në të dy anët e rrugës janë të lokalizuara shkolla dhe kopshte. Rruga e re do të ketë një gjerësi prej 5.5 m asfalt, dhe 2 bankina nga 0.5 m. Ajo do të jetë e pajisur me trotuare në të dy anët e rrugës në zonat e banuara. Projekti parashikon mure mbajtës në pjesët ku do të ketë skarpate, pastrim dhe rehabilitim të kanaleve ekzistues, ndërtim të veprave te reja te artit. Problemit të ujërave në rrugë i është dhënë zgjidhje me anë të ndërtimit të tombinove të betonit, tubave të çelikut si dhe kanaleve të reja. Struktura e re e rrugës ka marrë parasysh zgjerimin e trupit të rrugës, për t`iu përshtatur sa më mirë trafikut të zonës. Po ashtu rruga do të ketë të gjithë sinjalistikën e nevojshme, ku kujdes i veçante është treguar pranë shkollave, kopshteve dhe qendrave shëndetësore të lokalizuara në të dy anët e rrugës. Kohëzgjatja e punimeve për rikonstruksionin e këtij segmenti rrugor është parashikuar 12 muaj. Drejtori Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit z. Benet Beci, i pranishëm në fillimin e punimeve, përmendi se segmenti rrugor Prush – Gropaj – Kthesa e Kasharit, punimet e të cilit sapo kanë filluar, është një arterie rrugore mjaft e rëndësishme jo vetëm për 20 mijë banorët e zonës por edhe për bizneset që zhvillojnë aktivitetin e tyre në këtë zonë.

 

30 fëmijë, nga rruga në qendrat e strehimit social

30 fëmijë të cilët lypnin apo jetonin rrugëve, tashmë kanë një strehë ku mund të jetojë. Sipas raportit të Shërbimit Social Shtetëror, vetëm në 6-mujorin e dytë të vitit 2012 ka pasur një punë të vlerësueshme nga ana e institucioneve, të cilat kanë arritur të largojnë dhjetëra fëmijë nga puna. Këto të dhëna u bënë publike në analizën vjetore të punës të bërë nga SHSSH. Gjithashtu rreth 140 fëmijë kanë gjetur një vatër familjare të cilët për vite me radhë janë trajtuar në shtëpitë e fëmijëve. 53 nga këta fëmijë janë birësuar dhe 66 janë marrë nën kujdestari të përkohshme, ndërsa 34 të tjerë i kanë rimarrë familjet e tyre biologjike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency