Sherri për pronat me Kryqin e Kuq pushohet padia e princit Leka Zogu

0
203

Elton Qyno

leka zoguGjykata mbyll dosjen e konfliktit për pronësinë e godinës së ish-pallatit të princeshave në Tiranë.

Mungesa e avokatit solli mbylljen e dosjes. Pritet që familja mbretërore të bëjë sërisht padi

 

Konflikti gjyqësor mes familjes mbretërore, Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Agjencisë së Kthimit të Pronave për pronësinë e pallatit të princeshave, që ndodhet përballë parlamentit është shuar si pasojë e vendimit të gjykatës së kryeqytetit. Vetë trashëgimtari i kurorës mbretërore, Leka Zogu, që ka paditur në gjykatë Kryqin e Kuq Shqiptar për marrjen e pronësisë së pallatit të princeshave, ku sot ndodhet Biblioteka e Librit të Huaj, nuk është paraqitur në gjykatë, duke bërë që kjo e fundit të vendosë pushimin e padisë, pasi vetë paditësi por edhe përfaqësuesi ligjor i tij, nuk kishin argumentuar mungesën në sallën e gjyqit. Vendimi për pushimin e çështjes civile është marrë në 20 dhjetor të vitit të kaluar, ku gjyqtari Agron Zhukri pasi ka konstatuar mungesën e avokatit mbrojtës Kujtim Capo, ka vendosur pushimin e gjykimit për konfliktin e lindur mes trashëgimtarit të familjes mbretërore, Leka Zogu, Kryqit të Kuq Shqiptar dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Nisur nga ky vendim, tashmë konflikti për pronat mes këtyre institucioneve është rrëzuar, ndërkohë që zëra pranë oborrit mbretëror pohojnë se pavarësisht së gjykata ka vendosur pushimin e padisë civile, shumë shpejt ata do i drejtohen sekretarisë me një tjetër padi, ku do kërkojnë pronësinë e godinës së Bibliotekës së Librit të Huaj, që dikur ka qenë pallati i princeshave të mbretërisë së Zogut.

Vendimi i gjykatës

Ka mjaftuar vetëm mungesa e avokatit mbrojtës të familjes mbretërore që gjykata të pushojë padinë e kësaj familjes kundër institucionit humanitar Kryqit të Kuq Shqiptar, dhe Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Në vendimin e saj gjykata shprehet se në seancën gjyqësore të datës 20 dhjetor 2012, pala paditëse, përfaqësuar nga avokati Kujtim Capo, nuk u paraqit, ndonëse kishte dijeni nga prezenca në seancën e kaluar të, datës 8 nëntor 2012, shkak për mosparaqitje nuk ka. Gjykata, pasi hetoi shkaqet e mosparaqitjes së palës kërkuese, duke bërë verifikimet përkatëse në kryesekretari, sekretari, protokoll, bazuar në nenin 179 të K. Pr. Civile, i cili shprehimisht parashikon; “Nëse paditësi ose asnjë nga palët, pa ndonjë shkak të arsyeshëm, nuk paraqiten, si në veprimet përgatitore ashtu edhe në seancë gjyqësore dhe rezulton se kanë dijeni rregullisht, gjykata apo gjyqtari i vetëm vendos pushimin e gjykimit…”,dhe të nenit 299/c të K. Pr. Civile, ku thuhet se “gjykata vendos pushimin e gjykimit kur pushimi i gjykimit parashikohet shprehimisht ne ligj”, çmon se duhet vendosur pushimi i gjykimit të çështjes.

Sekuestrimi nga italianët

Pas problemeve financiare dhe problemeve me kredinë bankare, trashëgimtari i familjes mbretërore, Leka Zogu II, iu drejtua pak muaj më parë Gjykatës së Tiranës, ku i kërkonte kësaj të fundit rikthimin e pronave të familjes së tij. Mes kërkesave për rikthim nga qenë dhe ish-pallati i princeshave, që sot zotërohet nga Biblioteka e Librit të Huaj dhe që është në pronësi të Kryqit të Kuq Shqiptar. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se kjo godinë është sekuestruar nga ushtria fashiste italiane në vitin 1939 dhe më pas pronësia i ka kaluar Kryqit të Kuq ku dhe në atë kohë është vendosur një ekip i kësaj organizate humanitare. Mirëpo pas ndryshimit të kohërave, tashmë pronësia mbi këtë godinë pretendohet nga trashëgimtari i kurorës mbretërore Leka Zogu II, i cili kërkon që nëpërmjet gjykatës të marrë pronësinë mbi objektin. Në objekt padinë që Leka Zogu II kishte dorëzuar në gjykatë kërkohet “Anulim i vendimit nr. 38 datë 27 maj 1997 të KKP Bashkisë Tiranë. Detyrimin e të paditurit Kryqi i kuq Shqiptar të njohë pronar paditësin Leka II Zogu për godinën dykatëshe me sipërfaqe trualli 1300 m2 pallati princeshave sot Biblioteka e Librit të huaj. Detyrimin të paditurës ZVRPP Tiranë të fshijë nga regjistrimi pronën e trajtuar në VKK e pronave nr. 38 datë 27.5.1997 dhe detyrimin e saj, për të bërë regjistrimin e kësaj prone në favor të trashëgimtarit të të ndjerit Ahmet e Leka Zogu, i paditësit Leka II Zogu. Të vendoset masë e përkohshme e sigurimit të padisë duke mos u lejuar tjetërsimi i kësaj prone si dhe depozitimi i kërkesë padisë pranë ZVRPP Tiranë.

 

U shkarkuan nga Ina Rama dhe Topi, 6 prokurorët fitojnë gjyqin, rikthehen në punë

Kryeprokurori Adriatik Llalla rikthen në detyrë 6 prokurorë që u shkarkuan nga ish-kryeprokurorja Ina Rama. Të gjashtë prokurorët kanë fituar gjyqin kundër Prokurorisë së Përgjithshme, duke përfituar nëpërmjet gjykatës rikthimin në vendet e punës ku kanë qenë. Mirëpo prej më se dy vitesh, të gjashtë prokurorët nuk janë rikthyer në punë, pasi ish-kryeprokurorja Ina Rama nuk pranonte të zbatonte vendimet e Gjykatës së Lartë, e cila ka vendosur për rikthimin e tyre në detyrë. Gjashtë prokurorët e rikthyer në punë janë Bardhyl Shehu, Rita Gjati, Tom Dedaj, Bajram Breçani, Drini Pali dhe Ilia Bano. Mësohet se në datën 12 korrik 2012, Bardhyl Shehu ish-prokuror në Kurbin, Tom Dedaj ish-prokuror në Laç dhe Rita Gjati ish-prokurore në Sarandë i janë drejtuar Komisionit Parlamentar të Ligjeve me një ankesë në lidhje me moszbatimin e vendimeve të formës së prerë të dhëna nga gjykatat për kthimin e tyre në punë, ankesë për të cilën është vënë në dijeni dhe Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu. Ndërkohë, 2 prokurorët Bardhyl Shehu dhe Tom Deda i janë drejtuar Prokurorisë së Tiranës, duke kallëzuar penalisht ish-prokuroren e Përgjithshme Ina Rama e cila ka motivuar mosrikthimin e tyre në punë me mungesën e vendeve vakante. Të gjithë prokurorët janë shkarkuar nga puna, me firmën e Ina Rama dhe dekretin e ish-presidentit Bamir Topi, vendime këto që në të gjitha rastet janë hedhur pushtë nga sistemi gjyqësor.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency