Kalivaçi, reportazhi i vitit Mashtrimi me ndërtimin e një nga hidrocentraleve më të rëndësishme në vend

0
133

 

 

kalivaciVitet 2012-2013 duhet të ishin vitet kur do të fillonte prodhimi i energjisë në hidrocentralin e Kalivaçit. Një hidrocentral fantazmë, i cili ekziston nëpërmjet mashtrimeve të një të ashtuquajturi “investitor Beçhetti”. Sot në Kalivaç, në një fshat të Tepelenës, nuk ka hidrocentral, nuk ka vepra të rëndësishme që do të ndihmojnë zonën, por ka makineri të prishura, ura që kanë funksionuar shumë pak dhe më e rëndësishmja, ka ende vaka që transportojnë investitorin Beçhetti për të kaluar lumin. Pyetjes se kur do të ketë zgjidhje historia e hidrocentralit fantazmë nuk po i jepet ende përgjigje. “Standard” përgjatë vitit 2012 ka denoncuar disa herë aferat korruptive që po bëhen me Kalivaçin nga investitori italian Beçhetti.

Historia

Historia e Kalivaçit ka nisur që në vitin 1997. Në atë kohë ivestitori Beçhetti merr liçencën nga qeveria për të nisur ndërtimin e një prej hidrocentraleve më të mëdhenj në vend. Sipas kontratës së viti 1997 pordhimi I energjisë duhet të fillonte në vitin 2002.  Ndërsa sipas kontratës së viti 2000 është nënkuptuar se prodhimi do të fillojë në vitin  2005, duke e marrë të mirëqënë, se punimet ende nuk kishin filluar. Sipas kontratës së viti 2007, prodhimi do të fillonte në vitin 2011, ndërsa praktikisht në këtë zonë nuk është bërë ndërtimi I asnjë gjejë serjoze por vëtm ndërtime sa për tu dukur. Edhe vet banorët e Kalivaçit nuk shpresojnë më në ndërtimin e hidrocentrali, madje ata shprehen se në zonën e tyre vetëm do të gërmohet. Në një prononcim për gazetën Kryeplaku I Kalivaçit Loli Zeneli thekësoi se gërimet kanë vite që po bëhet madje ai besonte se ndërtimi I këtij hidrocentrali do të jetë thjesht çështje e të gërmuarit të lumit dhe asgjë më shumë.

2008

Në shkurt të vitit 2008, kreu i AKBN-së informonte ministrin Ruli se iu kërkua shoqërisë ndërtuese të vinte në dispozicion dokumentacionin për të gjitha punimet e kryera, pagat, shlyerjen e detyrimeve ndaj shtetit, por në përgjigje u dha vetëm një dokumentacion që tregonte realizim punimesh në vlerë, pa asnjë hollësi tjetër. Kryetari i atëhershëm i AKBN-së kërkonte mbështetje nga autoriteti i ministrit për të vazhduar kontrollin më tej. Ndërkohë, e njëjta agjenci konstaton më datë 25 tetor të vitit të kaluar se akti i piketimit, që duhej të hartohej para fillimit të ndërtimeve, e që të ishte një material grafik, i shoqëruar edhe nga një procesverbal, në fakt ishte thjesht një vizatim, por mungonin pozicionet me koordinata e kuota të të gjitha objekteve të veprës siç do të ndërtohen, ku të specifikohej edhe kuota maksimale në biefin e sipërm dhe ajo minimale në biefin e poshtëm. Po kështu, raporti i mbikëqyrësit për punimet e realizuara nuk ishte firmosur e as vulosur nga dikush dhe nuk kishte një situacion përkatës. Po kështu, matjet e prurjeve 30-vjeçare, ato të katër viteve të ndërtimit apo verifikimi i seksioneve efektive dhe kapacitetit të devijimeve ekzistuese nuk ishin të nënshkruara, për disa matje nuk kishte fare vlera. Fakti më i rëndë nga të gjitha këto konstatime të AKBN-së duket se është ai që – duke iu referuar bilancit financiar të kompanisë të vitit 2009 – investimet në pajisje e makineri janë kryer në masën e 1.5 milionë lekëve, ndërkohë që vlera totale e përfshirë në kontratë është… 129 milionë euro! Ndërkohë, dokumentacioni ishte i pashoqëruar me fatura tatimore, situacione të punimeve, madje edhe deklarata doganore për zhdoganimin e pajisjeve të importuara.

 

Reportazhi i “Standardit” në Kalivaç

 

Në këto ditë kur qielli është nxirë nga moti i keq dhe zymtësia e ka vendin natyrshëm në dimër, sidomos kur sheh vende të gërryera e male të ngrëna prej eskalatorëve buzë lumi, nuk mund të jesh indiferent. Kjo gjendje trazohet akoma më keq kur mëson se në vende të tilla janë hedhur miliona dhe gënjeshtra e bën akoma më të thellë gropën e punëve të lënë në mes.

Këtë të thonë në fshatin Kalivaç, kur kalon pranë lumit dhe sheh si gojë të mëdha kanë ngrënë kodrën e bregun bashkë, e qëndrojnë ashtu të hapura prej kohësh. Është pamje më tej se e zymtë, duke iu afruar imazhit të katastrofës që nuk kapërdihet aq lehtë në atë zonë.

Është hidrocentral! Jo, absolutisht. Siç shihet nga fotot, pamja e ofruar është jashtë normales. Duket qetësi aty rrotull. Por, njerëzit dhe makinat që shkelin ato rrugë e ngacmohen nga pamja sigurisht që tundin kokën në keqardhje edhe pse ironia ka përballë një kodër gërmuar shkallë-shkallë. Ja ky është “hidrocentral”?! Më tutje një kanal me ujë të turbullt përcjell gjithë pamjen krejt i vetëm. Ndërsa lumi është shndërruar në një gjendje katastrofale. Realisht vështirë të marrë këtë emër sot. Mbi përbërjen e tij gurore është improvizuar një rrugë që duket prej kamionëve të rëndë. Ndjekim këtë gjurmë dhe në vend na ndal përpara, ashtu siç e parashikuam: një automjet i ndarë në dysh, koka në një anë e rimorkio në anën tjetër. Rrijnë në baltë prej kohësh, po buzë lumit. Njerëzit, që kalojnë në të rrallë aty tregojnë se ka kohë ajo gjendje. Edhe pse dihet që aty do të ndërtohej një hidrocentral, ose të paktën duhej të ishte mbaruar tashmë, askush nuk e di pse ajo gjendje ka mbetur në vend.

Njerëzit që kanë rrahur shpesh atë rrugë tregojnë se ka vite që aty veç hapet gropa, e gërmohet. Gërmohet e gërmohet pa kohë! Nuk besojmë se kjo është ironi e fshatarëve në ato anë! Por është shqetësim real i tyre jo vetëm për dijeninë që kanë se aty ka qenë menduar një hidrocentral, por se pafundësia e gërmimit e bën akoma më misterioze atë vend.

Qetësia përzier me frikën e errësirës i detyrojnë njerëzit të mendojnë se aty ka punë të liga. Të liga ata mendojnë sot se si gënjehet aq lehtë me paratë. Pa qenë nevoja të kesh një vesh të kujdesshëm të dëgjosh këta zëra, po ashtu dhe sy të vëmendshëm se si gërmimet kanë krijuar pellgje uji – fotografitë që po shoqërojnë e tregojnë këtë. Ndërsa në anë tjetër nuk janë aq budallenj njerëzit aty sa të mos marrin vesh kur në të rrallë kanë parë që të zbarkojnë ca njerëz interesantë aty, të veshur e “të krehur”. Tamam si në ndonjë film konspiracioni t’i tregojnë detajet, ndërsa më të guximshëm janë kur denoncojnë se e dinë shumë mirë vlerën e parave që ka marrë firma e ngarkuar për hidrocentralin dhe se përveç punës për ngrënien e malit dhe ngrënies së këtyre parave nuk kanë bërë gjë tjetër! Ne qeshim nga këto reflektime që shkojnë midis naivitetit por dhe një force të brendshme qytetarie për të mos heshtur, por për të rrëfyer atë që “nxihet” nga retë e mbulohet nga uji i lumit në ditë të zymta.

Ikim pa kthyer kokën pas, përcjellë me sytë e vendasve që presin që aty të ketë ndonjë shkëndijë në vend të gërmimeve të herë pas hershme, që me shumë ironi e fshehin të vërtetën. Mali i gërryer, e kthyer në një ngjashmëri të shkallëve që me shumë fantazi mund ta quajmë “digë” ka përballë reliktet e ekskavatorin, shkëlyer njëqind copash… po ashtu ka përballë njerëzit që e shohin prej vitesh këtë pamje, e sot nuk druhen të flasin e të denoncojnë; ç’po bëhet me lumin, ç’po bëhet me hidrocentralin, ç’po bëhet me njerëzit që marrin para për këtë, dhe ç’është bërë me këto para?!

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency