Balli Kombëtar: Trupi i Mit’hat Frashërit në atdhe, vendimi i Berishës, i duhur

0
163

MITHATNisma e Kryeministrit Berisha për kthimin në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit ka marrë mbështetje dhe vlerësim një ditë më parë edhe nga Partia e Ballit Kombëtar. Pas një mbledhjeje urgjentë të kryesisë së saj, kjo parti deklaroi se përshenjët deklaratën e Kryeministrit Berisha për kthimin në atdhe të eshtrave të Mit’hat Frashërit, themeluesit të Ballit Kombëtar dhe akuzës së bashkimit të trojeve etnike shqiptare. “Balli Kombëtar vlerëson se ky është një vendim më se i drejtë dhe një nderim i denjë për një komb, që do të kujtojë të shkuarën për të hedhur rrënjë të forta për të ardhmen. Historia po tregon të vërtetën dhe kësaj feste të 100 vjetorit të Pavarësisë që dëshmoi në mënyrën më të shkëlqyet fisnikërinë e atdhetarëve tanë dhe shqiptarëve të sotëm i shtohet edhe një moment tejet i rëndësishëm, nderimi i duhur i Mit’hat Frashërit, sikurse vetë kryeministri Berisha e përshkroi në mënyrën më objektive; “Një iluminist, një shkrimtar, një publicist, një nga njerëzit më mendjendritur të historisë tonë të letrave dhe kulturës sonë. I biri i Abdyl Frashërit i cili ka dhënë një kontribut shumë të madh në 50 vitet e historisë sonë”, thuhet në deklaratë. Sipas saj, “Koha na dha të drejtë dhe sot vetë kryeministri i vendit po dëshmon zyrtarisht se Mit’hat Frashëri mbetet simbol i atdhetarit të flaktë, i një gjeniu në kulturën dhe letrat tona, i një politikani për të cilin ideologjia sunduese për shqiptaët duhet të ishte ideologjia kombëtare. Pasuria e këtij njeriu njëherazi dëshmon se mbeti në testamentin e lënë dashurisë më të madhe të zemrës së tij, Shqipërisë. testamenti i tij, çfarë pati ia dhuroi bibliotekës, ia dhuroi Shqipërisë. deklarata e kryeministrit Berisha çon në vend amanetin e Mit’hat Frashërit dhe ky është një vlerësim për figurën e tij poliedrike, veprën e tij të çmuar në kauzën për bashkim kombëtar. Riatdhesimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit plotëson dëshirën e tij që të varrosej në atdheun e tij. Eshtrat e tij do të prehen pranë të atit të tij atdhetar, Abdyl Frashëri dhe historia jonë do të nisë kështu rrëfimin e të vërtetës, për eshtrat e të parëve mendje ndritur, atyre që bënë historinë në Shqipëri”, – thuhet në deklaratën e Ballit Kombëtar.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency