Ndarja e mandateve, PS e PD: Fitojmë, pavarësisht nga numri

0
145

kuvendiNoka: Opozita shfryn mllef ndaj banorëve të Qarkut të Kukësit, pasi ata nuk e votojnë PS-në

Ndarja e mandateve vazhdon të shkaktojë përplasje qëndrimesh mes përfaqësuesve të legjislativit shqiptar. Edhe pse Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të miratonte vendimin për ndarjen e mandateve dhe kjo çështje pritet të zgjidhet nga anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës vazhdojnë të shprehin qëndrime të kundërta lidhur me fitoren e njërës apo tjetrës palë, paçka vendimit që mund të merret nga organet përkatëse.Në kushtet kur qarqet e Kukësit dhe Beratit janë kthyer në përplasjen më të fundit politike, për faktin se cili qark duhet t’i hiqet një deputet, vetë këta të fundit nuk duken të shqetësuar për mandatin e tyre.Deputeti i Partisë Socialiste Asllan Dogjani, shprehet i sigurt në fitore, por hedh dyshime të forta në manipulimin e shifrave të popullsisë në 5 komuna. Komuna që sipas llogaritjeve paraprake, i sigurojnë sërish 4 mandate.”Sigurisht që PS në Kukës do fitojë se nuk mund të mashtrohen më. Njerëzit nuk kanë bukë të hanë. Personalisht e di lëvizjen e popullsisë nga Kukësi, vetëm ata që nuk kanë mundësi të ikin rrinë në Kukës. Se nuk kanë mundësi, prandaj. Kush ka pas një farë mundësie ka ikur, sepse atje është abuzuar me qytetarët, varfërinë”, – tha Asllan Dogjani, deputet i PS-së.Ndërkohë që nga ana e tij, ministri i Brendshëm Flamur Noka e ka quajtur të qëllimshëm qëndrimin e mbajtur nga opozita duke e argumentuar se e gjithë kjo situatë është krijuar se PS nuk votohet në Kukës.”Ata kanë dëshirën e tyre për të sulmuar dhe për të shfryrë mllef ndaj banorëve të qarkut të Kukësit, pasi ata nuk e votojnë PS. Kanë gjetur mënyrën e tyre për të sulmuar dhe për të bërë presion”, – ka thënë ministri i Brendshëm Flamur Noka.Ndërsa në Berat, të cilit llogaritë paraprake i heqin deputetin e 8, të dy forcat kryesore shpallin fitoren.”Nuk merakosem fare. Unë si deputet i PD dhe forca politike që përfaqësoj nuk prekemi fare nga ky ndryshim. Do të ketë një fitore shumë herë më të madhe dhe të thellë, ku ne pretendojmë të rrëmbejmë dhe një mandat tjetër në qarkun e Beratit”, – tha Lefter Maliqi, deputet i PD-së.”PS në qarkun e Beratit do të marr pesë deputet. I ka të gjitha mundësitë, të gjitha forcat, dhe votat. Ne do të marrim të pestin në Berat, pavarësisht nëse do të jenë shtatë apo tetë deputetë”, – u shpreh Fidel Ylli, deputet i PS-së.Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, lëvizjet e popullsisë sjellin një rishpërndarje të deputetëve në çdo qark. Kështu Berati dhe Korça penalizohen duke humbur një mandat, i cili do t’i kalojë respektivisht Durrësit dhe Tiranës.

Për sa i përket vendimit për ndarjen e mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk arriti të kalonte testin e parë në marrjen e një vendimi të rëndësishëm me shumicë të cilësuar votash që në mesin e muajit nëntor. Projekt-akti kërkonte 5 vota për t’u kaluar në komision dhe arriti të merrte vetëm 4 prej tyre. Qëndrimi i anëtarëve të opozitës në komision u justifikua se informacioni i dhënë nga ministria e Brendshme nuk ishte i plotë. Për këtë ata i dërguan edhe dy shkresa publike Ministrisë së Brendshme duke kërkuar të dhëna shtesë, por përgjigja i ministrisë ishte se informacioni i paraqitur në KQZ-së është i plotë dhe brenda kuadrit ligjor; dhe se të informacionet më të hollësishme cenonin të dhënat personale të shtetasve.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency