Konfindustria përshëndet vendimin e qeverisë për TVSH-në

0
166

kofindustKonfindustria vlerëson si hap pozitiv përpara vendimin e fundit të qeverisë së Shqipërisë për përjashtimin nga pagesa e TVSH-së për makineritë e pajisjet për investimet, që janë mbi 50 milionë lekë dhe që i shtohet vendimit të njëjtë për përjashtimin nga pagesa e TVSH-së për makineritë, pajisjet, lëndë të para, etj., që përdoren për ndërtimin e HEC-ve. Gjithashtu Konfindustria i kërkon ekzekutivit, që është e nevojshme, që pragu i shtrirjes së zbatimit të vendimit të fundit të ulet deri në vlerën prej 15 milionë lekë të vlerës së investimit.

Arsyeja e kërkesës së Konfindustrisë për uljen e pragut të përjashtimit nga pagesa e TVSH-së për makineritë dhe pajisjet vjen nga fakti, se tashmë kur ekonomia shqiptare po vuan rëndë pasojat e krizës është domosdoshmëri thithja e investimeve sidomos të huaja si mjet i rëndësishëm për përballimin e gjendjes së vështirë. Ulja e rendimentit fiskal për 10-mujorin e parë të vitit 2012 me mbi 160 milionë USD me pak të ardhura për buxhetin e shtetit flet qartë për gjendjen e vështirë të ekonomisë shqiptare.

Konfindustria vlerëson se në kushtet e mësipërme ulja e pragut të heqjes së TVSH për makineritë dhe pajisjet do të ishte një mjet tjetër nxitës për investimet e vendit dhe të huaja. Ndërkohë, mbajtja e një pragu të caktuar të përjashtimit nga TVSH-ja është e rëndësishme edhe për një afat kohe të caktuar për të bërë të mundur njëkohësisht: – nxitjen e investimeve të reja në vlera të pranueshme, -shmangien e evazionit fiskal të mundshëm dhe – sigurimin e të ardhurave për buxhetin e shtetit. Shifra e propozuar nga Konfindustria për një prag prej 15 milion leke investimi është e tillë, që siguron njëkohësisht të 3 qëllimet e sipërpërmendura.

Aq me shume është e vështirë sa më sipër kur është e nevojshme, që të nxiten për të investuar në atdhe sidomos emigrantët tanë, që janë në Greqi dhe që personalisht nuk zotërojnë sasi të mëdha kapitali, por janë në numër të madh dhe në tërësi mund të përbëjnë një fluks të rëndësishëm investimesh. Në shumicë emigrantët e ardhur nga Greqia janë të prirë të investojnë në shërbime dhe bujqësi, që praktikisht i takon biznesit të mesëm dhe vogël.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency