I dehur qëllon me armën e shërbimit, pranga efektivit të burgjeve

0
134

Sonja Caka

 

edmondPolicia: Edmond Lasku përdori armën për konflikt personal

Hetimi, SHKB dhe policia, bashkëpunim për zbardhjen e ngjarjes

 

Një efektiv i policisë së burgjeve u vu në pranga nga kolegët e tij, pasi tentoi të vriste një tjetër person me armën e shërbimit. Kanë qenë efektivë të komisariatit nr. 1 dhe ata të SHKB-së që kryen arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit Edmond Lasku, i cili për arsye personale, tentoi të përdorte armën e shërbimit. Nëse nuk do të ishte penguar nga kolegët e tij të punës, efektivi i burgjeve rrezikonte seriozisht jetën e personit tjetër me të cilin ishte në konflikt. Menjëherë është bërë shoqërimi i 51-vjeçarit për në komisariat, ndërkohë që ndaj tij rëndojnë akuzuar e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Tentativës së plagosjes”, ndërsa po hetohet edhe nga strukturat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm. Ndërkohë, në pyetje janë marrë edhe kolegët e 51-vjeçarit, si dhe personi me të cilin është përfshirë në konflikt, me qëllim për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Ngjarja

Ngjarja e rëndë është shënuar dje në lagjen “Ali Demi” në kryeqytet, ndërkohë që pas një konflikti me një person tjetër, efektivi i Policisë së Burgjeve, Edmond Lasku, ka tentuar të vrasë atë me armën e shërbimit. Por, ndërhyrja në kohë e kolegëve të tij evitoi krimin, ndërsa janë njoftuar shërbimet e uniformave blu, të cilat kanë bërë shoqërimin e 51-vjeçarit për në ambientet e policisë. Sipas burimeve policore, mësohet se 51-vjeçari Lasku ka qenë me uniformën e policisë dhe për arsye personale, ka tentuar të përdorë armën e shërbimit për të qëlluar tjetrin. Por, gjithçka është parandaluar në kohë nga kolegët e tij të punës, të cilët shmangën ndonjë krim të mundshëm.

Hetimi

Pas ngjarjes, SHKB ka nisur hetimin për zbardhjen e këtij episodi, i cili për pak sa nuk përfundoi në kryerjen e një krimi. Nga hetimet e para mësohet se në momentin kur ka ndodhur konflikti, 51-vjeçari ka qenë i dehur dhe ka qëlluar në ajër, duke përdorur armën e shërbimit. Sipas policisë, Lasku ka pasur një grindje me një person pranë banesës në rrugën “Ali Demi” dhe më pas ka qëlluar me armë në ajër. Edhe pse nuk ka goditur askënd, përdorimi i armës së shërbimit i ka kushtuar prangat efektivit të burgut të Vaqarrit. Tashmë, akuzut që rëndojnë ndaj 51-vjeçarin janë “Shpërdorim detyre” dhe “Tentativë plagosjeje”, ndërsa pritet që në ditët në vijim të përballet me gjykatën për t’iu caktuar masa e sigurisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency