Aliaj dhe Michael: Ndëshkim drejtuesve të mjeteve që nuk kryejnë kontrollin teknik

0
156

aliajDrejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Shkëlzen Aliaj, deklaroi se “Policia Rrugore do të forcojë masat e kontrollit dhe të ndëshkimit për automjetet që nuk e kanë kryer kontrollin e tyre teknik, sidomos gjatë periudhës së festave”, ndërsa priti në një takim pune z. Alex Michael, drejtor i kompanisë së koncensuar zvicerane SGS, që realizon kontrollin e automjeteve në Shqipëri. Duke shprehur shqetësimin e Policisë Rrugore për shtimin e numrit të aksidenteve falë rritjes së mjeteve në qarkullim gjatë periudhës së festave të fundvitit, z. Aliaj tha se “Policia Rrugore mbetet e vendosur që të mos tolerojë asnjë rast kur fatkeqësitë shkaktohen për shkaqe të eliminueshme teknike”. “Është më mirë të paguajmë një gjobë, sesa një jetë”, – deklaroi Aliaj. Gjatë këtij takimi drejtori i Përgjithshëm i SGS Automative Albania, z. Alex Michael, shprehu shqetësimin se qytetarët e lënë kryerjen e kontrollit teknik për ditët e fundit të vitit, duke prodhuar radhë të gjata dhe një situatë të rënduar në shërbim. “Ne i kemi ftuar qytetarët që të mos ta lenë kontrollin teknik të automjeteve për ditët e fundit të vitit, sepse kjo sjell orë të gjata pritjeje, mbingarkesë dhe vonesa të panevojshme të shërbimit tonë, kjo rëndon trafikun pranë qendrave të kontrollit teknik dhe bëhet shkas për aksidente të panevojshme”, -informoi z. Michael drejtorin e përgjithshëm të policisë rrugore. Ai i bëri me dije z. Shkëlzen Aliaj se SGS Automative Albania mbetet e vendosur të mos tolerojë asnjë lëshim në kontrollin teknik të automjeteve, duke dekurajuar çdo përpjekje nga ana e qytetarëve për të deformuar apo ndikuar në rezultatet e kontrollit teknik të automjeteve. “Ne jemi të vendosur të mos pranojmë asnjë presion nga ana e askujt kur është fjala për sigurinë rrugore të mjeteve”, – deklaroi z. Michael. Të dy përfaqësuesit nënvizuan rëndësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë në të ardhmen.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency