Reali më i keq i pesë viteve të fundit

0
138

realiPër të gjetur një Real më të dobët sesa ky i këtij edicioni duhet të kujtojmë atë të pesë viteve më parë. “Mbretërorët” e edicionit 2008/09 nuk ishin edhe aq të tillë, pasi në 16 javët e para numëronin vetëm 29 pikë

 

Fakti që është dorëzuar edhe një si Murinjo nuk është aspak mirë. Tashmë në lojë janë vetëm Kupa e Mbretit dhe Liga e Kampioneve, që me këtë moral sigurisht nuk mund të fitohen (prandaj reagoi dje edhe Florentino Perezi). Ky Real i këtij edicioni është më i keqi i pesë viteve të fundit.

 

Pesë vite më parë

Për të gjetur një Real më të dobët sesa ky i këtij edicioni duhet të kujtojmë atë të pesë viteve më parë. “Mbretërorët” e edicionit 2008/09 nuk ishin edhe aq të tillë, pasi në 16 javët e para numëronin vetëm 29 pikë në tabelë dhe renditeshin në vendin e pestë. Ndërkohë, tani ata janë të tretët dhe kanë 33 pikë.

 

Ecuria

Një vit më vonë, në edicionin 2009/2010, Real Madridi pas 16 javësh kishte marrë 38 pikë dhe ndodhej i dyti në klasifikim. Ndërkohë që pas javës së 16-të të edicionit 2010/11 ata morën 41 pikë dhe gjendeshin në vendin e dytë. Ndërsa një vit më pas, në edicionin 2011/2012, numëronin një pikë më pak por ishin lider.

 

Kura Ramos

Sa i përket edicionit të famshëm 2008/2009 duhet thënë se spikati më shumë “kura” e Huande Ramosit. Ish-tekniku i Sevijes “trashëgoi” një skuadër “të copëtuar”. Ai nisi aventurën me këtë skuadër në javën e 15 pikërisht në një takim ndaj Barçës që mundi në “Camp Nou”, Realin 2-0. Ndërkohë që deri në javën e fundit në javën e 34 Hunade Ramosi arriti të koleksiononte 17 fitore dhe një barazim të vetëm (ndaj Atletikos në derbi). Këtu nuk llogarisim javën e fundit kur sërish Realit iu desh të përballej me Barcelonën që kësaj radhe e “turpëroi” në shtëpi duke e mundur 6-2.

 

 

Perez “thumbon” Murinjon: Ne nuk dorëzohemi kurrë

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, kundërshtoi deklaratat e trajnerit Murinjo, i cili pas barazimit në shtëpi me Espanjolin, deklaroi se tashmë lufta për titull praktikisht ka përfunduar.

Pas 16 javësh kampionat, Reali pozicionohet në vendin e tretë, 13 pikë pas Barcelonës dhe pas rivalëve të të njëjtit qytet, Atletikos. “Një person nuk duhet të dorëzohet kurrë, as në jetë, as në sport dhe as në situatat personale”, – deklaroi Florentino, duke iu referuar qartë deklaratës së portugezit. Ky i fundit vetëm pak orë më parë kishte deklaruar: “Kampionati është i pamundur të fitohet tashmë. Lojtarët e luajtën ndeshjen mirë, por na mungoi qetësia dhe fati. Meritonim fitoren për përpjekjet që bënë futbollistët e mi, por humbëm raste të pastra për shënim. Nuk kam kritika ndaj futbollistëve”, – theksoi trajneri i madrilenëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency