Qeveria dhe bashkia në unison: Për tregtarët do të vijojë politika e taksave të ulëta

0
150

taksaDrejtues të pushtetit vendor dhe qendrorë dje patën takime të gjëra me bizneset e Tiranës, në njësinë numër katër të kryeqytetit. Zëvendësministri i Brendshëm Ferdinand Poni, njëkohësisht kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë, si dhe znj. Eneida Guria, anëtare e Këshillit Bashkiak, në bashkëbisedimin me tregtarët e biznesit të madh, por edhe të vogël u deklaruan se qeveria, por edhe bashkia do të vijojë modelin e taksave të ulëta, për të mos pasur diferencime. Në të njëjtën mënyrë u shprehën edhe më të interesuarit për këtë çështje, vetë biznesmenët. Ata e kanë quajtur thjeshtë dhe vetëm elektoral premtimin e radhës të zotit Rama, për zerimin e taksave të biznesit të vogël, duke e etiketuar kreun socialist, si personin që i katërfishoj dhe pesëfishojë taksat për disa vite me radhë. “Në lidhje me heqjen e taksave zero, mendoj se është një absurditet i Ramës. Kjo është më tepër për fushatë elektorale, se sa për ta bërë në realitet këtë që thotë Rama. Ai ishte për disa vjet me radhë dhe nuk na dëshmoj për heqje të taksave, por përkundrazi na dëshmoj për katërfishim apo pesëfishim të tyre”, – u shpreh një nga tregtarët e vegjël. Ndërsa një tjetër tregtar i madh tha se nuk dëshiron që të ketë padrejtësi, duke e quajtur diskriminim propozimin e Ramës për të pasur taksa zero për biznesin e vogël. Zoti Poni u shpreh se që kur ka ardhur qeveria “Berisha” në pushtet, ne kemi qenë pranë biznesit me shkurtimin e taksave, thjeshtëzimin e shërbimeve, si dhe në heqjen e pengesave administrative.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency