Bimët mjekësore Berisha: Përpunimi në vend, fund varfërisë në zonat malore

0
197

bimeNë zonat malore të vendit prej kohësh kultivohen bimë mjekësore, ndërkohë që përpunimi dhe shitja e tyre lë shumë për të dëshiruar. Kultivuesit e këtyre bimëve në pamundësi për të gjetur një treg që të sigurojë të ardhura të mjaftueshme, i shesin edhe nën kosto. Por kreu i qeverisë, z. Sali Berisha, duke njohur vlerat e këtyre bimëve dhe sakrificën që bëjnë kjo kategori njerëzish për rritjen e tyre në konferencën për bimët aromatike e mjekësore, deklaroi mbështetjen e qeverisë si dhe kërkoi nisjen e përpunimit të tyre brenda vendit. Kjo, sipas Kryeministrit, do të luftojë varfërinë në këto zona. “Shqipëria është një nga vendet më të pasura në Evropë për bimë aromatike dhe mjekësore, biodiversiteti i saj është i njohur dhe i jashtëzakonshëm. Bimët aromatike mjekësore rriten natyralisht apo kultivohen në zonën që përbëjmë edhe hartën e varfërisë së vendit, pra zonat malore. Në këtë aspekt përpjekja jonë, përqendrimi ynë duhet të fokusohet tek këto zona, të luftojmë varfërinë atje ku ka pak tokë duke kultivuar këto bimë”, – tha Kryeministri. Sipas tij: “Sipërfaqet me bimë mjekësore janë shumë e shumë herë më të mëdha se arat dhe livadhet, ju garantoj se qeveria është e vendosur për ta spostuar në një nivel më të lartë qëndrimin ndaj kësaj pasurie të madhe natyrore, nga e cila përfitojnë në tërësi familjet e varfra të vendit”, – tha Berisha. Kreu i ekzekutivit deklaroi se qeveria që ai drejton do vazhdojë mbështetjen me forma të ndryshme për kultivuesit e këtyre bimëve. “Është e domosdoshme dhe qeveria do vazhdojë të mbështesë me kredi me interesa të buta të gjithë ata që përpunojnë këto bimë në vend. Duke i përpunuar në Shqipëri rrisim vlerën e tyre në treg. Ju mbështesim me laboratorët më modernë që ju duhen për të gjitha llojet e certifikatave, për vërtetimin e cilësisë së tyre”, – tha ai. Duke vlerësuar boronicën e Kukësit dhe çajin e Zagorisë, Berisha tha: “Nuk ka vend më të pasur se në male, ndaj duhet të bëjmë çdo gjë që të lehtësojmë, nxisim mbledhjen dhe përpunimin e tyre”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency