Burgje Prej 2 muajsh, të dënuarit dhe paraburgosurit, përfitues të barnave falas

0
127

Falë një marrëveshjeje të nënshkruar dy muaj më parë, të gjithë personat e privuar nga liria do t’i përfitojnë barnat mjekësore falas. Kjo është bërë e mundur falë një marrëveshjeje bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Distributorëve të Barnave. Kjo marrëveshje e nënshkruar dy muaj më parë po gjen zbatim, mbështetur në ligjin nr. 7870 datë 13.10.1994 “Për sigurimet Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, VKM nr. 88 datë 13.02.2003 “Për miratimin e Statutit të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor”, VKM nr. 337 datë 06.04.2011 “Për përfshirjen e personave të dënuar me burgosje dhe të paraburgosurve në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktiv”. Mes drejtuesve është miratuar kontrata tre paleshe, e cila mundëson ofrimin e shërbimit shëndetësor të financuar nga skema e sigurimeve shëndetësore. Sipas vendimit nr. 51 datë 03/09/2012, të gjitha institucionet e ekzekutimeve të vendimeve penale kanë lidhur kontrata individuale me depot farmaceutike për shpërndarjen e barnave në burgje dhe paraburgime, kundrejt recetës së lëshuar nga mjeku i institucionit. Receta për rimbursim do të plotësohet sipas formatit tip të miratuar nga palët. Miratimi i kësaj kontrate është në kuadër të zbatimit të disa detyrimeve që shteti shqiptar ka marrë në kuadër të rekomandimeve të monitoruesve ndërkombëtarë dhe lokalë për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në vendet e vuajtjes së dënimit. Sipas kësaj marrëveshje, personat e privuar nga liria do të përfitojnë falas nga buxheti i shtetit të gjitha medikamentet mjekësore.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency