Kryeministri merr pjesë në përurimin e “Credit Agricole”

0
142

Lideri i qeverisë mori pjesë dje në përurimin e degës kryesore në Tiranë të Bankës “Credit Agricole”, një lider në sektorin bankar në Francë, por dhe në Evropë. Të pranishëm në përurim ishin edhe drejtori Ekzekutiv i “Credit Agrocole” në Shqipëri, ambasadorja e Francës në vendin tonë zonja Christine Moro si dhe shumë të ftuar të tjerë. Në fjalën e tij Kryeministri e cilësoi hapjen e kësaj banke për financat dhe ekonominë si një ngjarje shumë të rëndësishme shpresëdhënëse dhe të mirëpritur. Duke shprehur mirënjohjen më të thellë për drejtuesit e kësaj banke, për vendimin që kanë marrë, numri një i mazhorancës i siguroi ata se, qeveria do të bëjë gjithçka, për suksesin e tyre dhe të bankave të tjera në gjithë Shqipërinë. Ndërkaq zoti Luc Beiso, drejtori ekzekutiv i bankës tha se cilësia e shërbimit ndaj klientelës është në zemër të aktivitetit të tyre. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse, lideri i qeverisë tha se shpreson që kjo bankë të ketë të njëjtin ndikim siç ka edhe në zhvillimin e Francës dhe të bujqësisë të këtij vendi. Ai nënvizoi se kjo tregon një besim të madh që këto banka kanë në zhvillimin e vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency