Sarandë, pranga katër doganierëve dhe një tregtari

0
302

Katër doganierë dhe një tregtar janë prangosur nga policia e Vlorës për kontrabandë mallrash. Guro Haxhiaj, 42 vjeç, ka kaluar në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë një kamion të ngarkuar me mallra me një vlerë prej 50 milionë lekësh të vjetra. Të katërt doganierët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë lejuar kalimin e kamionit pa paguar detyrimet doganore. “Është bërë arrestimi në flagrancë për Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore, edhe 4 i shtetasve: Kristaq Naco, 41 vjeç, banues në Sarandë, Genci Bejko, 41 vjeç, banues në Gjirokastër, Migjen Nushaj, 31 vjeç, banues në Tiranë dhe Erjon Ademi, 31 vjeç, banues në Sarandë, të katërt me detyre doganierë në pikën e kalimit kufitar Qafë-Botë – Sarandë”, – tha Artan Pjeternikaj, zv.drejtori i policisë së Vlorës. Kamioni me mallrat kontrabandë elektroshtëpiake dhe detergjentë është bllokuar nga policia e Vlorës. Ndërsa ka filluar procedimi penal për tregtarin dhe katër doganierët, duke i akuzuar ata për veprën penale të “Kontrabandimit të mallrave të tjerë”. Ndërkohë, operacioni për arrestimin e tyre është koduar me emrin “Dogana 2”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency