Ngroheshin me qymyr, asfiksohet çifti në Kavajë

0
199

Një çift është asfiksuar nga gazi i qymyrit mbrëmjen e djeshme në fshatin Lekaj të Kavajës. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Bujar dhe Sade Dedej ishin duke u ngrohur me qymyr në banesën e tyre, kur papritur janë ndier keq, pasi ambienti ishte mbushur me gazin e qymyrit. Çifti është transportuar menjëherë në spital, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. 55-vjeçari Bujar Dedej është dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë, pasi gjendja e tij është tepër kritike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency