Nishani me presidentët e rajonit: Sistem të njësuar energjetik

0
179

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë samitit rajonal të katër presidentëve në Budva të Malit të Zi, deklaroi se përparësi duhet energjetika dhe për këtë, sipas tij, të shikohen mundësitë për krijimin e një sistemit të njësuar mes vendeve fqinje. Për domosdoshmërinë e këtij projekti Presidenti Nishani vuri theksin te krizat e vazhdueshme të vendeve të Eurozonës gjatë viteve të fundit. “Gjykojmë të domosdoshëm zgjerimin akoma më të madh të hapësirës ekonomike rajonale me atë evropiane, një prani më të madhe të programeve ekonomike të BE-së dhe shteteve kryesore përbërëse të saj, si edhe politika evropiane që asistojnë me teknologji e programe zhvillimi projektet e mëdha të infrastrukturës, energjetikës, informatikës, etj. Në kuadër të interesit për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përparësi do të përbënte krijimi i një sistemi të unifikuar energjetik rajonal. Energjia përbën sot faktor të rëndësishëm zhvillimi, në nivel kombëtar, rajonal e global”, – u shpreh kreu i shtetit. Minoritetet në të katër vendet e rajonit kreu i shtetit i ka konsideruar si ura të miqësisë. “Faktori shqiptar dhe minoritetet përkatëse të secilit nga të katër vendet tona i konsiderojmë ura të miqësisë. Respektimi i plotë i të drejtave të tyre, arrihet nga demokratizimi dhe garanton paqen dhe stabilitetin ne rajonin tone”, – vijoi ai. Në samitin rajonal të presidentëve janë të pranishëm ai i Shqipërisë, Bujar Nishani; i Malit të Zi, Filip Vujanoviç; Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga; Republikës se Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency