Mbledhja e qeverisë në Vlorë, PS: Nuk kopjohet dot Ismail Qemali

0
171

Deputeti i Partisë Socialiste, Eltar Deda, ka reaguar dje ndaj vendimit të qeverisë për të zhvilluar mbledhjen e radhës e kabinetit ekzekutiv në qytetin e Vlorës. Sipas deputetit socialist, Kryeministri nuk mund të kopjojë Ismail Qemalin për idenë e bashkimit. “Dje, ministria e qeverisë se çintegrimit, na habiti të gjithëve duke deklaruar se qeveria do të zhvillonte mbledhjen e sajë të radhës në Vlorë, më datë 4 dhjetor, në simbolikë të qeverisë së Ismail Qemal bej Vlorës. Sali Berisha nuk mund ta kopjojë dot Ismail Qemal bej Vlorën, sepse ndahen në qëllimin e ekzistencës së qeverive. Shpallja e pavarësisë para 100 viteve dhe krijimi i qeverisë të Ismail Qemal bej Vlorës, kishin qëllimin e vetëm, bashkimin e trojeve të të gjithë Shqipërisë. Krijimin e shtetit shqiptar. Qeveria e Saliut, deri tani, ka treguar më së miri, sidomos këtë vit të fundit, se ka vetëm një qëllim, që të ndajë shqiptarët në veri dhe në jug”, – tha Deda. Më tej, deputeti i selisë rozë drejtoi një sërë pyetjesh ndaj qeverisë, duke theksuar: “Ku ishit ju Sali, kur ne qytetarët e Vlorës ju kërkuam vëmendje për qytetin tonë, për këtë vit të jubileut të 100-të të shtetit shqiptar? Ku ishit ju Sali, kur zërit tonë si qytetarë, i bashkohej një komb i tëri në emër të pavarësisë? Ku ishit ju Sali kur qytetarët e Vlorës hapën zemrat dhe priten gjithë kombin shqiptar atë ditë të 100-vjetorit të pavarësisë ku ata e vlerësuan historinë, Vlorën si kryeqendra e Shqipërisë? Berisha gjatë gjithë një viti të tërë, ashtu siç ka bërë gjate gjithë qeverisjes së tij, ta zhbënte Vlorën, historinë e saj, personalitetet e saj në vite, ngjarjet e saj”, – u shpreh ai.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency