Bulevardi i ri, më 3 dhjetor dorëzohet projekti në bashki

0
170

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim asistentsekretarin e Ministrisë së Jashtme të shtetit të Katarit, z. Ali Bin Fahad

Studioja britanike “Grimshaw” i dorëzon të hënën kryebashkiakut Lulzim Basha projektin e detajuar të bulevardit të ri dhe lumit të Tiranës. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i bashkisë, Basha, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të shtetit të Katarit, të cilët i ka njoftuar mbi ecurinë e këtij projekti. Të hënën, projekti i detajuar, i përfunduar nga studioja arkitekturore “Grimshaw”, i dorëzohet zyrtarisht Bashkisë së Tiranës, duke u hapur kështu rrugë proceseve që i paraprijnë nisjes në terren të punimeve, për kthimin në realitet të këtij projektit strategjik për Tiranën.

Takimi

Kryebashkiaku Basha ka shprehur mirënjohjen për gatishmërinë e shprehur nga Emiri i Katarit, Lartësia e Tij, Sheiku Hamad Bin Khalifa Al-Thani, për të mbështetur financiarisht realizimin e këtij projekti. Basha ka mirëpritur interesin e shprehur nga z. Ali Bin Fahad, që disa kompani shtetërore nga Katari, të vendosin aktivitetin e tyre në Tiranë, pikërisht në bulevardin e ri. Kryebashkiaku theksoi gjithashtu se Bashkia e Tiranës është e hapur dhe do të krijojë të gjithë lehtësitë e nevojshme, për çdo investitor që zgjedh Tiranën për të shtrirë aktivitetin e tij.

Projekti

Elementi kryesor i përfshirë në projektin e kësaj studioje është synimi në rritjen e mirëqenies së rrugëve, duke e kthyer Tiranën në një qytet të ri, me më shumë gjelbërim. Elementi dytësor janë institucionet publike, ndërtesat kryesore, që është edhe vendi ku fokusohen qytetarët. Tjetra është shtrirja deri në Paskuqan, një zonë bujqësore e kulturore, duke i dhënë asaj gjelbërim, ndërtesa të vogla dhe shndërrimin e saj në një qytet. Rëndësi do t’i kushtohet lumit të Tiranës, florës e faunës së tij, shndërrimin e tij në një lum më të ri e të pastër. Do të krijohet mundësia që Tirana të jetë një vend tërheqës për turistët dhe banorët e saj.

Godinat

Elementi i dytë, sipas tyre arkitektëve të “Grimshaw” është Pallati i Drejtësisë, i cili, sipas hapësirave që do zë, shihet si një pjesë e rëndësishme e projektit. Projekti përmban shëtitore pranë lumit i cili ka avantazh në gjeografinë e Tiranës, po ashtu propozon një numër të madh të qëndrimeve ditore të vendosura në bulevardin qendror që kanë për qëllim të krijojnë në qytet shumë pika për kopshte dhe parqe. Strategjia përmban edhe formalizimin e rrugëve te qytetit duke krijuar një hierarki e cila funksionon në shkallë të lagjeve. Lagjet janë të trajtuara me pika të veçanta të programit të cilave u ofrohet infrastrukturë sociale për rritje dhe qëndrueshmëri të secilës në veçanti. “Grimshaw” e ka menduar po ashtu si të trajtoj përjetimet vizuale të cilat dominohen nga jo rregullsia dhe ndryshimi i madh mes objekteve. Transporti i qëndrueshëm është po ashtu një ndër pikat kryesore të projektit, ai duhet të sjellë rritje ekonomike me opsione të transportit të kualitetit të lartë. Konkursi është në fazën finale të konsultimeve dhe në fund do të votojnë edhe qytetarët për të.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency