Intervista Murinjo: Milano më ka hyrë në zemër

0
128

Në një intervistë të gjatë të transmetuar në një televizion portugez, trajneri i Realit të Madridit, Hoze Murinjo, foli për nostalgjinë që ndien për periudhën e kaluar tek Interi dhe për tripletën historike të vitit 2010. “Interi është klubi që më ka pëlqyer më shumë të drejtoj. Asnjë ekip tjetër nuk më ka dhuruar aq shumë kënaqësi. Interi është një familje të cilës unë do t’i përkas gjithmonë. Kur u largova, qava më shumë se një herë. Kam përjetuar një ambient fantastik në “Pinetina”, ku stërviteshim dhe kujtime të paharrueshme nga San Siro”, – deklaroi Murinjo. Në një situatë të tillë, natyrshëm lind pyetja se përse “Orakulli nga Setubali” vendosi të largohej nga Milanoja: “Shpesh kam pyetur edhe vetën për këtë, prandaj është e drejtë që ta shpjegoj. Reali më ofroi për herë të tretë që të drejtoja skuadrën dhe miqtë e mi më thoshin që mund të isha një trajner i madh, por nëse nuk do të fitoja titullin kampion me Realin, diçka do të më mungonte gjithmonë. Kapelo e bëri më parë diçka të tillë. Për këtë arsye, u takova personalisht me Florentino Perezin dhe pranova ofertën e tij. Megjithatë, për Interin kam një nostalgji që mbetet gjithmonë brenda meje”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency