Dëshmia e Gjanës: Takova biznesmenin isha xheloz,më ngacmonte të dashurën

0
262

Elton Qyno

Zbardhet dëshmia e të dashurit të Raviola Lilës, Gjana: Biznesmeni më premtoi para se donte ta mbyllte si muhabet


“Kam takuar biznesmenin Juland Mustafaj, pasi kisha xhelozi, për shkak se e kisha kuptuar se ai më ngacmonte të dashurën time”. Me këtë pretendim është mbrojtur para prokurorëve të çështjes Ervin Gjana, i dashuri i Reviola Lilës, që së bashku me dy persona të tjerë kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, si autorë të gjobitjes me 100 mijë euro të biznesmenit të reklamave dhe posterave Juland Mustafaj. Gjatë procesit të pyetjes së 22-vjeçarit Gjana ka pranuar se kishte kryer disa takime me biznesmenin, por ato i kishte bërë për t’i kërkuar atij të hiqte dorë nga ngacmimet që i bënte të dashurës së tij, shtetases 25-vjeçare Raviola Lila, e cila rezulton nënë e një fëmije 3 vjeç. 22-vjeçari Gjana ka treguar se në takimet që ka kryer me biznesmenin Mustafaj nuk i ka kërkuar atij asnjëherë lekë, por vetëm që t’ia linte të qetë të dashurën. Nisur nga kjo situatë, Ervin Gjana ka mohuar faktin e gjobëvënies së tij, duke pretenduar se ai nuk ka ushtruar presion psikologjik ndaj biznesmenit të njohur, i cili menaxhon kompaninë “Dixhiprint-al” që ndodhet në ambientet e ish-kombinatit të tekstileve në Tiranë. Gjana ka pohuar se lekët Juland Mustafaj ka pranuar t’ia japë me dëshirë, me qëllim mbylljen e muhabetit, pasi nuk donte që lidhja e tij të mësohej edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Dëshmia e 22-vjeçarit

Ervin Gjana, 22-vjeçari që është arrestuar nga policia e kryeqytetit si një nga autorët e gjobëvënies ndaj biznesmenit Mustafaj, ka mohuar në mënyrë kategorike se është ai autori i gjobëvënies. Gjana ka pohuar se gjithçka e ka zbuluar rastësisht kur ka parë të dashurën e tij në kafe me biznesmenin. Fillimisht ai nuk ka reaguar, por më pas ka vendosur t’i ndjekë, duke i kapur “mat” në ambientet e një hoteli. “Për shkak se mësova tradhtinë e të dashurës time, disa ditë më pas kam vendosur të takoj biznesmenin me të cilin shkonte e dashura dhe t’i kërkoj atij që të hiqte dorë nga ajo. Një veprim të tillë e kam bërë për shkakun e vetëm se isha xheloz, prandaj dhe kam zhvilluar takimin me Juland Mustafajn. Ky i fundit më ka premtuar se do më jepte para, më qëllim që çështja të mos bëhej publike, pasi nuk dëshironte që lidhjen jashtë martesore ta mësonte gruaja dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij. Të gjitha takimet janë kryer më pas me shpresën se do të më jepte lekët e premtuar”, – ka deklaruar i arrestuari Ervin Gjana gjatë marrjes në pyetje nga oficerët e Policisë Gjyqësore dhe prokurori i çështjes. Mirëpo të kundërtën e kësaj dëshmie ka deklaruar 25-vjeçarja Raviola Lila, e cila mes lotësh në deklarimet paraprake ka treguar të gjithë skemën që kishte planifikuar grupi, me qëllim marrjen e shumës financiare prej 100 mijë eurosh. Për një shifër të tillë parash ajo ka pranuar të shkojë në shtrat me biznesmenin e reklamave, i cili teksa ka dalë nga hoteli është kapur nga i dashuri i 25-vjeçares, Ervin Gjana, dhe shoku i tij, Altin Dardha.

SMS, prova kryesore

Megjithëse të pandehurit nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda shprehen se disponojnë dhjetëra mesazhe telefonike, që tregojnë se shtetasit Altin Dardha, Ervin Gjana, Rustem Koçi dhe Raviola Lila i kanë kërkuar në formën e gjobës dhe presionit 100 mijë euro biznesmenit të reklamave. Sipas burimeve, janë dhjetëra mesazhe kërcënuese, duke i kërkuar Juland Mustafajt, që nëse nuk do paguante lekët do e vrisnin si dhe mesazhe të tjerë, që i kërkonin për ta marrë si grua shtetasen Raviola Lila, me të cilën ai kishte qëndruar për rreth 30 minuta në një hotel të Tiranës. Veç këtyre provave, janë administruar në dosje dhjetëra biseda telefonike të përgjuara që tregojnë aktivitetin intensiv të katër personave, me qëllimin e vetëm marrjen e lekëve nga biznesmeni.

Detaj

Joshja

Ishte pikërisht Raviola Lila, e cila i ka dalë përpara “BMW X5” dhe ka filluar t’i buzëqeshë në mënyrë joshëse atij. Në këtë moment, biznesmeni ka ndaluar makinën buzë rrugës dhe pranë saj, nga dera e shoferit është afruar 25-vjeçarja. Kjo e fundit i ka kërkuar duke iu lutur Juland Mustafajr që ta merrte me makinë dhe ta çonte deri tek 9-katëshet, pasi nuk kishte as çadër dhe se do të lagej nga shiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency