Berisha: Do të rrisim investimet për arsimin

0
368

Kryeministri mori dje pjesë në festimet e shkollës së mesme “Ismail Qemali”, duke qenë se ky institucion bëri plot 50 vjet që kur hapi për herë të parë dyert për të gjithë nxënësit e kryeqytetit. Në fjalën përshëndetëse, numri një i qeverisë tha se arsimi do vijojë të mbetet prioritet i kabinetit dhe nga ana tjetër premtoi se investimet do të jenë edhe më të mëdha në mënyrë që komunikimi mes të rinjve mos të njohë kufij, numri një i mazhorancës tha se komunikimi mes të rinjve duhet të vijojë të mbete përparësi dhe për këtë ai tha se interneti i vendosur në çdo shkollë e në çdo klasë do të ketë përfitimet e veta. Kryeministri vijoi se interneti është një mënyrë komunikimi shumë e mirë dhe duke buzëqeshur përmendi disa nga opsionet që përdorin të rinjtë për të komunikuar. Ai u shpreh: “Në autostradën e re dixhitale, me Kurrizoren Kombëtare që kemi ndërtuar do të bëjmë çdo gjë që të pjesëtojmë disa herë çmimin e internetit për ju, në mënyrë që të lundroni në internet me çmimet më të ulëta, pasja ju keni Skype, Viber, WhatsApp etj për të komunikuar. E drejta e informimit është e drejtë themelore dhe komunikimi është kushti kryesor i saj. Pasi vizitoi ambientet e brendshme të shkollës, klasat, laboratorët e ndryshme dhe u njoh nga afër me metodat dixhitale të mësimdhënies,Kryeministri Berisha u shpreh se te ky gjimnaz gjeti një nga shkollat më moderne që ka vizituar ndonjëherë. Duke uruar 50-vjetorin e themelimit të kësaj shkolle, kreu i qeverisë përshëndeti me përzemërsi të veçantë, ish-mësueset dhe ish-mësuesit e këtij gjimnazi, gjithashtu edhe mësuesen e cila, ka prerë shiritin e themelimit të këtij gjimnazi 50 vjet më parë dhe ndodhej sot mes tyre duke festuar këtë ditë të veçantë”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency