Dy killera shqiptarë në organizatën mafioze “Ndragehta”

0
1444

Arrestohen Vasvi Beluli e Arben Ibrahimi. Paguheshin mijëra euro për vrasje, të përzgjedhur si snajperë prej eksperiencës në konfliktin në ish-Jugosllavi

Itali

Dy shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova janë arrestuar nga policia italiane pasi ishin në kërkim, të dyshuar dhe akuzuar si killera profesionistë me porosi të organizatës mafioze “Ndragehta”. Sipas policisë bëhet fjalë për Vasvi Beluli, 30 vjeç, dhe Arben Ibrahimi, 27 vjeç, të cilët u vunë në pranga mëngjesin e dy ditëve më parë. Ata akuzohen drejtpërdrejt si vrasës profesionistë të punësuar nga kjo organizatë mafioze. Sipas prokurorisë së antimafias, dy shqiptarët rezultojnë të kenë qenë snajperë edhe gjatë konfliktit në ish-Jugosllavi. Pikërisht për shkak të së kaluarës së tyre, ata janë punësuar si snajperë edhe nga mafia kalabreze, e cila i ka paguar ata si vrasës profesionistë. Pas episodit të tentativës së vrasjes së Francis Scrugli më 11 shkurt, një grup hetimor i komunës Vibo Valentia në Kalabri ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Operacioni është koordinuar nga Drejtoria e Antimafias në Katanxaro dhe hetimet hodhën dritë mbi disa krime që kanë ndodhur në zonë e Vibo Valentias, ku janë përfshirë dy familjet kundërshtare Patania (e Stefanaconi) dhe Piscopisani (e Piscopio në Vibo Valentia). Pas tentativës për vrasje të Francis Scrugli më 11 shkurt, një grup hetimor e skuadrës Vibo Valentia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje. Hetimet kanë treguar se në tentativën për vrasjen të Scruglit në shkurt dhe më pas në 21 mars me vrasjen e tij, kishte qenë Vasvi Beluli dhe Arben Ibrahimi, të dy me banim në Kanino, Viterbo. Hetimet kanë hedhur dritë mbi episode të ndryshme të vrasjeve dhe tentativa për vrasje, që kanë ndodhur gjatë muajve të fundit në këtë zonë, të gjitha të lidhura me grupin e Patania të Stefanaconit, që kishte dhe 2 vrasësit e pamëshirshëm me origjinë nga Evropa Lindore. Hetimi gjithashtu ka zbuluar se dy vrasësit kënaqeshin me pak mijëra euro për të kryer disa nga krimet e tyre. Kundër dy të vrasësve rëndon akuza për veprat penale të “vrasjes në tentativë dhe të armëve të paligjshme por dhe municionit”, – në rrethana rënduese të metodës mafioze. Në të njëjtën masë kufizuese janë arrestuar nga policia në Vibo Valentia në këtë krahinë dhe në Reggio Calabria, 11 persona të tjerë që i përkasin klanit Patania, të ndaluar si ideatorët, organizatorët dhe autorët e vrasjeve në zonën e Vibo Valentias.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency