Berat/ 13-vjeçari akuzohet për përdhunimin e 6-vjeçares, ndiqet penalisht në gjendje të lirë

0
227

Një djalë vetëm 13 vjeç po ndiqet penalisht në gjendje të lirë me dyshimin se ka përdhunuar një fëmijë 6 vjeçe.

Policia e Beratit njoftoi se ka nisur procediimin ndaj K.S, 13 vjeç, banues në Berat, pasi në bazë të kallëzimit të shtetases M.Zh 22 vjeçe, dyshohet se 13-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me fëmijën e saj, S.H 6 vjeçe, banuese në Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale në gjini ose nën kujdestari”, parashikuar nga neni 106 i Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here