Shangai/ Cudia e radhës, rrëshkitësja gjigande brenda qendrës tregtare

0
185

Një rrëshkitëse gjigande, gati 5 katëshe sa është edhe kjo godinë ku është vendosur, në një qendër tregtare në Shangai, ka tërhequr vëmëndjen e qindra njerzve, edhe pse ende nuk është hapur për publikun.

Rrëshkitësja është 54 metra e gjatë, në formën e një dragoi të frikshëm, që fillon nga kati i pestë i qendrës tregatre deri në katin e parë të saj.

Erica Liu, menaxherja e përgjithshme e departamentit të marketingut në këtë qendër tregëtare tha se rrëshkitësja ëhstë një ide tërheqëse, ajo ka shumë kthesa dhe shpejtësia nga fillimi deri në fund është e jashtëzakonshme. Sipas saj, i gjithë rrugëtimi do të zgjasë për 16 sekonda.

“Siç  mund ta shihni, përse ka kthesa? Godina është vërtet e lartë, ndaj menduam se kthesat do ta ngadalësonin rrëshkitjen dhe ulin shpejtësinë. Unë kam rrëshkitur aty dhe ju siguroj që nuk është aspak e rrezikshme. Është vërtet shumë interesante. Për ata njerëz që kanë frika nga pesha po që nuk e pëlqejnë, të mos e provojnë por mendoj se të gjithë do duan të rrëshkasin” tha Liu.

Për ta ndërtuar këtë rrëshkitëse gjigande është dashur pothuajse 1 muaj e më pas 1 muaj tjetër për ta pozicionuar sic duhet në këtë qendër tregtare në Shangai.

Liu tha se janë vendosur edhe disa kritere, si kushte sigurie, që do të thotë se do të lejohet vetëm një person në radhe për të rrëshkitur, qofshin ata edhe fëmijë. Të gjithë ata që duan të rrëshkasin duhet të jenë më shumë se 3 vjec dhe më të gjatë se 1.1 metër.

Disa klientë janë gati për ta provuar por do të duhet të presin deri në muajin mars.

“Ideja është vërtet shumë e mirë. Është shumë tërheqëse. Kur erdha në fillim pashë këtë dragoi të madh dhe menjëherë më pëlqeu. Mendoj se do të tërheqë shumë njerëz. Kam ardhur këtu me mikeshat e mua, të gjitha kemi fëmijë. Do sjellim fëmijët që ta provojnë” tha Chen Xi.

Disa të tjerë menduan se dragoi duhet të ishte pak më transparent për të mos patur frikë.

“Mendoj se do të ishte më e arsyeshme që të ishte më transparent për të parë cfarë ndodhë kur rrëshket në të. Mund të rrisë njëkohësisht emocionet dhe të jetë më qejf” tha Gong Chengyang.

Slita apo rrëshkitësja gjigande do të hapet për publikun më 15 mars dhe do të jetë falas për çdo klient.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here