Polici Alban Trimi pranon bashkëpunimin me drejtësinë, nuk tregon për zhdukjen e pistoletës së Elton Çiçës

0
199

Polici Alban Trimi nuk ka pranuar të bashkëpunojë më drejtësinë. Ai vazhdon të mohojë se ka fshehur pistoletën që mbante me vete Elton Çiça. Ky ishte versioni që tregoi avokati i tij në sallën e gjyqit para se të caktohej masa e sigurisë. “Jam dakort me avokatin, nuk kam fshehur asgjë” u shpreh Alban Trimi. Por prokurori i tha trupit gjykues se veprimet e Alban Trimit pasi ndodhi vrasja janë të filmuara nga kamerat e sigurisë. Ai duket qartë, sipas akuzës që së bashku me dentistin Redjan Rraja lëvizin pistoletën nga trupi i viktimës. Arma është zhdukur dhe nuk është gjetur ende nga policia. Alban Trimi u arrestua 4 ditë pas krimit. Mbetet mister fakti se përse u zhduk pistoleta nga vendi i ngjarjes dhe përse duhet ta bëjë një krim të tillë një efektiv policie. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për policin Alban Trimi, akuzuar se prishi provat gjatë ekzekutimit të Elton Çiçës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here