Ndarja nga jeta e Bellos, Mediu: Një politikan pa komplekse, njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura…

0
122

Kryetari i Partisw Republikane Fatmir Mediu ka shprehur ngushëllimet pas ndarjes nga jeta të ish deputetit Marko Bello.

“Marko politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendje hapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë”, shkruan Mediu.

Ja postimi i plotë:

Me hidhërim të mora lajmin se Miku ynë Marko Bello ndërroj jetë, në luftë me COVID-in.

Marko njeri plot jetë që mbushte me gëzim e të qeshura cdo ambient ku ishte prezent

Marko politikan pa komplekse, Ministër dhe deputet mendje hapur dhe i ndershëm. Mbi të gjitha mik nga më të mirët që mund te kesh në jetë.

Ky është një moment i vështirë për Ne miqtë e tij, por vecanërisht për Silvën, femijët dhe familjen e tij. Lutemi që Zoti të jetë pranë tyre në këtë moment të vështirë.

U prehsh në paqe miku im. Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen dhe humorin tënd.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here