Rama duhet të përfundojë në burg! Gjata: Për një trill të tij shteti duhet të paguajë 110ml euro

0
129

Media austriakë “Der Standard” raportoi se astet e shtetit shqiptar nëpër botë kanë nisur të sekuestrohen për shkak se qeveria shqiptare ka refuzuar të paguajë gjobën e arbitrazhit prej mbi 110 milionë euro për biznesmenin italian, Françesko Beketi.

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata i ftuar në Fax News, deklaroi se diush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë dëm, ku theksoi se i pari që duhet të shkoj në burg është kryeministri Edi Rama.

Sipas tij veprimi i kryeministrit Edi Rama për të mbyllur televizionin e Beketit ishte një trill personal i tij dhe ushte krejtësisht i kundraligjshëm.

“Ai është një nga shumat. Nuk është vetëm Beketi. Për një tekë të Edi Ramës për ti treguar se kush sundon këtu, i mbylli televizionin dhe i prishi kontratën në mënyrë të njëanshëm pas asnjë shkak të ligjshëm. Mirëpo ai e çoi në arbitrazhin ndërkombëtar, si duket kur e ka bërë këtë kontratë , e ka ditur mirë këtë punë dhe avokatët e tij kanë qenë të zotë dhe kanë rënë dakord që ta çonin në arbitrazhin ndërkombëtar.

Si pasojë arbitrazhi vendosi 110 milionë euro që ti paguajë shteti shqiptar Beketit. Shkon 130 milionë ajo gati. Madje vetë MF kishte parashikuar si zë në buxhet 110 milionë euro për të shlyer Beketin. Ama ka një gjë nëse nuk i paguan dëmin që ka vendosur arbitrazhi ai atëherë ai e vë në lëvizje në çdo shtet të Evropës dhe botës.

Ai do të fillojë sekuestrimin ku ka prona Shqipëria. Do ta na bllokohen llogaritë në bankë e sidomos në Austri në herë. Ato ballokohen të gjitha, merren këto asetet shiten deri sa ti plotësohet shuma zotërisë. Këtu dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Kjo ishte thjesht për një trill të Edi Ramës hapur e kundraligjshëm. Dikush duhet të shkoj në burg për këtë duke filluar që nga kryeministrit. Prokuroria nuk lëviz, kjo është tani,”- tha Gjata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here