Gazetari “shpërthen” ndaj Ramës e Manastirliut: Mos tregoni me gisht qytetarët kur nuk i mbroni dot…

0
100

Gazetari Enkel Demi ka reaguar lidhur me pamjet e publikuara nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ditën e djeshme të qytetarëve te Liqeni Artificial.

Sipas Demit, Manastirliu i përdori fotot për një lloj mësimi moral të ashpër për të treguar që “shiko sa të pakujdeshëm jeni prandaj pandemia po bën këtë gjë.”

Demi ka i është drejtuar me një mesazh ministres së Shëndetësisë, Edi Ramës si dhe kryebashkiakut të Prishtinës Shpend Ahemti, i cili edhe ai publikoi pamjet e qyetarëve të Tiranës.

“Ogerta Manastirliu, Edi Rama dhe Shpend Ahmetaj, bëni detyrën dhe mos tregoni me gisht qytetarët”, shprehet Demi.

Reagimi i Enkel Demit

Dje ministrja e Shëndetësisë, ka demostruar disa foto të qytetarëve të Tiranës që shëtisnin të çlirët në një zonë të liqenit artificial. Ato foto ajo i përdori si një lloj mësimi moral të ashpër për të treguar që “shiko sa të pakujdeshëm jeni prandaj pandemia po bën këtë gjë”.

Në rradhë të parë ky është mentalitet komunist dhe diktatorial që t’i besh qytetaret me faj, se je i pazoti t’i mbrosh. Kjo do të thot që nesër pasnesër shefi i Ogerta Manastirliut, i cili është Edi Rama do të dal në televizor dhe do të thotë se janë rritur numri i të vdekurve dhe mbi të gjitha më janë rritur numri i të infektuarve dhe nuk kam kapacitete sepse ju dilni tek kodrat e liqenit pa maska.

Duhet të themi një gjë, njerëzit dalin te kodrat e liqenit sepse nuk kanë vend tjetër ku të dalin. E tillë është Tirana, një fletore gjigande që nuk ka më lulishte dhe nuk ka më vende periferike ku të dalin. E dyta, ata që bëjnë sport tek kodrat e liqenit janë të detyruar të dalin pa maska se nuk behet sporti me maskë.

E treta, mund të silleni si të gjithë vendet europiane që njerëzit të këshillohen nëse ka dyndje njerëzish, është vetëm një zonë, zona e digës së liqenit artificial të vendosen maskat. Nuk ka nevojë që të merrni njerëzit që janë fatkeq, të varfër dhe të rrezikuar nga pandemia si shembull për të treguar gishtin për të shpëtuar pushtetin e paaftë dhe kriminal që ka sot Shqipëria.

E fundit, kryetari i Bashkisë së Prishtinës, Shpend Ahmeti dje ka postuar pamjet e Tiranës, dhe përqeshte qytetarët e Tiranës dhe njoftonte prishtinalitë që çfarë rreziku i pret në Tiranë. Ky njeri nësë do të bëj detyrën e tij si kryetar bashkie i Prishtinës, duhet të bëj presion mbi qeverinë që Prishtina, Prizreni dhe Dardania të ngrohen jo me qymyr guri dhe në Prishtinë të dal dielli para orës 9 të mëngjesit sepse e ka smog të gjithë qytetin.

Ky njeri më mirë te bëj presion mbi autoritetet që të gjejnë burime alternative për t’u ngrohur në mënyrë që dimri në Kosovë mos të jetë kaq i keq dhe mbi të gjitha kaq i pashëndetshëm. Mbi të gjitha Pishtina është qyteti më i ndotur i shqiptarëve të Kosovës dhe nuk e kanë fajin qytetarët e Tiranës se nuk dinë ku të fusin kokën. Prandaj Ogerta Manastirliu, Edi Rama dhe Shpend Ahmetaj, bëni detyrën dhe mos tregoni me gisht qytetarët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here