Bandat bëjnë ligjin, Policia tregon forcën me qytetarët. Mbi 5 mijë gjoba në 7 ditë

0
126

Prej disa javësh vendi po përjeton krime të frikshme, çdo ditë vërshojnë plumbat edhe nën sytë e forcave speciale të Policisë së Shtetit. Atentate me eksploziv në limitet e një akti terrorist, ekzekutime mafioze e deri tek vrasje me thikë apo dhe ato për motive banale, kanë bërë që policia ti përgjigjet situatës me gjoba. Kudo policë dhe forca speciale, të armatosur deri në dhëmbë që po terrorizojnë qytetarët.

Në 7 ditë, uniformat blu kanë vënë mbi 5 mijë gjoba ndaj qytetarëve që janë kapur pa maska, pasi vendimi i qeverisë është që maskat ndaj pandemisë së Covid-19, duhet që të vendosen kudo, në çdo ambient të hapur.

Policia po mbush arkën dhe forcën e saj po e tregon me qytetarët, të cilët edhe mund të mos kenë mundësitë që të blejnë maska çdo ditë, e ndërkohë që në vend kanë ndodhur krime të frikshme, asnjë vrasës nuk është prangosur, asnjë grup nuk është shkatërruar, madje vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ironjoroi pak ditë më parë figurën e policit.

Përveç të tjerash, shumë qytetarë për t’i shpëtuar masës administrative nuk i kanë treguar dokumentin e identifikimit punonjësve të Policisë dhe për këtë arsye janë shoqëruar për identifikim në komisariat. Në ditët e para të hyrjes në fuqi të aktit normative dallohet një përgjigje konkrete nga ana e popullatës, mesa duket më tepër si masë mbrojtëse për shëndetin, por edhe për të mos paguar 3 mijë lekë nga xhepi.

Për Shqipërinë, lufta ndaj krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, është një nga kushtet kryesore prej 15 të tilla të vendosua nga Bashkimi Europian në lidhje me negociatat për Integrimin. Opozita thotë se kryeministri Edi Rama është shkaku kryesor i fuqisë që krimi i organizuar ka sot, prandaj sipas saj Shqipëria ka nevojë urgjente të ndahet nga kryeministri që për ta është peng i krimit./Koha Jonë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here